Siria

Ushtria siriane në kontroll të plotë të qytetit Yabroud

      Siria tha të dielën se ushtria e saj hyri në një qytet kyç në kufirin libanez që ishte objekt i një ofensive të ushtrisë për muaj të tërë.

 

Aktivistët thanë se lufta është ende në vazhdim e sipër, por qeveria ishte në kontroll efektiv në pjesën e më të madhe të qytetit Yabroud.


     Agjencia e lajmeve shtetërore të Sirisë  SANA, njoftoi se forcat ushtarake hynë në qytetin Yabroud të dielën në mëngjes dhe tani janë duke pastruar qytetin, duke hequr kurthat, bombat dhe duke gjurmuar  rebelët.


    Forcat tona të armatosura guximshëm kanë kontroll të plotë në  qytetin Yabrud në provincën e Damaskut dhe janë duke pastruar nëpër qytet, duke hequr pajisjet plasëse të vendosur nga terroristët, tha televizioni shtetëror, duke cituar një burim ushtarak.


      Kasem Alzein, një mjek sirian pro – rebel, i cili jeton në qytetin, Arsal, pranë kufirit tha për agjencinë AP se forcat ushtarake hynë në pjesën lindore të  qytetit Yabroud dhe se rebelët ikën në qytetin e afërt  Flita.


      Kusair do të përsëritet, tha Alzein , duke iu referuar një qyteti tjetër strategjik i pushtuar nga rebelët në kufirin sirian që ra verën e kaluar. Si në ofensivën në Kalamoun, militantët e Hizbullahut libanez kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e trupat qeveritare.


    Një burim ushtarak i tha Reuters-it se rebelët  ishin tërhequr nga qyteti Yabrud rreth agimit, një ditë pasi forcat pro - qeveritare kishin hyrë në rrethet lindore të qytetit dhe zunë disa pika strategjike.


    Një luftëtar në Yabrud nga Fronti el- Nusra, degë zyrtare e el-Kaides në Siri, ka konfirmuar për Reuters-in se rebelët kishin vendosur të tërhiqen dhe tha se ata ishin nisur në drejtim të fshatrave përreth, duke përfshirë fshatrat arabe Hosh, Rankos dhe Fleita.


      Yabroud ishte një linjë e rëndësishme furnizimi për rebelët në Libanin fqinj. Rënia e tij vjen në kohën kur konflikti sirian hyn në vitin e katërt, që është goditje e fundit ndaj të rebelëve.


     Ky ishte qyteti i fundit i madh i mbajtur nga rebelet në rajonin malor Kalamoun, ku forcat e presidentit Bashar Assad janë përfshirë në një ofensivë për muaj të tërë në përpjekje për të prerë linjat rebele të furnizimit përtej kufirit në Liban Lindor. Rënia e qytetit vjen vetëm një javë pasi ushtria siriane mori fshatin Zara, i cili gjithashtu ka shërbyer si një kanal për rebelët në Libanin Verior për në Sirinë Qendrore.


     Fitoret e Qeverisë janë në rritje përgjatë rrugës tokësore, si dhe rreth Damaskut dhe Halebit në muajt e fundit, duke rifituar në konfliktin i cili hyni në vitin e katërt.