Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah: Një intervistë ekskluzive për As-Safir. Pj.2
Izraeli” dhe ngjarjet në Siri
As-Safir: Cili është roli i Izraelit në lidhje me atë
që po ndodh në Siri dhe rajon?
Nasrallah: Që nga fillimi kam parë
një ndjenjë shqetësimi në “Izrael.” Është me të vërtetë e çuditshme që ka akoma
njerëz në botën arabe që ndjekin ditë e natë atë që po ndodh me “izraelitët,” atë që ata
thonë, çfarë planifikojnë, konferencat e tyre studimore, zgjedhjet dhe
argumentet.
Deri para fillimit të ngjarjeve në Siri, izraelitët ishin të
shqetësuar. Nuk do ta tepronim nëse do të thoshim se ata ishin të tmerruar. Ata
zhvilluan konferenca në lidhje me strategjitë e mjedisit. Dhe panë se po
ndodhin shumë ndryshime të rëndësishme strategjike në rajon.
Kjo nuk është në interes të “Izraelit”. Kështu, ne mendojmë se është një qind
për qind në interes të rezistencës. A nuk është ky rasti? Kjo ishte ajo që
menduan ata. Ata menduan gjithashtu se një aks po zhvillohej në Irak, Siri,
Palestinë dhe Egjipt. Ata panë se
rrëzimi i Husni Mubarakut do të çonte Egjiptin në një tjetër drejtim. Pastaj
ishte radha e Libisë, e cila u pasua nga Tunizia. Në dukje, ata menduan se i
gjithë rajoni po lëvizte në drejtim të këtij aksi.
Gjithashtu [ në dukje] ata kishin të drejtë të ndiheshin të shqetësuar, pasi
kishte një lidershipt nga parti, forca dhe lëvizje të ndryshme, të cilat në
dukje po i bënin rezistencë regjimit në shumë vende. Më pas, fjalimi i këtij
lidershipi ndryshoi nga armiqësi e qartë ndaj SHBA-ve në një lidhje strategjike dhe interes me amerikanët.
Në pamje të parë, “izraelitët”
dukeshin shumë të shqetësuar. Madje, pati edhe një mosmarrëvedhje në shtabin e
përgjithshëm, duke bërë thirrje për
krijimin e skuadrave ushtarake për të ruajtur kufijtë jugor (me Egjiptin). Ata
po merrnin parasysh rishikimin e strukturës ushtarake, derisa filluan ngjarjet
në Siri.
Kur filluan ngjarjet në Siri, “izraelitët” ndryshuan 180 gradë. Ata u ftohën
dhe u duken të qetësuar. Më herët, ata thanë se ky aks, nga formimi i të cilit
kishin frikë, kishte filluar shumë shpejt të copëtohej e të shpërbëhej. Ata e
përdorën një term të tillë pa kursim. Me të vërtetë, sipas bindjeve të mia dhe
nga fjalimet që kam ndjekur nga politikanët e lartë dhe ushtarakët,
“izraelitët” preferojnë të gjitha mundësitë në Siri, përpos vazhdimit të
regjimit të Bashar al-Asadit. Kjo është e sigurtë.
Këto nuk janë parashikime. Nga argumentet dhe deklaratat e tyre, madje edhe nga
argumentet e tyre të fshehta, ata preferojnë çdo zgjidhje tjetër. Ata
përfitojnë nga ndarja dhe prishja e Sirisë si dhe nga vazhdimësia e luftës në
Siri për 20 a
30 vjet. Madje, ata arritën deri aty sa të krahasojnë presidentin Bashar
al-Asad dhe regjimin e tij me grupet që ata i quajnë “Xhidadistët supremë,”
sipas terminologjisë së tyre. Ata thanë se do të preferonin grupet e
“Xhihadistëve supremë” në vend të regjimit të Bashar al-Asadit. Ka llogjikë në
këtë. Cila është kjo logjikë?
Nuk po përgjigjem në emër të tyre. Ata thanë se presidenti Asad dhe regjimi i
tij në Siri janë pjesë e këtij aksi: Iran, Irak, Siri, Liban dhe Palestinë –
duke nënkuptuar lëvizjet e rezistencës. Grupet e “Xhihadistëve supremë” duhet
të udhëheqin në Siri dhe lufta e brendëshme duhet të vazhdojë me ta. Kjo është
e para.
Së dyti: Ata nuk kanë aftësinë për të ndërtuar një shtet, pasi ne e kemi parë
eksperiencën e tyre në Afganistan dhe në vende të tjera. Kështu, ata nuk janë
të aftë të përbëjnë një rrezik për ekzistencës e “Izraelit” dhe kjo është vetëm
një rrezik strategjik. Ata e konsiderojnë Sirinë pjesë të këtij aksi.
Së treti: Grupet e “Xhihadistëve
supremë” kanë një përparësi, dhe ajo është luftimi i këtij aksi e jo luftimi i
“Izraelit”. Kjo do të thotë se grupet e “Xhihadistëve supremë” do të luftonin
kundër Hezbollahur, irakenëve, iranianëve, e madje edhe kundër grupeve të
rezistencës sunite, të cilët nuk pranojnë aleancë me ta. Kjo është e qartë për
“izraelitët” dhe kjo është arsyeja pse ata e mbështesin këtë.
Prandaj, armiku u ndie i qetë dhe tha se ky aks kishte filluar të plasaritej.
Siria filloi të dobësohej. Për ta, kjo ishte një ëndërr. Ne e dimë se janë bërë
studime nga “izraelitët” pas luftës së korrikut: formimi i Winogradit dhe
argumentet që u paraqitën për të gjetur një mënyrë për të dalë nga situata. Që
nga ajo kohë, e përpara se të fillonte “Pranvera Arabe”, revolucioni popullor
dhe zgjimi islam, “izraelitët” thanë se ata nuk mund të hyjnë në një luftë
tjetër më Hezbollahun për shumë arsye. Madje, ata as nuk mund të përfshihen në
një luftë më Iranin. E vetjma zgjidhje
për “izraelitët” ishte goditja e këtij aksi në Lindjen e Mesme- pra
Sirinë. Ata kanë folur në lidhje më këtë mjaft në të kaluarën. Mëgjithatë, nuk
e kishin të qartë se si do të ndodhte kjo. Me të vërtetë, ata po flisnin për
një luftë të “Izraelit” kundër Sirisë. Fillimi i ngjarjeve në Siri ishte një
nga zgjedhjet më të rëndësishme të “izraelitëve.” Prandaj, ata u ndien të
relaksuar.
As-Safir: Kjo ndodhi para tre vjetësh.... Po
tani?
Nasrallah: Tani, kur “izraelitët”
marrin prasysh hapsirën e tyre strategjike, skena është ndryshe nga ç’ishte
para dy apo tre vjetësh. Sot, “izraelitët” besojnë se nuk kanë asnjë problem me
kufirin egjiptian. Ndërsa në lidhje me Sirinë, ata po e shohin atë se si i
derdhet gjaku para syve të tyre. Aksi i rezistencës po has më një problem të
madh.
Palestinezët po përballën më një situatë të vështirë për shkak të përplasjeve
të brendëshme dhe shqetësimit të kombit. Është e vërtetë- kombi gjithmonë ka
qënë i shqetësuar; megjithatë, Palestina ka qënë gjithmonë e pranishme në
fjalimet e tyre. Pra, palestinezët tani kanë një problem. Gaza po vuan nga
shumë probleme, të cilat nuk ishin në të kaluarën. Le të themi se
brishtësia që ekziston mes Hamasit dhe këtij aksi (Iranit dhe Hezbollahut), dhe
bojkotit të Sirisë ka pasur ndikimin e vet gjithashtu.
Pavarësisht të gjithave, kur “izraelitët” e shohin rajonin – mjedisin
strategjik, siç e quajnë ata – vënë re se shkalla e rrezikut të madh dhe
kërcënimit, të cilin e kishin imagjinuar apo paramenduar para tre vjetësh, ka
rënë. Situata tani nuk është më e tillë. Në të gjithë rajonin, kriza e tyre e
vërtetë është me Iranin. Ata janë të shqetësuar nga çdo marrëveshje, qasje, ose
zgjidhje mes Iranit dhe Perëndimit.
Po, ata janë të shqetësuar. Amerikanët duhet që t’i sigurojnë gjithmonë ata dhe
t’u japin të gjitha detajet, në mënyrë që të mos zihen në befasi.
Së pari, në lidhje me rezistencën në Liban, “izraelitët” e shprehin frikën e
tyre nga perspektiva të ndryshme. Ata mendojnë se zhvillimet në Siri mund ta
nxisin presidentin Asad t’i dorëzojë Hezbollahut disa lloje të veçanta armësh,
me të cilat nuk i kishte furnizuar në të kaluarën. Kjo është ajo që armiku po
evokon. Ata kanë frikë nga një armë që mund të thyejë balancën. Kjo është një
vijë e kuqe që ata nuk do ta tolerojnë.
Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe tension. Këto janë pretekstet që po përdorin
tani dhe që kanë përdorur kur kanë organizuar sulmin e tyre në Janta, pasi, siç
pohuan ata, një kamion po transportonte armë cilësore. Kjo nuk është e vërtetë.
Së dyti: Është e vërtetë, “izraelitët” mund ta shohin praninë e Hezbollahut në
Siri si element lodhjeje. Megjithatë, “izraelitët” e shohin këtë çështje edhe
nga një tjetër këndvështrim, i cili është më i rrëzikshëm për ta. Ka të
bëjë më fitimin e eksperiencës nga Hezbollahu. Për shëmbull, kur ndodhi beteja
e Al-Kadirit, ajo u trajtuan në media dhe nga politikanë në botën arabe. Ata që
janë me ju, e përshëndesin punën tuaj; ata që janë kundër jush ju shikonin me
pikëllim. Kjo është e gjithë historia që e shqetëson botën arabe. Megjithatë,
“izraelitët” kanë një tjetër kënvështrim të kësaj skene.
As-Safir: A mund të futemi pak më në detaje në lidhje
me qasjen e “izraelitëve”?
Nasrallah: Qasja e “izraelitëve”
ndaj asaj që ndodhi në Al-Kadir nga A-ja te Zh-ja. Ata i trajtuan të gjitha
detajet, madje edhe minutat, rolet, mundësitë, procedurat... Ata menduan në
lidhje me këtë dhe kryen studime në lidhje me betejën. Nuk ka dyshim se
përfshirja e Hezbollahut në zona, ku kemi qënë të detyruar të futemi si
Al-Kadiri apo Kalamuni, apo Damasku – përpos pjesëmarrjes së Hezbollahut krah
trupave siriane [të regjimit], ka sjellë përvoja të reja.
Këtu po flas krejtësish nga perspektiva ushtarake. Ne jemi angazhuar në beteja
që janë krejtësisht ndryshe nga ekperienca e rezistencës në Liban. Kështu, pas
Al-Kadirit dhe Kalamunit, sytë e “izraelitëve” janë kthyer nga Al-Xhalil
(Galilea).
Tani “izraelitët” po vëzhgojnë
ekpresiencës që po fiton Hezbollahu në Siri. Kjo eksperiencë e aftëson
Hezbollahun që në të ardhmen të futet në ndonjë luftë të re në Liban. Kjo po
diskutohet seriozisht. Kjo padyshim që ka ndikimin e vet gjithashtu. Tani
shqetësimi i tyre i madh është Irani, Hezbollahut dhe padyshim, Gaza, e cila
është akoma një shqetësim i madh për “izraelitët” edhe pse kushtet e saj janë
më të vështira.
Me të vërtetë, “izraelitët” tani shqetësohen nëse kz aks do të korr sukses në
Liban. Ata po shprehen në mënyrë të qartë, pasi ata mendojnë se ky aks do të
fitojë. Ata po thonë edhe më shumë se kaq.
Ata thonë se nëse Siria do ta kapërcejë këtë luftë, kjo do të jetë një fitore
për të gjithë aksin. Si pasojë, ata janë të shqetësuar nëse presdenti Asad
duhet të fitojë apo jo. Kjo shpjegon lidhjen mes forcave të armatosura në
Provincën e Kuneitras dhe “izraelitëve.” Në kufi, ngjarja kishte arritur tek të
lënduarit dhe siptalet. Këto grupe kanë një diferencë të madhe. Madje, ata
gëzojnë edhe liri totale për të lëvizur.
Nuk ka asnjë pengesë nga “izraelitët” për këta njerëz të armatosur dhe
armatimin e tyre, e as për ekzistencën dhe trajnimin e tyre në pikat që kontrollojnë.
Me kalimin e kohës, bombardimet “izraelite” mund të synojnë të mbrojnë lëvizjet
e këtyre njerëzve të armatosur. Deri këtu kanë arritur gjërat në terren. Ne
duhet të themi disa nga shqetësimet tona në lidhje më këtë. Si rezistëncë në
Liban, ne po vërejmë lidhje shumë të forta midis forcave të armatosura në rajon
dhe “izraelitëve.”
As-Safir: A ka vija të
kuqe dhe kufizime për Hezbollahun në terrenin sirian?
Nasrallah: Ne ekzistojmë aty ku
duhet.
Revolucioni Arab dhe ndërhyrja e jashtme
As-Safir: A ishte
“Pranvera Arabe” në interes të Izraelit”?
Nasrallah: Besoj se në botën arabe
dhe islame, madje edhe ne Perëndim, nuk ka vetëm një mënyrë leximi të asaj që
ndodhi. Përkundrazi, ka disa mënnyra leximi. Edhe kur i merrni parasysh të
dhënat, ju gjeni kontradikta herë pas here. Megjithatë, ne si Hezbollah, e kemi
diskutuar këtë herë pas here. Me të dhënat tona dhe marrëdhëniet tona, ne jemi
të prirur nga kjo ide: Ajo çfarë ndodhi kishte rrënjë të thella në popull, e
cila i habiti të gjithë. Ka pasur regjime të korruptuara, të dobta dhe të
pasigurta në nivelet morale dhe psikologjike.
Ka pasur raste kur këto regjime kanë rënë në përputhje me rregullat e historisë
dhe të shoqërive njerëzore. Në raste të
tjera, entitete dhe struktura të tilla janë rrjepur. Ajo që ndodhi ishte për
shkak se ka pasur një lloj akumulimi në nivel shoqëror, disa prej të cilave
janë të lidhura me marrëdhëniet e brendshme, si korrupsioni, tirania,
diktatura, burgosjet, liritë, uria, varfëria dhe privimi. Pjesa tjetër ka të
bëjë më luftën e “Izraelit.” Për shembull, disa miq erdhën nga Tunizia dhe më
thanë se çfarë impakti pati në rininë tuniziane dhe në intifadën tuniziane
lufta e korrikut të vitit 2006.
A nuk janë të zemëruar popujt arab për shkak të
qëndrimit të regjimeve arabe ndaj çështjes së Palestinës? Po, ka një zemërim në
rritje.
Popujt arabë ndiejnë poshtërim, humbje dhe pafuqi; këto ishin shprehjet që u
përdorën në luftën e korrikut. Historia përfshin edhe Libanin – këtë vend të
vogël – ose rezistencën në Liban. U bë historia e zotësisë dhe e veprimit për
të bërë disa arritje. Kjo gjithashtu, pati një impak në atë që ndodhi. Më vonë,
ata u mundua ta fshehin këtë.
Në fakt, kjo është ajo që kuptuam ne kur filluan ngjarjet në Tunizi, Libi dhe Egjipt. Gjërat filluan në nivel popullor dhe kjo i habiti regjimet, e po ashtu edhe amerikanët, francezët, Perëndimin, komunitetin ndërkombëtar dhe shtetet rajonale po ashtu. Të gjithë u zunë në befasi ku ndodhi.
Ata nuk e panë se kjo lëvizje po zhvillohej dhe po rritej deri në atë pikë sa
të hidhte regjime gjithandej. E pra, më pas regjimet i ndien të hutuara. Ata
nuk dinin si të vepronin për shkak të dobësisë së tyre dhe mungesës së
mbështetjës popullore. Le të marrim Husni Mubarakun si shembull. Ai nuk mund të
gjente 10 mijë njerëz që ta mbështesnin. Kështu ai ndërmori ‘betejën e devesë”
[ një betëjë që u bë në Basra të Irakut më 7
nëntor 656]. Ne pamë se Arabia Saudite ishte e para që doli kundër kësaj lëvizjeje që në ditët e para.
E çuditshme! Ishte kundër lëvizje në Tunizi, Egjipt dhe Bahrein; megjithatë,
ishte me lëvizjen në Siri! Për shëmbull, nuk tha asnjç fjalë në Libi për shkak
të armiqësisë së tij ndaj Muamar Gahafit.
Regjimet rajonale u tronditën; ato nuk dinin çfarë të bënin. Amerikanët ishin
në mëdyshje në fillim. Ata kishin disa kënvështrime; mund të supozojmë se
Departamenti i Shtetit kishte një kënvështrim; CIA një tjetër kënvështrim.
Amerikanët ishin në mëdyshje se si të silleshin në lidhje me zhvillimet e reja.
Këtu mund t’i japim fund teorisë së dytë me të cilën nuk biem dakord, edhe pse
kishte shumë përkrahës. Kjo teori thotë se e gjitha kjo ishte një komplot
amerikano-izraelit. Kjo nuk është e vërtetë. Provat tregojnë se nëse shkoni
përsëri në rrënjet e intifadës popullore [kryengritjes] në më shumë se një vend
arab, ju do të gjeni disa të rinj arabë që iu bashkuan më vonë partive, grupeve
dhe lëvizjeve.
Duke qënë një shtet kolonial dhe një supërfuqi, SHBA-të kishin zgjedhjet e tyre
tek e fundit; pa marrë parasysh sa të hutuar ishin, ata mund t’i kapërcejnë
shqetësimet e tyre. Është një shtet pragmatist. Nuk ka një ideologji apo parime
kryesore. Çfarë interesi kanë ata në Egipt, Tunizi, Libi, Irak, Iran dhe Siri?
Ata do të veprojnë në varësi të interesave të tyre. Kur amerikanët deshën të
vepronin në përputhje me interesat e tyre, doli teoria e mëposhtme: e cila pretendon se grupe, lëvizje apo parti
të ndryshme janë të afta të qeverisin dhe të drejtojnë këto vende pas rënies së
regjimeve të mëparshme, pavarësisht nëse ata i pranojnë këto lëvizje islamike
apo jo. Me të vërtetë, kam rezervat e mia në lidhje me termin “Islami Politik.”
As-Safir: Pse keni
rezerva?
Nasrallah: Unë them “lëvizje
islame,” pasi nuk ekziston diçka e quajtur “Islami politik” dhe “Islami jo
politik.” Ky kategorizim nuk është i saktë dhe i pranueshëm. Ne mund të flasim
rreth lëvizjeve islame, partive islame, dhe grupeve islame, por, ne nuk mund të
flasim rreth një “Islami politik.” Megjithatë, ka pasur një supozim, i cili nuk
është shumë larg logjikës – ka një kënvështrim të vërtetë rreth botës arabe.
Rrymat islame dhe partitë islame janë shumë të përhapura dhe janë partitë më të
organizuara; në pamje të parë, këto parti ishin më të aftat për të formuar një
alternativë. Amerikanët nuk kanë asnjë problem me këtë.
Unë besoj se amerikanët nuk kanë ndonjë problem në asnjë vend në botën islame
kur një lëvizje islame udhëheq. “Izraeli” gjithashtu, nuk ka asnjë problem me
këtë. Ata nuk kanë asnjë problem nëse ti je një islamist që mban një mjekër,
apo ke një grua të mbuluar, nëse falesh pesë herë në ditë, apo nëse ti bën
haxhin dhe Umren [pelegrinazhin në Meke], apo bën çfarë don. Ha çfarë të duash
dhe vishu në mënyrën që do. Vetëm më trego qëndrimin tënd në lidhje me
‘Izraelin”? Cili është qëndrimi yt në lidhje me naftën? Si sillesh ti me
pasurinë dhe cili është mendimi yt në lidhje me projektin e Amerikës për
rajonin? Pastaj, ju do të jeni i mirëseardhur! Nëse jeni kundër projektit të
Amerikës, atëherë duhet të shpallet luftë kundër teje.
Thellë, ata nuk kanë asnjë problem. Fillimisht, ky është mentaliteti anglez.
Anglezët janë shpikësit e kësaj teorie. Kështu, ata hapën dyert për disa
lëvizje islame në shumë vende. Kushtet ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Pa
dyshim, çdo vend ka vështirësi të mëdha. Trashëgimia është e madhe dhe
pritshmëritë e popullit dhe të rebelëve janë të mëdha gjithashtu. Në fund të
fundit, asnjë nga këto vende nuk do të jetë në gjëndje të gjejë një alternativë
që t’i kënaq prirjet e rebelëve dhe revolucionistëve.
Deri më tani, çdo gjë është e qartë. Megjithatë, për të vazhduar ju keni nëvojë
për informacione. Për shembull, mungesa e efikasitetit, që për pasojë çon në
këtë kolaps dhe këto ndarje, si rrjedhojë shtete arabe tani gjënden përballë
një ndjarjeje të mëtejshme, e cila së shpejti do të jetë fakt i kryer. A mund
të kapërcehet kjo? Është mungesa e efikasitetit që çon në këtë. Apo janë fuqitë
botërore me aleatët rajonal që po i çojnë këto vende drejt ndarjes? Ishte një
mungesë efiçence e investuar dhe nuk
ishte ofruar asnjë ndihmë serioze. A
kishte provokime dhe stuhi? Dhe a janë
shfrytëzuar të gjitha mundësitë në mënyrë që asnjë nga këto vende të mos
bashkohet dhe të shkojnë drejt ndarjes? Ka mundësi. Por, nuk ka asnjë
informacion për këtë.
As-Safir: Po
“Izraelitët”?
Nasrallah: Sa për “izraelitët”
interesat janë të qarta. Interesat e tyre janë në shpërbërjen dhe ndarjen e
mëtejshme dhe më shumë luftime. Nuk ka rëndësi se në çfarë rrethanash bëhet
kjo: sektare, fraksioniste, intelektuale, familiare, fisnore, racore... Ajo që
ka rëndësi është që ne të luftojnë dhe të vrasim njëri-tjetrin në të gjithë botën
arabe dhe islame. Ky është një interes i sigurtë i Izraelit.
Megjithatë, është “Izraeli” me mekanizmat e tij dhe Mosadi që po e bën të gjithë këtë në botën arabe dhe
islame? Unë nuk besoj se “Izraeli” e ka gjithë këtë fuqi. Nganjëherë, aftësia
“Izraelit” në lidhje me sigurinë është disi e tepruar kur thonë se është në
gjëndje të copëtoje dhe të shpërbëjë botën arabe dhe islame! Megjithatë, për sa
i përket interesit të Izraelit dhe shqetësimit të tij, është e sigurtë se ai ka
interes në këtë.
E thashë edhe pak më parë se kjo ka nëvojë për informacione dhe të dhëna. Sa
për amerikanët, edhe ata kanë interes në këtë. Ata
kanë interes që ta copëtojnë dhe t’i vënë flakën rajonit për një vit, dy, tre,
katër, ose pesë. Në fund të fundit, ata do të vendosin në ndarjen e pjesëve –
çka do të thotë më shumë shtete të vogla të dobëta dhe të ndara. Kjo i shërben
hegjemonisë amerikane në rajon, përveç konfiskimi të të gjitha aftësive të
vendeve, duke ruajtur bazat ushtarake amerikane në rajon – domethënë “Izraelin.”
Ky është interesi i Amerikës.
Ne e mbështesim idenë që thotë se lëvizje filluan nda populli; megjithatë
revolucionet kishin mungesë të theksuar efikasiteti. Nëse duan të bëjnë auto-kritikë duhet ta
pranojnë këtë. Ata nuk kanë udhëheqje, një axhendë dhe një mendje stategjike.
Pra, ata kanë shumë probleme. Ata kanë shumë pika të dobta, si në nivelin
strukturor si në nivele të tjera. Pastaj, vjen ai që supozohej se do t’i
ndihmonte, por doli se interesi i tij ishte shpërbërja dhe ndarja.
Kështu, ne kemi shkuar drejtë
shpërbërjes dhe ndarjes. Unë e di se ka shtete arabe në rajon që po marrin
pjesë në diskutimin për ndarjen e shteteve të mëdha arabe. Kam dëgjuar për këtë
debat. Edhe para tre vjetësh, dhe përpara “Pranverës Arabe” ka pasur një debat
serioz, kryesisht në mesin e amerikanëve. Francëzet dhe britanikë ishin afër
këtij diskutimi. Megjithatë, tani vendimi është i amerikanëve. Këto janë informatat e mia. Informatat e mia
kanë një burim në Gjirin Persik. Debati ka lidhje me të ardhmen e Arabisë
Saudite. Jam informuar për një debat rreth nevojës për të ndarë Arabinë Sauditë
në disa shtete.
Sayyed Nasrallah për “izraelitët:
Operacioni në Shebaa u krye nga Hezbollahu
As-Safir: Si e shikoni sulmin “izraelit” në një nga objektivat e partisë afër kufirit libanez me Sirinë?
Nasrallah: Ne e shohim sulmin e fundit të “Izraelit” si
një përpjekje për të përfituar nga
situata e tanishme për të ndryshuar rregullat e lojës – ose më saktë, për të
ndryshuar rregullat e angazhimit. Në
vitet e fundit, “izraelitët” janë përpjekur të arrijnë një fazë në jug, ku do
të ishin në gjëndje të hynin disa metra në brendësi të territorit Libanez. Kjo
është bërë e ditur nga UNIFIL dhe ushtria Libaneze. Nuk pritet që rezistenca të
jetë e pranishme përgjatë gjithë kufirit për të parandaluar hyrjen e ushtarëve
“izraelitë” disa metra brënda territorit libanez.
Megjithatë, më vonë u bë me dije se forcat “izraelitë” po përpiqeshin të hynin thellë në territorin libanez. Ata kanë hyrë disa herë për të arritur qëllime të ndryshme, përfshirë zbulimin në terren, pasi zbulimi ajror nuk i zgjidh dot problemet pasi ka kënde të cilat zbulimi ajror nuk i mbulon dot. Këto janë detaje që nuk mund të zbulohen nga ajri. Për këtë arsye, zbulimi në terren është i domosdoshëm. Ata mund të hyjnë gjithashtu për të vendosur pajisje spiunimi, si ato që u zbuluan në rrjetin e komunikimit në jug. Pra, ata hyjnë për qëllime të ndryshme.
Në atë kohë ne morëm një vendim dhe si pasojë vendosëm dy bomba të mëdha në Labuneh – një rajon në thellësi të territorit libanez. Pra, nuk janë 10 apo 20 metra nga kufiri. Ku ndodhi shpërthimi në atë kohë, një nga objektivat e operacionit ishte që t’i përcillnim një mesazh armikut për të treguar se nuk do të tolerojmë një ndryshim në rregullat e angazhimit. Dhe se në çdo vend që të hyni ne do të vijmë tek ju dhe do të përballemi me ju. Ne e kemi vendosmërinë dhe kurajon për t’u përballuar.
Ndonjëherë, “izraelitët” mund të kenë pasur ndonjë mëdyshje në lidhje me efektin se rezistenca tani është e dobet, e hutuar, e frikësuar dhe e shqetësuar, ashtu siç po mundohet të bëjë pala tjëtër në Liban me anë të mediave.
Rëndësia e bombës së Labuneh-it në atë kohë qëndronte tek dhënia e mesazhit se sytë e lëvizjes janë akoma ta hapur dhe se ajo është akoma në gjëndje të ballafaqohet, pavarësisht luftimeve në Siri. U mendua se disa ushtarë “izraelitë” mbetën të vrarë në shpërthim dhe kjo është më se e natyshme. Megjithatë, asnjë nuk u vra; ata vetëm u plagosën. Nuk nuk jemi përgjegjës nëse kishte ushtarë të vrarë apo të plagosur. Ne po kryenim një operacion ushtarak normal.
Pas operacionit të Labineh-it ishte e qartë se “izraelitët” filluan t’i riorganizojnë punët e tyre duke menduar se gjërat nuk janë të lehta. E e kam trajtuar këtë cështje haputazi në ceremoninë e AITA Shaab-it. Gjithashtu thashë se turizmi në kufi ka marrë fund tani. Isha paraprirës në atë që thashë: kurdo që ta marrim vesh se “izraelitët” po përparojnë dhe po shkelin kufijtë, ne do të ballafaqohemi me ta. E askush nuk duhet të thotë se “izraelitët” po përparojnë gjithandej dhe ne nuk po hakmerremi. Kështu thashë: kurdo që ta marrim vesh.
Kjo çështje po zgjidhet. Deri tani, në dukje nuk ka ndonjë shkelje, pavarësisht asaj që po ndodh në kufij mes vijës teknike dhe vijes blu. Khalet Wardeh, shkelja ishte 14 metra.
As-Safir: “Izraeltët”
vazhdimisht po mundohen të justifikojnë sulmet në Siri, sidomos kohët e fundit
në Janta, duke përdorur pretekstin e luftës ndaj Hezbollahut?
Nasrallah: Po, “izraelitët” po mundohen të krijojnë bazat për diçka –ata po thonë se nëse marrin vesh për hyrjen e këtyre armëve në Liban, ata do të sulmojnë, edhe në qoftë se janë brenda territorit libanez.
Prej vitesh, armiku e ka përsëritur këtë. Megjithatë, tonet janë rritur muajt e fundit. Me të vërtetë, ne nuk jemi të preokupuar duke thënë se po marrim armë apo jo, sepse ne nuk jemi të angazhuar në një luftë mediatike me armikun, në kuptimin që ne kemi marrë armë, por nuk nuk na keni sulmuar. Ne nuk merremi me këto.
Kur “izraelitët” organizuan një sulm kundër Jantas, ata nuk e morën përsipër sulmin në mënyrë serioze. Deri më tani, ata nuk e kanë marrë përsipër. Mediat “izraelite” e kanë prekur këtë çështje. Analistët “izraelitë” e përmendën atë. Megjithatë, deri tani, nuk ka akoma një deklaratë zyrtare për pranimin e përgjegjësisë. Megjithatë, oficerë të afërt, të cilët i shërbejnë qëllimeve të “izraelitëve” e pranuan se qëllimi ishte një kamion që po transportonte armë për te Hezbollahu. Po ja, kjo nuk është e vërtetë.
Ne mbështesim analistët që thonë se sulmi ishte më shumë se një sulm serioz dhe synonte një objektiv të caktuar. Në fakt, kjo është një përpjekje për të eksploruar gjërat dhe një përpjekje për të ndryshuar ekuacionin dhe rregullat e angazhimit.
Kjo do të thotë se “izraelitët” do të kënë një pozicion ushtarak ndaj Hezbollahut. Dhe se Hezbollahut [sipas tyre] do të rrijë në heshtje e nuk do të bëjë asgjë, pasi ata janë të preokupuar në frontin sirian. Si pasojë, kjo do të krijojë bazat për sulme të ardhshme. Prandaj, nëse Hezbollahu rri në heshtje në lidhje me këtë, nesër armiku do të godasë çdo kamion apo shënjestër, apo shtëpi, ose çdo vend me pretekstin e armëve të rrezikshme, siç janë angazhuar ata.
Edhe vendi që armiku zgjedh është i llogartur:
Së pari, armiku zgjedh një ovjektiv ushtarak në kodër ku nuk ka civil përreth.
Së dyti, rajoni është i dyshimtë: është tokë libanezë apo siriane? Në atë rajon, ka tokë libaneze që në pronësi të sirianëve; ka edhe territor sirian në pronësi të libanezëve.
Kur e bëmë deklaratën, e bëmë që të pohojmë se ne refuzojmë çdo ndryshim në rregullat e angazhimit.
Sot, unë do ta zbuloj këtë informacion ekskluzivisht për As-Safir. Rezistenca qëndron pas sulmit me bombë në fermat e Shebaasë, për të cilin deri tani Hezbollahu nuk e kishte marrë përgjegjësinë. Kjo nuk është hakmarrjen. Është pjesë e shpagimit të sulmi “izraelit.” Ne nuk duam të zotohemi se do të raportojme çdo gjë që bëjmë. Kjo është një politikë e re.
Më përpara, në jug, kjo politikë ishte pjesë e punës sonë. Ne marrim përsipër çdo sulm që bëjmë.
Sot, ne nuk jemi të shqetësuar me marrjen e përgjegjësisë apo mohimin për çdo gjë. Ne mund të shqetësohemi ose jo. Megjithatë, për sa kohë bomba në fermën Shebaa përbën një shqetësim, ne e marrim përsipër përgjegjësinë për të, dhe ne gjithashtu themi se kjo është pjesë e shpagimit. Me të vërtetë, “izraelitët” e kuptutan një qind për qind se Hezbollahu qëndron pas sulmit. Ajo që u shfaq në Twitter se pas sulmit fshihej Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit nuk u mor seriozisht nga akush. “Izraelitët” e kuptojnë shumë mirë se nuk ka asnjë mundësi në rregullat e angazhimit që kjo lëvizje ta ketë marrë vendimin, e ta ketë pasur vullnetin, vendosmërinë, seriozitetin dhe kurajon për të realizuar. Mesazhi ishte se nëse ju godisni një shënjestër ushtarake, lëvizja do të përgjigjet duke goditur nje shënjestër ushtarake.
Pas sulmi në Shebaaa mesazhi ishte i qartë, ne hakmerremi dhe nuk lejojmë asnjë ndryshim në rregullat e angazhimit në interes të armikut, sepse çështja këtu nuk është për rregullat e angazhimit; është masë parandalimi.
A duhet t’i kthehet “Izraeli” politikës së shkeljes dhe avionët dhe artileria e “Izraelit” të fillojë të godasë objektiva ushtarake dhe e më pas të zgjerohet në objektivat civile me dhe pa pretekst? Kjo do të thotë që e gjithë ajo që është arritur deri më tani – të paktën që nga Marrëveshja e Prilli në vitin 1996 deri në vitin 2006 e deri më sot – do të humbiste.
As-Safir: A u përcoll
mesazhi sipas kënvështrimit tuaj?
Nasrallah: Me të vërtetë, kur të gjithë “izraelitët”- qoftë ushtarakët, njerëzit e sigurisë, figurat e mediave, apo Knesseti, e vlerësuan situatën, ata të gjithë përdorën termin: “Operacioni në Shebaa ishte një mesazh i qartë se Hezbollahu nuk ka frikë të angazhohet në një luftë me Izraelin.”
As-Safir: A jeni ju në gjëndje që të angazhoheni në një
luftë me “Izraelin” ndërkohë që jeni të pranishëm në Siri?
Nasrallah: Përveç asaj që po ndodh në Siri dhe shqetësimit në Siri, aftësitë e lëvizjet janë shumë më të fuqishme tani, se sa në vitin 2006. Nuk po e teproj në atë që po them. Ky është një fakt, pasi aftësitë njerëzore, numri, kompetencat në luftime dhe trajnime janë rritur. Kjo ka ndodhur që përpara se të fillonin ngjarjet në Siri. Pas vitit 2006 ishte vendosur një program gjithëpërfshirës për këtë përspektivë me qëllim të përmirësimit të kompetencave në kuadrin njerëzor, nivelin intelektuar dhe atë të informacionit, nivelin e të kuptuarit, komplotet, udhëheqjen dhe administrimin. Me të vërtetë, aftësia njerëzore është më e madhe se në vitin 2006. “Izraelitët” e dinë këtë. Pavarësisht luftimeve në Siri, nëse “Izraelit” imponon një luftë në Liban, rezistenca do të luftojë më mirë se në vitin 2006. Kjo është e sigurtë.
As-Safir: A mendoni se izraelitët do të shpallin ndonjë luftë kundër Libanit në këtë fazë ?
Nasrallah: Izraelitet kanë llogaritjet e tyre. Jo shumë kohë më parë, Ehud Barak i dha një mësim të mirë ( kur zyrtarë të tillë lënë zyrat e tyre, ata të shkojnë për të dhënë mësim). Ai paralajmëroi, dhe paralajmërimi i tij është i vlefshëm nga pikëpamja shkencore dhe teknike. Me kalimin e kohës,teknologjia e raketave të sakta do të jetë një teknologji e thjeshtë e pakomplikuar për aq kohë sa cilësia dhe sasia do jetë diçka parësore. Kështu, Hizbullahu, Hamasi dhe Xhihadi Islamik mund të zotërojnë këtë teknologji si pasojë, këto lëvizje rezistonin - sidomos Hizbullah - mund të godasë çdo objektiv në cilëndo zonë në Palestinën e okupuar - në të vërtetë u përdor fjala Izrael .
Shefi i armikut thotë : Kur lufta e tretë botërore e ardhshme do të fillojë, raketa e parë që Hizbullahu do hedhë do të hyjë në dritaren time. Me këtë, ai do të thotë se rezistenca në Liban zotëron raketa shumë të sakta të cilat arrijnë në Tel Aviv dhe do të hyjnë në dritaren e shefit të armikut.
Kështu, kur Izraeli emerr parasysh idenë e luftës, mund të shtrojmë pyetjen e mëposhtme: A është në gjendje që përfundimisht t’i japë fund luftës dhe rezistencë në Liban? Përveç të gjitha këtyre që po ndodhin në rajon, ekzistojnë njësi ushtarake të cilat imponojnë veten me forcë. Këtu, unë kam një përgjigje për këtë pyetje: Nuk është e lehtë për Izraelin për të marrë vendimin e një lufte të re në rajon për shkak të kapaciteteve dhe natyrës së betejës që mund të ndodh, dhe atë që Izraeli mund të triunfojë ose mund të arrijë një humbje të thellë që mund t’a shkatërrojë atë totalisht. Nuk është kusht që me patjetër të ketë ndonjë luftë në të ardhmen. Për këtë kanë rënë dakord të gjithë udhëheqësit izraelitë të politikes, pushtetit ushtarak, dhe të sigurisë: Izraeli nuk do të angazhohet në ndonjë luftë me rezistencën në Liban, përveç nëse do të jetë absolutisht i sigurt se do të korrë një fitore të sigurt.
Në luftën e kaluar, beteja arriti të merrte Palestinën veriore, Palestinën qëndrore dhe Affoulah. Tani , ne po flasim për Tel Avivin. Ato e dinë këtë. Ato nuk mund të tolerojë një betejë të gjatë në të cilën njësia ekonomike në thellësi do të jetë në shënjestër nga raketat në mënyrë të saktë, preçize.
As-Safir: A mundet Izraeli të garantojë një fitore të shpejtë vendimtare në mënyrë që tja nisin një luftë me Libanin ?
Nasrallah: Deri tani, askush në Izrael nuk e ka thënë. Ata janë mësuar të mos kenë shpresa të mëdha dhe të ngrejnë çati nga frika se ata nuk mund të jenë në gjendje që t’i zotorojnë ato përfundimisht.
Nëse marrim në konsiderate situatën politike, shohim se asgjë nuk ka ndryshuar në situatën e tanishme dhe atë në të kaluarën.
Mund të thuhet se situata arabe është e keqe. Përgjigja është: Kur ishte situata arab një pengesë apo një lehtësim? Kur armiku izraelit e ka marrë ndonjëherë [ situatën arabe ] në konsideratë kur vendosi të organizojë një agresion në Liban, Gaza ,Siria, apo në ndonjë vend arab? Në të kundërtën, unë mendoj se politika aktuale është më e mirë se në vitin 2006. Të paktën, në vitin 2006, shumica e vendeve arabe kanë qenë me këtë luftë. G8 u takua dhe lëshoi një deklaratë që na dënoi që në ditët e para të luftës. Rusët po përpjiqeshin për të rrimarrë frymën e tyre.
Në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, unë mund të them se gjendja jonë është më e mirë. Relativisht situata rajonale dhe ndërkombëtare e rezistencës në Liban është më e mirë se në prag të vitit 2006.
Për më tepër, interesi Izraelit tani është se preokupimi i parë i të gjithë rajonit mbetet në përplasjet e brendshme. Sot, Izraeli ka nevojë për popujt arab dhe musliman për të harruar të gjitha në lidhje me të .
Nisja e ndonjë lufte të re izraelite do t’a vinte armikun izraelite në krye të prioriteteve në mendjen Arabe , ndërgjegjes arabe , dhe rrugës arabe , dhe izraelitëve nuk u leverdis kjo gjë.
As-Safir: Si mund ta quajmë operacionin që u zhvillua në periferi të Dahiyeh dhe i cili kishte në shënjestër Haxhi Hassan Lakkis? A jeni absolutisht të sigurt se Izraeli fshihej pas kësaj?
Nasrallah: Varet se si ne e kuptojmë se, dhe llogjika jonë e shëndoshë e pohon atë.
As-Safir: A është e frikshme që Izraeli po afrohet kaq afër!
Nasrallah: Problemi është se Izraeli ka qenë gjithmonë kaq afër!