Siria

Ushtria e Sirisë rimorri dy qytete strategjike pranë Libanit

Ushtria siriane ka arritur të rimarrë kontrollin në dy qytete pranë kufirit me Libanin, pasi forcat qeveritare vazhdojnë për të fituar terren të ri në rajon strategjik Kalamoun.


    Agjencia zyrtare e lajmeve të Sirisë SANA njoftojë të shtunën:

 Forcat e Armatosura të Ushtrisë dhe risollën stabilitetin dhe sigurinë në qytetin e Ras al- Maara dhe Fleita në Kalamoun, pasi terroristët ikën, duke ju shkatërruar armët e tyre.


    Flita dhe Ras Maara, të cilat janë në rajonin perëndimor të Kalamounit në Siri, ishin bastionet e fundit të grupeve terroriste të përkrahura nga të huajt që vepronin në këtë zonë.


    Agjencia SANA më tej citoi një burim të ushtrisë, duke folur në kushte anonimiteti, duke thënë se forcat siriane kanë vrarë dhe plagosur shumë militantë tekfiristë gjatë operacioneve të tyre në të dy qytetet.


     Ndërkohë, forcat siriane vazhduan operacionet e tyre ushtarake kundër grupeve tekfiriste në pjesë të tjera të vendit të goditur nga kriza.     Të shtunën, ushtarët sirianë vranë shumë grupe terroriste pasi sulmuan bazat e tyre, duke iu shkatërruar armët e tyre në një fshat verior të qytetit port të Sirisë, në Lattakia.