Liban

Imami sunit libanez: Mendimtarët muslimanë luajnë rol të madh në përballjen me tekfiristët

Shejh Mahir Hamound
Shejh Mahir Hamound

Imami sunit libanez tha mendimtarët dhe dijetarët muslimanë luajnë  një rol të rëndësishëm në luftën kundër rrezikut tekfirist.


      Gjatë hytbes, me rastin e Ditës së Xhuma, në qytetin e Sidonit, më 28 mars 2914,  Shejh Mahir Hamoud shtoi se konfrontimi me tekfiristët ( ata që i konsiderojnë  vëllezërit e tyre, myslimanët, si  të pafeve), kërkon përpjekje në fusha të ndryshme duke përfshirë fushën politike, kulturore, sociale dhe të sigurisë.


     Ai tha se nëse dijetarët dhe intelektualët marrin masa kundër ideologjisë tekfiriste, do të ketë rezultate pozitive në botën myslimane.


     Imami i lartë sunit më tej iu referua situatës në Siri dhe tha se synimet amerikane në Siri nuk janë realizuar.


     Është e natyrshme që pas këtij dështimi, SHBA është fokusuar në shkatërrimin Sirisë dhe rrethon lëvizjen e rezistencës, tha ai.
    Shejh Hamoud vazhdoi duke thënë se ajo që po ndodh në Siri nuk është një revolucion apo një veprim në drejtim të realizimit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut dhe promovimin e vlerave islame, por më tepër është një lëvizje drejt kaosit, tekfirizmit, shkatërrimit dhe terrorizmit.


    Ai, gjithashtu, përshëndeti arritjet e përsëritura të lëvizjes së rezistencës në luftën kundër terroristëve tekfiristë në Siri.


    Në muajt e fundit, forcat e qeverisë siriane janë duke e korrur fitore të reja në operacionet e tyre në zonat e mbajtura nga militantët rreth Damaskut dhe qytetin verilindor të Halebit.


     Më 19 mars 2014, njësitë e ushtrisë siriane morrën kontrollin e plotë në  qytetin Ras al- Ain dhe në rajonin e Kalamoun. Qyteti ka qenë nën kontrollin e militantëve të përkrahur nga të huajt për disa muaj.


     Siria ka qenë skenë e një krize vdekjepruese që nga marsi i viti 2011. Disa burime thonë se më shumë se 140.000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur për shkak të trazirave të përkrahur nga të huajt.