Amerike

NATO thotë se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë një gabim historik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka paralajmëruar se do të ishte një gabim historik për Rusinë që të ndërhyjë më tej në Ukrainë.


      Sipas Press TV, shefi i NATO-s tha në një konference shtypi, pas një takimi të ministrave të jashtëm të aleancës ushtarake perëndimore në Bruksel, të mërkurën, se në qoftë se Rusia do të ndërhyjë më tej në Ukrainë, unë nuk do të hezitojë ta quaj atë një gabim historik.
Ai shtoi , Do të ishte një llogaritje e gabuar me pasoja të mëdha strategjike.


      Rasmussen, gjithashtu, paralajmëroi se përfshirja e Rusisë në trazirat aktuale në Ukrainë do të rezultonte me pasoja më të gjëra në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin.


     Komandanti suprem i aleancës së NATO-s në Evropë, i forcave të përgjithshme ajrore të SHBA-ve Philip Breedlove, ka shprehur shqetësim të madh për atë që ai e përshkroi  si angazhim ushtarak të Rusisë në kufi me Ukrainën.


      Ai paralajmëroi, gjithashtu, se Moska mund të përdorë forcat e saj për të pushtuar pjesë të madhe të territorit të Ukrainës në tri deri në pesë ditë.


     Paralajmërimet erdhën një ditë pasi NATO njoftoi se ka pezulluar të gjithë bashkëpunimin ushtarak dhe civil me Rusinë.