Liban

Shejh Nexhati arriti në Bejrut

Autoritetet e regjimit të Bahrejnit e detyruan të largohet nga Manama Shejh Hussein al-Nexhati, i cili arriti të mërkurën në Bejrut, sipas reporterit të Al-Manarit.   

 
    Shejh Nexhati, përfaqësues për çështje fetare në Bahrejn i Ajetullah  Sejjid Ali Sistanit, u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Beirutit nga një numër i figurave fetare si dhe politike të Libanit dhe Bahrejnit.


    Dëshmitarë okularë në Bahrejn kanë thënë se ata e kanë pa Shejh  Nexhatin në aeroportin e Manamas, pasi atij i ishte dhënë afat 48 orë për t'u larguar nga Bahrejni.


     Amnesty International bëri thirrje për të ndalur shqetësimet frikësuese ndaj Shejh Nexhatit, duke theksuar se atij i është hequr shtetësia dhe paralajmëruan se nëse nuk largohet nga Bahrejni, familja e tij do të ketë pasoja.