Kosova

Krahasimi i Kosovës me Krimenë

Kosova dhe Krimea kanë kërkuar vetëvendosjen përkundër dëshirave të pushteteve qendrore të tyre, por këto dy raste ndryshojnë në shumë aspekte, është vlerësuar në analizën e agjencisë AP. “Edhe Kosova edhe Krimea kanë popullatë shumicë e cila i përket pakicave kombëtare. Sikurse që Shqiptarët kosovar janë frikësuar gjatë qeverisjes autokrate të ish kryetarit të ndjerë Slobodan Millosheviqit, edhe Rusët në Krime janë frikësuar nga nacionalistët të cilët kanë marr pushtetin në Kiev”, është cekur në shkrim. Sikurse në Kosovë, ashtu edhe në Krime, shumica e madhe është deklaruar për shkëputje, ndërsa pakica serbe në Kosovë, si dhe pakica ukrainase dhe tatare kryesisht kanë bojkotuar votimin.

         NATO-ja ka intervenuar në Kosovë, ndërsa trupat ruse kanë hyrë në Krime para referendumit dhe kjo do të ishin përafërsisht ngjashmëritë në mes këtyre dy rasteve. Kur është fjala të dallimet, AP cek se NATO-ja ka reaguar pas dëshmive të duhura të abuzimeve serbe ndaj Shqiptarëve, duke përfshirë vrasjet masive dhe shpërnguljen e tyre, ndërsa forcat proruse kanë intervenuar në Krime përkundër asaj se nuk ka pas dhunë mbi Rusët etnik.

Perëndimi pas largimit të “forcave të Millosheviqit” nga Kosova atje ka dërguar trupat paqësore, ndërsa trupat ruse kanë marrë Krimenë para referendumit. Kosova e ka shpallur pavarësinë, por nuk është bashkuar Shqipërisë, ndërsa Krimea është bashkuar Rusisë menjëherë pas referendumit të mbajtur. Kosova e ka shpall pavarësinë nëntë vite pasi që Serbia ka humb kontrollin mbi te dhe pas një procesi të gjatë diplomatik, ndërsa Krimea është shkëputur nga Ukraina vetëm disa javë pasi që  kryetari i përmbysur  ukrainez  iku në Rusi. Në korrik të vitit 2010 Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë ka vlerësuar se vendimi për shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk ka qen jolegal.

Pikërisht në precedentin kosovar është thirr Putini në referimin e tij ndaj partnerëve perëndimor duke deklaruar se nëse diç vlen për Kosovë duhet të vlejë edhe për Krime, ndërsa liderët perëndimor kanë refuzuar të gjitha argumentet e t’ia duke pretenduar se Kosova është” rast unikat” për shkak të numrit të madh të viktimave,ndërsa aksionet ruse në Ukrainë janë karakterizuar si veprime kundër të drejtës ndërkombëtare.