Turqi

United States of Anatolium

Kur partia qeverisëse AKP-ja  vërtetoi fitoren në zgjedhjet lokale të mbajtura me 30 mars 2014, kryeministri Rexhep Tajip Erdogani nisi të hartojë hartën për periudhën e ardhshme. Kryeministri Erdogan është pajtuar me propozimin për zhvillimin e Turqisë moderne dhe ka urdhëruar:” Pasojnë katër hapa kritike”. Në vazhdim do të përcjellim pjesët kryesore të këtij plani të paraparë. Gjatë muajve të kaluar në parlamentin e Turqisë është biseduar në kuadër të pakosë demokratike të propozuar, edhe për implementimin e sistemit rajonal i cili nënkupton krijimin e krahinave (rajoneve) të vogla. Pasi që opozita ka mbetur e lëkundur, AKP-ja ka vendosur prapë të iniciojë këtë çështje. Po planifikohet që kjo çështje të kryhet gjer në qershor të vitit 2015 kur janë paraparë të mbahen zgjedhjet parlamentare  në Turqi. Në rast se kalohet në sistemin e rajoneve të vogla Turqia që do të ndahet në 550 njësi zgjedhore. Ai i cili fiton më së shumti vota në rajonin e caktuar automatikisht do të hyjë në parlament. Kjo zgjidhje nënkupton që çdo rajon do të duhej të jap dy gjer në pesë deputet në nivelin shtetëror.

 

         Përveç krijimit të rajoneve të vogla AKP-ja dëshiron që këtyre njësive lokale vetëqeverisëse të jap edhe autorizime shtesë autonome. Vetëqeverisja lokale nuk do të duhej të pyes për çdo gjë nivelin qendror të pushtetit. Turqia me shtyrje më 1988 ka nënshkruar Kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale  e cila është ratifikuar në parlamentin turk më 1991. Edhe pse Karta Evropiane për vetëqeverisje lokale është ratifikuar, Turqia gjer në ditët e sotshme ka shtyrë zbatimin e saj. Kjo është bërë për shkak frikës që shteti do të mund të ndahej, veçanërisht është menduar se me krijimin e rajonit juglindor( në këtë rajon jetojnë numri më i madh i kurdëve) Kurdët do të mund të shfrytëzonin rastin dhe do te ndanin një pjesë të vendit. Por kjo frikë tani është treguar jo e drejtë, për këtë shkak AKP-ja do të nisi projektin e themelimit të rajoneve të vogla me autorizime autonome. Pikërisht për këtë shkak Erdogani ka në plan që më në fund të zgjedh çështjen kurde në Turqi. Autorizimet autonome të gjera të vetëqeverisjes lokale në rajonet e ardhshme, do të japin mundësin atyre që të kenë kontroll sovran mbi rrjedhat financiare, anëtarësimin e tyre në asociacionet ndërkombëtare të cilët mbrojnë interesat lokale të tyre dhe gjejnë partner në bashkëpunim me pushtetet lokale të shteteve tjera. Njashtu do të lejojnë që organet lokale të shfrytëzojnë autoritetin e tyre brenda rajonit dhe sigurimin që vetëqeverisja lokale të sigurojnë zbatimin e tyre edhe me rrugë gjyqësore. Me këtë veprim Erdogani dëshiron që të përkundër të  gjitha dallimeve dhe ndarjeve vendin të shndërrojë në një fuqi bashkëkohore. Nëse arrin atëherë Turqia do të jetë fuqi e re botërore.

 

             Burimi: SAFF