Sejjid Nasrallah: Hezbollahu ështe i fortë, ari gjithmonë do të ngelet ar!
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Sejjid Nasrallah njoftoi të shtunën se rezistenca këto ditë është më e fortë dhe më e aftë në të gjitha nivelet, duke shtuar se çështja çështja e rezistencës ka qënë gjithmonë në diskutim.
Në një fjalim televiziv në çeljen e forumit të kulturës dhe letërsisë Jaba Amel në qytetin jugor të Ainathas, Sejjid Nasrallah tha se ka qënë gjithmonë “një sfidë e madhe me skemën zioniste dhe sfida ende vazhdon. Disa mundohen ta injorojnë, e disa bëjnë sikur nuk ekziston. Ky është një mëkat i madh.” Dhe shtoi se zgjidhja e vetme mbetet rezistenca.
“Çështja e rezistencës është më e shenjtë dhe më e rëndësishme se sa problemet e vogla me ndonjë parti apo organizatë. Çdo veprim kundër rezistencës është një veprim kundër të gjjithë atyre që përfaqësojnë rezistencën dhe jo vetëm ndaj një grupi të veçantë. Kjo do të ketë pasoja dhe do të zbulohet në disa ditë,” tha sekretari i përgjithshëm.
Unë dua të njoftojë sot nga kjo zonë e çliruar se rezistenca sot, ashtu siç ishte në korrik, është më e fortë dhe më të aftë në të gjitha nivelet. Izraelitët e dinë shumë mirë se rezistenca është jo vetëm e fortë, por më e fortë dhe më e aftë me burime njerëzore, financiare, dhe nivele ushtarake. Kjo është më e gatshme për fitore.
Sejjid Nasrallah tha se disa njerëz nuk e dinë se rezistenca në Liban ekziston që nga viti 1948, sepse ata nuk e dinë se çfarë do të thotë rezistencë. Rezistenca libaneze ka ekzistuar që në momentin e parë të pushtimit dhe ajo fitoi legjitimitetin e saj që nga ai moment. Këta njerëz nuk dinë asgjë për atë që kanë pëjetuar fshatrat kufitare, as nuk dinë për shkeljet zioniste të vendit tonë në tokë e në ajër.”
“Debati për zgjedhjet e rezistencës ka qënë gjithmonë një çështe e diskutueshme. Kurrë nuk ka pasur një konsensus për rezistencën. - Kush e thotë këtë e ka gabim,” tha hirësia e tij.
Ari ngelet ar
Në përgjigje të qëndrimit të Presidentit Michel Sleiman mbi ekuacionin ushtri-njerëz-rezistencë të cilin ai e ka quajtur ekuacion prej druri, Sejjid Nasrallah tha: Ari do të mbetet gjithmonë ar. Në qoftë se ari ndodhet para nesh dhe dikush thotë se është e kallaj apo dru kjo nuk do të thotë se ai është ashtu. Përshkrimet e të tjerëve ndaj gjërave nuk e ndryshojnë realitetin e këtyre gjërave.
“Ari libanez nuk ekziston në të gjithë botën. Dhe me dru libanezët kanë ndërtuar arkivolë për ushtarët izraelitë. Ata do të vazhdojnë të ekzistojnë për çdo pushtues të këtij vendi të shenjtë,” tregoi ai.
Problemi me Hizbullahun është politik
Në lidhje me çështjen siriane, Sejid Nasrallahu tha se “problemi me çështjen siriane ka të bëjë me pozicionin tonë politik dhe jo me ndërhyrjen tonë ushtarake, e cila erdhi vetëm pasi të gjithë kishin ndërhyrë. Që në ditën e parë ne e kemi thënë se nuk jemi për këtë konflikt e as për rrëzimin e qeverisë.”
“Që nga fillimi këmi biseduar për një zgjidhje politike, ndërsa vendet arabe kanë kërkuar përmbysjen e regjimit,” tha Nasrallahu. “Pas tre vitesh, të gjitha vendimet e samitit arab flasin për të njëjtën zgjidhje. Iu deshën tre vjet për të thënë atë që duhej thënë që në fillim,” shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm tha se beteja në Siri ka arritur në këtë fazë si rezultat i ndërhyrjes rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me rezistencën, ekzistimin e saj dhe identitetin e saj. “Ne nuk kemi shkelur sovranitetin e Sirisë. Ne kemi ndërhyrë pas vendimit të qeverisë siriane,” theksoi ai.
“Ne shkruam në Siri për të mbrojtur tempullin e shenjtë të Zejnebes (a.s), e cila respektohet dhe duhet nga të gjithë muslimanët,” tha Sedij Nasrallahu. “Sot qeveria turke diskuton nëse ka një vend të shenjtë për gjyshin e madh të bijve të osmanëve, emrin e të cilit nuk e njeh askush nga muslimanët dhe e konsideron këtë si një të drejtë turke për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri me qëllim për të mbrojtur këtë vend të shenjtë.”
Nën kërcënimin tekfirist, hirësia e tij tha se disa libanezë akoma nuk e kanë kuptuar se ajo që po ndodh në Siri është një kërcënim për vendin. “Nëse tekfirsat munden në Siri, vendi do të shpëtohet. Nëse terrorizmi tekfirist fiton në Siri, ne të gjithë do të marrim fund. A nuk e shihni se çfarë po ndodh në Haleb (Alepo), Idlib, Raka, Deir Ez-Sur, na Falluxha dhe në Anbar?
Zgjedhjet presidenciale në kohë
Lidhur me zgjedhjet presidenciale libaneze, Sedij Nasrallahu tha: “Ne jemi të prirur më shumë se kushdo që zgjedhjet presidenciale të mbahen në kohë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të vendosen bazat për një fazë të ardhshme për të mbajtur një dialog mbi strategjinë mbrojtëse.”
“U bëj thirrje për implementimin e zgjedhjeve presidenciale larg akuzave. Ne jemi kundër përjashtimit të kujtdo. Sot, ne kemi mundësi të marrin frymë thellë dhe të mos presim për situatën në rajon.”
Jabal Amel
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut foli gjithashtu edhe për ceremoninë dhe simbolikën e Jabal Amel-it, i cili ka nxjerrë shumë dijetarë të arsimuar dhe të respektuar. “Disa njerëz duan që ne ta izolojmë vetën nga ngjarjet në rajon. Megjithatë, përkundër gjendjes së vështirë, dijetarët e Jabal Amel-it kanë qënë gjithmonë në mbështetje të kauzave të rajonit, jo vetëm në Siri, Palestinë, apo Irak, por edhe në Libi.” “Ne e kemi trashëguar nga këta dijetarë këtë kulturë, mentalitet dhe konceptim,” tha ai.