Kulturë

Muzeu Entezami paraqet 150 vjet të teatrit iranian

Designeri Behruz Gharibpur
Designeri Behruz Gharibpur

Njëqind e pesëdhjetë vjet të teatrit iranian do të vihet në ekspozim në Muzeun Entezami, e cila është planifikuar të hapet në Teheran më 17 maj 2014, tha të enjten projektuesi Behruz Gharibpur.


    Për shkak të marrëveshjes së koleksioneve në Objektet e Muzeumit një vizitori një turne në muze do t’ia marrë një orë e gjysmë, tha ai për Agjencinë e Shërbimit Persian të MNA.


    Muzeu ishte në fillim shtëpia e aktorit 89 –vjeçar, aktor i filmit dhe teatrit, Izzetullah Entezami. Ai ia dhuroi shtëpinë Komunës së Teheranit në muajin janar, 2012, për të kthyer atë në një muze të teatrit.


     Muzeu përmban një koleksion të madh të dokumenteve teatrale, postera dhe fotografi.


     Përveç kësaj, aty ka një numër të madh bustash të figurave që ishin me ndikim në formësimin e teatrit iranian duke përfshirë aktoren Xhemileh Shejhi  dhe aktorët Muhammed - Ali Keshavarz, Xhafer Vali, Davud Rashidi dhe Xhamshid Mashajehi janë paraqitur në muze.


    Për shkak të dizajnit të veçantë të oborrit të muzeut, mund të presë ekspozita të hapura dhe ngjarje të shënuara, tha Gharibpur. 

 

    “Kulmi i muzeut është dizajnuar sipas Teqesë Dovlet (e ndërtuar në epokën e Kaxharëve) e cila është përdorur për ceremoni, lutje fetare sezonale në Teheran),  kurse tani pret takime për çështje teatrale.”
   Muzeu është projektuar në atë mënyrë që një vizitor të ndjehet si në shtëpi. Kam provuar për të krijuar lidhshmëri midis traditës dhe modernizmit në hartimin e muzeut. Kështu, fasada e ndërtesës ka elemente arkitektonike të periudhës Kaxhar (1783-1924) dhe hapësira e brendshme është e dekoruar minimalisht, tha ai.


     Ndërtesa e muzeut është e vendosur në lagjen Keitarieh, në verilindje të Teheranit, e cila është e vjetër rreth 50 vjet.