Ekspozitë në Forumin e Artistëve Iranian me vepra nga Kur’ani
Një ekspozitë me punime kaligrafike nga Kur’ani të kaligrafit të ndjer Hamid Ghabranexhad do të hapet në Forumin e Artistëve Iranian (IAF) të premten.
Një koleksion prej 30 veprash nga
mjeshtri Hamid Ghabranexhad do të paraqiten
në ekspozitë, e cila është organizuar për të përkujtuar kaligrafin, i cili u
nda nga jeta në muajin mars, 2013, në moshën 55 vjeçare.
Shkruarja e Kur'anit në stilin
nastalik të kaligrafisë ishte një nga shqetësimet më të mëdha të babait tim,
tha Mani Ghabranexhed, i biri i mjeshtrit të mërkurën për shërbimin e agjencisë
persiane MNA.
Ai u përpoq për të përfunduar xhuzin
e fundit ( Kur’ani i Shenjtë është i ndarë në 30 seksione, ku secila prej tyre quhet
një Xhuz) dhe të përgatisë atë për publikim, por ai ndrroi jetë dhe vepra e tij
nuk u plotësua”, shtoi ai.
Kaligrafi, Hamid Ghabranexhad,
kishte diplomuar në dizajn të brendshëm, edhe pse ai praktikonte stilin
tradicional në kaligrafi, kombinime të reja dhe moderne janë vërejtur në veprat
e tij.
Shkruarja e teksteve të vjetra
persiane ishin, gjithashtu, në mesin e aktiviteteve të tjera të tij.
Forumi i Artistëve Iranian është i vendosur në rrugën Musavi, Talekani Avenue, Teheran.