Palestine

Një fëmijë palestinez është vrarë çdo tre ditë nga Izraeli në 13 vitet e fundit

Shehid Mohammad Al- Durra
Shehid Mohammad Al- Durra

Statistikat zyrtare nga Ministria e Informacionit në Ramallah kanë bërë me dije se 1,518 fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat pushtuese izraelite që nga spërthimi i Intifadës së Dytë në shtator të vitit 2000 e deri në muajin prill të vitit 2013. Kjo është e barazvlefshme me vrasjen e një fëmije palestinez të vrarë nga Izraeli çdo tre ditë për rreth 13 vjet.  Ministri shtoi se numri i fëmijëve të dëmtuar nga Izraeli që prej fillimit të Intifadës së Dytë kundër pushtimit izraelit ka arritur në 6 mijë.

“Dita Ndërkombëtare në Mbrojtje të Fëmijëve është data 1 qershor,” tha zëdhënësi, “por fëmijët palestiezë akoma janë objekt i sulmeve nga izraelitët dhe kolonëthebrenjë pothuajse çdo ditë.”

Duhet theksuar se në vitin 2012 kemi një rritje të paprecedentë  të arrestimeve të fëmijëve nga forcat izraelite. Raporti theksoi se rreth 9 mijë palestinezë nën moshën 18 vjeç janë arrestuar që nga fundi i muajit shtator të vitit 2000. Gati gjysma e popullsisë palestineze është nën moshën 18 vjeç. Rreth dy qind e pesëdhjetë(250) palestinezë të mitur po mbahen në burg nga Izraeli; 47 prej tyre janë fëmijë nën moshën 16 vjeç.