Trupat libaneze arrestuan një terrorist tekfirist
Një terrorist takfirist është
arrestuar nga trupat e ushtrisë libaneze.
Sipas agjencisë të Shërbimit Botëror IRIB
(World Service), duke cituar Irna-n,
forcat e ushtrisë libaneze të sigurisë, të shtunën pasdite arrestuan terroristin
tekfirist, Ahmed El-Atrash, i cili ka luajtur rolin kryesor në shpërthimet e
makinave dhe shpërthimet terroriste në Liban.
Ky terrorist tekfirist u kap në një
pikë kontrolli në Liban lindor.
Vëllai i këtij terroristi tekfirist u vra gjatë një përplasjeje të armatosur me
trupat libaneze, dy javë më parë.
Forcat e ushtrisë libaneze kanë kryer
operacione në shkallë të gjerë dhe kanë rritur masat e sigurisë në ditët e
fundit, ku gjendja e sigurisë është relativisht e qetë dhe është rivendosur siguria
në rajonet veriore dhe lindore të Libanit.