Izrael

Mbi 95 % e izraelitëve thonë se regjimi cionist është pllakos nga racizmi

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, që  është të premten, një sondazh i ri tregon se më shumë se 95 për qind e izraelitëve besojnë se regjimi sionist është i pllakosur nga racizmi.


     Sondazhi, i kryer nga gazeta në gjuhën hebraike Izraeli Hayom, konstaton se pa specifikuar ndonjë klasë të veçantë, më shumë se 95 për qind e të anketuarve izraelitë besojnë se të paktën një klasë shoqërore në regjimin cionist vuan nga diskriminimi racor.


      Sipas gazetës, 79 për qind e izraelitëve të anketuar thanë se hebrenjtë me origjinë etiopiane vuajnë nga diskriminimi racial, ndërsa rreth 68 për qind sugjerojnë se arabët janë të diskriminuar në Izrael.
41.8 përqind e të anketuarve besojnë se hebrenjtë ekstremistë fetarë janë të diskriminuar, dhe 34 për qind thanë se hebrenjtë Sefardikë dhe Judenjtë e ish-Bashkimit Sovjetik, i nënshtrohen  racizmit.


     Vetëm 4.4 për qind e izraelitëve të anketuar besojnë se regjimi cionist është i lirë nga diskriminimi racor.     

 

     Të pyetur për mënyrën më të mirë për të luftuar këtë prirje të diskriminimit, 50 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se arsimi është i rëndësishëm.

Masa të rrepta të sigurisë janë vendosur në  Xhaminë el-Aksa


    Ndërkohë, policia izraelite, të hënën,  i ka mbyllur për të dytën ditë me radhë disa portat kryesore të  Xhamisë el-Aksa, që parandalojnë besimtarët muslimanë nën moshën 50 për të hyrë në xhami për të kryer namazin, ka raportuar the Middle Eats Monitor (Monitori i Lindjes së Mesme).


     Më shumë se 100 studentë që studiojnë në shkollat ​​e xhamisë u është ndaluar shkuarja në shkollat ​​e tyre.


     Drejtori i Fondacionit el-Aksa për Çështje Bamirëse Fetare dhe Trashëgimi Islame, Shejh Azzam Hatib tha se studentët kanë pritur për gati një orë në rrugë deri sa mbajti një takim urgjent me policinë  izraelite duke u bërë thirrje atyre që të lejojnë qasje në shkolla. Ne shpresojmë se policia izraelite nuk do të përsërisin këto praktika, tha Shejh Azzam Hatib.


     Në një deklaratë  Shejh Hatibi tha: Veprimet izraelite kundër  Xhamisë el-Aksa dhe besimtarëve muslimanë janë plotësisht të papranueshme dhe nuk mund të tolerohen. Ne do të punojmë për të mbrojtur identitetin arab dhe islam të xhamisë nga ambiciet izraelite. Policia izraelite na ka lejuar për të hapur vetëm tri nga dhjetë portat e xhamisë.


     Ndërsa policia izraelite mohon  ndalimin e hyrjes për besimtarët muslimanë në Xhaminë el- Aksa për të falur, policia lejon kolonët çifutë për të sulmuar xhaminë pothuajse çdo ditë.