Garat e mësimit përmendësh të Kur’anit u zhvilluan në Itali
Garat Kur’anore u zhvilluan kohët e fundit në Itali, me pjesëmarrjen e 120 hafizë të Kur'anit.
Sipas faqes hqmi.org.sa website, Shoqata e Kur'ani e Italisë organizoi Garat Kur'anore, në të cilën meshkujt dhe femrat garuan në dy seksione të veçanta për shpërblimet më të larta.
Kategoritë e Garave Kur’anore ishin mësimi përmendësh i tërë Kur'anit, mësimi përmendësh i 15, 10, 5, dhe 3 xhyzeve (pjesëve) të Kur'anit dhe mësimi përmendësh i një xhyzi.
Kënduesi i shquar i Kur’ani, egjiptiani Ahmed Issa al-Misaravi, një ish-Shejh ul-Kura i Egjiptit, ishte në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e shpërblimeve.
Gjithashtu të pranishëm ishin imamët e një numri xhamish të Italisë dhe Qendrave Islame.
Folësit në ceremoninë e mbylljes nxitën pretendentët për të vazhduar rrugën e të mësuarit të Kur’anit, mësimin përmendësh të Kur'anit dhe të bëjnë përpjekje për të vepruar sipas mësimeve të Kur'anit të Shenjtë.
Ata gjithashtu përshëndetën progresin e aktiviteteve Kur'anore dhe Garat Kur’anore në Itali.
Numri i muslimanëve që jetojnë në Itali është vlerësuar të jetë rreth 1,6 milionë, që do të thotë se zënë vendin e katërt me popullsi muslimane në Evropë. Megjithatë, ka vetëm tetë xhami zyrtare në Itali. Mendohet se feja Islame është feja e dytë më e përhapur në Itali, pash Kishësh Katolike.