Operacioni i ushtrisë për të shuar dhunën e vazhdueshme në Tripoli
Ushtria libaneze ka vazhduar operacionin e saj për të shtypur dhunën vdekjepruese në qytetin verior të Tripolit.
Herët në mëgjes, të mërkurën, ushtria
hyri në lagjen Bab al - Tabbaneh të qytetit, Tripoli, i cili është duke vuajtur
nga përhapja e konfliktit nga Siria fqinje.
Ushtarët libanezë kryen bastisje dhe hoqën
pengesa të ndryshme në këtë zonë.
Gjithashtu, të mërkurën, Ministri i Drejtësisë
në Liban, Ashraf Rifi tha se ai është duke biseduar me dijetarët muslimanë në
Tripoli për të siguruar suksesin e operacioneve ushtarake në këtë zonë.
Ne jemi duke punuar për hir të
qytetit dhe ne nuk do të sakrifikojmë atë për individë të ndryshëm, shtoi
ai.
Dhjetëra njerëz janë vrarë gjatë
javës së kaluar në përleshjet midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të
presidentit sirian Bashar al-Assad në Tripoli.
Banorët tanë dhe fëmijët kanë
të drejtë të jetojnë në paqe dhe siguri, theksoi Rifi , duke thënë:
Ne duhet të kemi guximin për të përshkruar veten jo si dështues, por
duhet të garantojmë sigurinë në Tripoli.
Trupat libaneze me personelin, në
transportues të blinduar, ishin vendosur
në qytet të martën dhe angazhohen në ngritjen post-bloqeve ushtarake. Ushtria ka
kryer bastisje në banesat e dyshimta dhe ka arrestuar 75 të dyshuar.
Luftimet ndërmjet mbështetësve dhe
kundërshtarëve të kryetarit të Sirisë, Bashar el-Assad, vuri përballë njëri-tjetrit
banorët pro - Assad të lagjes Xhebel Muhsen kundër banorëve të Bab al- Tabbaneh
që mbështesin militantët që përkrahen nga të huajt, që veprojnë në Siri.