Franca

Në Paris u hap ekspozita “Haxhi, Haxhillëku në Mekë”

Kryetari i Francës, Francois Hollande, të martën përuroi ekspozitën e titulluar Haxhi, Haxhillëku në Mekë.


      Ekspozita është montuar në Institutin e Botës Arabe në Paris dhe do të vazhdojë deri më 10 gusht 2014, njoftoi Saphirnews.


     Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Arabisë Saudite, Muzeun Britanik dhe institucionet islame të Francës.


     Gjatë ceremonisë së hapjes, kryetari Hollande tha se Franca ka hapur gjithmonë dyert e saj për kultura të ndryshme, duke shtuar se vendi i tij pret emigrantët muslimanë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët praktikojnë lirisht fenë e tyre.


    Ai, megjithatë, nuk arriti të përmend diskriminimet kundër pakicës myslimane në Francë, duke përfshirë ndalimin e Hixhabit.


     Francois Hollande më tej vuri në dukje se Franca ka numrin më të lartë të haxhinjëve gjatë Haxhit në mesin e shteteve të Evropës çdo vit, duke shtuar se Parisi përpiqet për të siguruar nevojat e haxhinjëve francezë derisa të plotësohen.


    Ai vazhdoi për të theksuar rëndësinë e ekspozitës nga pikëpamja  kulturore, fetare dhe shoqërore.


    Më shumë se 320 eksponante, që lidhen me Haxhin, duke përfshirë piktura, fotografi dhe dorëshkrime janë paraqitur në ekspozitën e Haxhit në Paris.


     Franca është atdheu i pakicës më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore. Rreth gjashtë milionë muslimanë vlerësohet se jetojnë në këtë shtet.