Siria

Forcat siriane hynë në qytetin e al- Sarkha

Forcat siriane kanë hyrë në qytetin  al- Sarkha në rajonin strategjik Kalamoun, duke rimarrë kontrollin e plotë të qytetit nga militantët tekfiristë që përkrahën nga të huajt, që veprojnë në Siri.


     Agjencia zyrtare e lajmeve SANA  citoi një burim ushtarak sirian të ketë thënë se njësitë e ushtrisë restauruan  të hënën sigurinë dhe stabilitetin në el- Sarkha.


    Burimi tha, gjithashtu, se forcat e qeverisë morën edhe kontrollin e maleve përreth el-Sarkhas dhe vranë një numër të madh të militantëve.


    Arritja e fitores erdhi pasi forcat e ushtrisë kanë kryer një seri sulmesh kundër militantëve në të gjithë vendin që nga mesi i muajit mars.


      Të dielën, forcat qeveritare filluan një operacion për të çliruar zonat përreth të rajonit strategjik.


      Të dielën, presidenti Bashar al - Assad tha se lufta në Siri është zhvendosur me forcë në favor të forcave qeveritare duke arritur suksese të vazhdueshme kundër militantëve tekfiristë të mbështetur nga të huajt.


     Siria është kapluar nga dhuna vdekjeprurëse që nga viti 2011.
Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonalë - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë.