Kryetari i Iranit Ruhani dënoi sulmin amerikan në Siri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten në mëngjes me pretekst të sulmit kimik të dyshuar të kryer të martën në provincën Idlib të Sirisë, kanë shkrepur 59 raketa Tomahavk nga kryqëzorët e saja të pozicionuara në detin Mesdhe drejt bazës ajrore Al-Shajrat në provincën Homs të Sirisë, me ç’rast si pasojë e sulmit janë vrarë 9 civilë sirianë në mesin e tyre katër fëmijë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur., dhe se ka pasur dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e bazës ajrore siriane.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në konferencën "Ekonomia rezistente dhe zhvillimi rural" të zhvilluar në Teheran, ka kërkuar formimin e një grupi ndërkombëtar hetues me pjesëmarrjen e vendeve të paanshme për të hetuar çështjen e përdorimit të armëve kimike në Siri. Hasan Ruhani duke thënë se qeveria e Sirisë sipas raporteve të OKB-së, nuk ka armë kimike dhe shtoi më tutje: "Ky grup ndërkombëtare hetues duhet të formohet pa praninë amerikane dhe gjithashtu nuk duhet të drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të hetojë me të vërtetë çështjen e armëve kimike në Siri, nga kanë ardhur ato dhe kush i ka sjell ato në Siri".
Presidenti iranian duke shtruar këtë pyetje se me çfarë preteksti është bërë agresioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër një vendi të pavarur, siç është Siria, ceku: "Të gjithë terroristët në Siri kanë mbështetur dhe janë gëzuar nga sulmi agresiv dhe i dhunshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri i kryer përkundër të gjitha parimeve të drejtës ndërkombëtare në fuqi". Presidenti i Republikës Islame të Iranit Hasan Ruhani duke vë në dukje deklaratat e Donald Trump, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me luftën kundër terrorizmit, deklaroi: "Nëse amerikanët janë të sinqertë në deklaratat e tyre, atëherë për çfarë arsye në veprimin e tyre të parë kanë ndihmuar terroristët kundër ushtrisë së Sirisë".
Burimi: Pars Today