Konferenca e Dhjetë e Kudusit për Të rinjtë Palestinezë e organizuar në Damask
Të shtunën që lamë pas, në Damask u zhvillua konferenca e dhjetë e Kudusit për të rinjtë palestinezë e sponcorizuar nga Shoqëria e Miqësisë Iraniane-Palestineze, nën titullin “Rezistenca është një kauzë bamirësie e vazhdueshme, Dëshmori Intelektual, Bassel al-Araj” në të cilën morën pjesë shumë të rinjë palestinezë dhe arabë.
Në cermoninë hapëse të konferencës kanë marrë pjesë përfaqësuesë të fraksioneve dhe të grupeve të punëve palestineze dhe siriane; në konferencë morën pjesë gjithashtu Kancelaria Kulturore e Iranit, Organizata e Rinisë Palestineze, Zyra Studentore PLO dhe Lidershipi i Përgjithshëm, ceremonia e hapjes e kësaj konference filloi me himnet kombëtare palestineze, siriane dhe iraniane, dhe me një recitim të sures El-Fatiha.
Në vazhdim, Dr. Nidal Hammad mbajti fjalimin e tij në emër të gjithë konferencës, për t’u ndjekur më pas nga fjala e Dr Muhammed Al-Bahisi në emër të Shoqatës së Miqësisë Iraniano-Palestineze dhe më pas ka vazhduar me fjalën e tij Kancelari, Mustafa Najerian n emër të Kancelarisë Kulturore të Iranit në Damask dhe së fundmi fjalën e mori Abdul Karim al-Sharqi, në emër të Rinisë Rezistente.
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm Udhëheqjes së Përgjithshme të PLO-së, Talal Naji ka mbajtur fjalimin e tij në emër të gjithë Palestinës.
Fill pas këtij fjalimi, të dy personalitetet, Khaled Abdul Majid, Sekretari i Përgjithshëm i Rezistencës Popullore të Frontit Palestinez, dhe Dr. Muhammed Al-Bahisi shtuan diçka më shumë, respektivisht në lidhje me zhvillimet politike palestineze, dhe i dyti foli nën titullin “Zoti është me ne”.
Një numër i të rinjve dhe të ftuar gjithashtu parashtuan një numër të konsiderueshëm pyetjesh informative dhe ndërhyrjesh gjatë pjesës së parë të konferencës.
Burimi: http://iuvmpress.com/