Izraeli Dhe Arabia Saudite Mbështesin Sulmin Ajror Amerikan Për Të Goditur Ushtrinë Siriane
Shqipëroi: Media e Lirë Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme Saudite, ka bërë të ditur se kjo e fundit, mbështet sulmin amerikan me predha në Siri.
Regjimi saudit, mbështet plotësisht, sulmin amerikan në Siri, i cili është quajtur si një arsyetim i rremë, i shpërthimit të armëve kimike, nga ana e ushtrisë siriane, ndërkohë që në të vërtetë, shpërthimet janë nën hetim, nga një trup i pavarur, siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe deri më tani nuk kanë provuar asgjë. Mbretëria e Arabisë Saudite, mbështet vendimin amerikan për të goditur Sirinë, duke e cilësuar këtë sulm, si një vendimmarje të guximshme.
Përpara sauditëve edhe izraelitët, kishin përkrahur planin për të krijuar sa më shumë kaos, në Sirinë e shkatërruar dhe të bërë copë-copë. Gjatë një fjalimi, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, shprehu haptazi armiqësinë e tij, duke nënvizuar se presidenti sirian Beshshar Esedi, duhet të ketë të qartë, se bashkësia ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të qëndrojnë këmbëkryq, ndërsa qeveria siriane, bombardon popullin e saj, duke përdorur armë kimike. Fatkeqësisht është vetë Izraeli, ai i cili udhëheq luftën, në masakrimin e popullit palestinez.
Shumë analistë të lirë politikë, në bashkësinë ndërkombëtare, i vlerësojnë këto aludime, si arsyetimin e radhës, për të treguar si një djall me brirë regjimin sirian dhe për të mbledhur përkrahës, duke mbështetur popullin sirian, me synimin e tërheqjes së vëmendjes së njerëzve, nga krimet e kryera të luftës, si në Palestinë dhe në Jemen. Ushtria siriane, e ka mohuar në mënyrë të prerë këtë akuzë dhe ia ka hedhur fajin përsipër ISIS-it, për kryerjene këtyre mizorive.
Burimi: http://iuvmpress.com/