Sulmi i Iranit kundrejt Sirisë dhe dimensioni i përgjigjeve me raketa
Duket se nëpërmjet kësaj ngjarjeje, Izraeli kërkonte të testonte dhe dëshirn të vlerësojë teorinë e “një konflikti gjatë luftës.” Për më tepër, Izraeli është duke vlerësuar mundësinë e zhvillimit të operacioneve ndërhyrëse në territoret e Sirisë dhe Libanit. Më në fund po vërtetohen parashikimet që Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahu kishte bërë gjatë reportazhit të vitit të kaluar. Dhe tani topi është në kalanë e Izraelit...
Rreth një vit më parë, Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah gjatë një reportazhi të dhënë për televizionin el-Meyadin ka pranuar se Hizbullahu tashmë i ka parashikuar të gjitha qëllimet që Izraeli mund të ketë në lidhje me të. Përgjigja me raketa që iu bë sulmit ajëror që Izraeli ndërmorri kundër Sirisë, i ka përmbysur të gjitha përllogaritjet e regjimit sionist, por mbi të gjitha ka shkatërrouar atë që njihet si teoria e “një sulmi në mes të luftës”. Përveç kësaj, për shkak edhe të arsyeve operacionale, vetë disa orë pas sulmit, mediat izraelite e kanë përshkruar këtë ngjarje si “dramatike”.
Në muajin mars të vitit 2016, Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah ka dhënë një reportazhi në televizionin el-Meyadin për drejtorin e përgjithshëm, Ghassan Jeddo. Gjatë këtij reportazhi, Jeddo i pati dhënë rëndësi këtyre fjalëve, sidomos përsa i përket konflikteve dhe luftës potencialisht të mundshme mes Aksit të Rezistencës dhe Izraelit. Ka qënë pikërisht ky reportaz ku, Sejjid Hasan Nasrallah ka folur për herë të parë në lidhje me teorinë e “një sulmi në mes të luftës”. Nasrallah, i cili ka mundësuar shpjegime të detajuara dhe të qarta në lidhje me këtë temë ka mundur që më pas edhe ta hedhë poshtë këtë teori. Cila është panorama që Izraeli imagjinon kur mendon këtë teori? Në çfarë këndvështrimi e sheh Rezistenca këtë teori? Çfarë shenjon operacioni ajëror i realizuar në Siri?
Pas luftës së korrikut të vitit 2006 dhe pas sulmit të realizuar më vonë në Gazë, Izraeli ka mbledhur të dhënat dhe në bazë të tyre kazhvilluar edhe më tej trajnimin. Izraeli mori vendimin se, pas këtyre ngjarjeve, në përgatitje të luftës potencialisht të ardhshme duhet të përmbusheshin qëllimet e vendosura nga palët politike dhe kështu ishte e nevojshme që të plotësoheshin të gjitha parapërgatitjet ushtarake dhe se kjo do të ishte një luftë e shpejtë, e drejtpërdrejtë dhe e qartë. Gjatë pesë vjeçarit të ardhshëm të pas luftës së korrikut të vitit 2006, përplasjet mes Hizbullahut dhe Izraelit kanë shënuar rezultate të ngjashme. Tel Avivi kishte preferuar që t’i jepte më së shumti rëndësi operacioneve në lidhje me sigurinë... Deri në momentin kur për të dyja palët lindi një faktor i ri që ndryshoi të gjithë të vërtetat, Lufta e Sirisë...
Manovra që fshihet nën çatinë e luftës
Në fund të muajit nëntor të vitit 2012, një byro e çështjeve politike dhe çështjeve të sigurisë në kabinetin e qeverisë izraelite filloi një diskutim në lidhje me rreziqet që mund t’i kanoseshin Izraelit duke marrë parasysh gjendjen e Sirisë.
Ndërsa më datë 7 maj të vitit 2013, ish drejtori i Byrosë së Ministrisë së Mbrojtjes Izraelit dhe koloneli tashmë në pension i ushtrisë izraelite, Michael Herzog është shprehur për gazetën britanike “The Guardian” se objektiva e ardhshme Izraelit nuk ishte Siria, por Hizbullahu
Ky informacion i dhënë nga ish koloneli izraelit u mundua që të fshihej nëpërmjet një ligji të shërbimeve të inteligjencës nën emrin “pasoja të padëshiruara” duke i përzerë informacionet: Pavarësisht se do të mund të jetë e nevojshme që të hymë në një luftë në territoret e Sirisë, kemi për qëllim që të pengojmë Hizbullahun që të arrijë të marrë armët.
Ky ligj mori dritën jeshile nga ShBA-ja. Madje, edhe përpara se Tel Avivi ta shfaqte haptazi qëndrimin e tij, Washingtoni kishte deklaruar tashmë se Izraeli deri më tani e kishte sulmuar dy herë Sirisë. Në frymë të këtyre zhvillimeve, analistët izraelitë janë shprehur se gjatë kësaj kohe, Izraeli nuk e ka mohuar se qëllimi i Izraelit ishin “armët që do të ndryshonin të gjithë balancat”.
Bashkë me vazhdimësinë e luftës së Sirisë, Izraeli filloi të planifikonte që ta transferonte edhe në Liban tesin e “pasojave të padëshiruara”. Pra, kishte planifikuar që të zhvillonte operacione ushtarake edhe në territoret e Libanit.
Izraeli i ndjek nga afër hap pas hapi përpjekjet që Hizbullahu bën për të zhvilluar edhe më tej aftësitë e tij. Që nga vitit 2006 dhe deri më tani edhe vetë Izraeli i trajton me seriozitet dhe me imtësi kërcënimet e Nasrallahut dhe ekuacionet e pashmangshme që ai parashtron. Izraeli është fokusuar gjithnjë e me më shumë intensitet përpjekjeve të Sejjid Nasrallahut për shndërrimin e fuqisë së raketave në një fuqi determinante. Të gjitha deklaratat që Nasrallah ka bërë deri më tani për gjatë viteve të fundit në lidhje me “kërcënimet për aftësinë për të goditur objektiva të caktuara” kanë shkaktuar pazgjidhshmëri brenda frontit të brendshëm izraelit.
Regjimi sionist, i cili i vlerëson si shumë të rëndësishme këto kërcënime kështu që i jep një rëndësi të madhe ndjekjes dhe analizimit të Hizbullahut, po planafikon që në të njëjtën kohë të sulmojë objektivat e tij në territoret e Libanit. Ndërsa brenda në Izrael janë rritur zërat që bëjnë thirrje në lidhje me hedhjen e një hapi proaktiv siç bënë në luftën e vitit 2006 me operacionin “rëndësia thelbësore”.
Gjjatë luftës së vitit 2006, në fiillimet e konfliktit, Izraeli pati pretenduar se e kishte shkatërruar fuqinë e raketave të Hizbullhut, ndërsa në ditët që vijuan më pas është vërtetuar se Hizbullahu ka vijuar që të hedhë raketa duke iu drejtuar vendbanimeve të paaligjshme dhe ka vijuar që të ruajë të njëjtin intensitet të raketave që ka pasur edhe më parë.
Ushtria izraelite, e cila dëshiron që të marketojë një projekt të ri ka përvetësuar një projekt nën emrin “sulme në mesin e luftrave” në lidhje me operacionet që planifikon të realizojë në territoret e Libanit. Thënë ndryshe, presionet që Izraeli do të fillojë të zhvillojë në Liban do të bëhen në fund një arsye që Hizbullahu t’i kundër përgjigjet dhe kështu ata do të vazhdojnë të përhapen nënpër të gjithë territorin pa nevojën e një lufte të gjërë dhe të madhe.
Izraeli, i cili vendosi që ta vërë në provë këtë teori në të gëdhirë të ditës në Sirisë, ka vendosur ta zhvendosë këtë përvojë në territorin e Libanit, nëpërmjet “pasojave të padëshiruara”. Në shumë raporte të ndryshme ushtrake izrraelite janë analizuar me detaje Sirinë dhe Hizbullahun.
Rreth një vit më parë, Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah gjatë një reportazhi të dhënë për televizionin el-Meyadin ka pranuar se Hizbullahu tashmë i ka parashikuar të gjitha qëllimet që Izraeli mund të ketë në lidhje me të. Përgjigja me raketa që iu bë sulmit ajëror që Izraeli ndërmorri kundër Sirisë, i ka përmbysur të gjitha përllogaritjet e regjimit sionist, por mbi të gjitha ka shkatërrouar atë që njihet si teoria e “një sulmi në mes të luftës”. Përveç kësaj, për shkak edhe të arsyeve operacionale, vetë disa orë pas sulmit, mediat izraelite e kanë përshkruar këtë ngjarje si “dramatike”.
Ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, Izraeli ka menduar se ky sulm do të ishte përfundimtar për të gjitha lajmet e trasmetuara nga mediat perëndimore. Megjithatë, deklaratat e Sirisë e kanë detyruar Izraelin që të bëjë deklaratat e tij në lidhje me të sulm. Ndikueshmëritë e kësaj deklarate i tejkalojnë përgjegjësitë zyrtare të Sirisë dhe kjo gjë i ka dhënë Tel Avivit një mesazh të qartë në lidhje me nivelin e koordinacionit mes Sirisë dhe aleatëve të saj.
Sipas raporteve të përgatitura nga vetë Izraeli, bëhet me dije se në momentin që avionët ushtarakë izraelitë kanë hyrë në territoret e pushtuara të Kodrinave të Golanit, ato janë diktuar nga radarët sirianë. Ky zhvillim ushtarak e ka detyruar tashmë Izraelin që ta marrë seriozisht Sirinë.
Zhvillime të këtilla shihen si të paprecedenta edhe për vetë Izraelin. Sepse vetë Izraeli ka është detyruar që të pranojë se për herë të parë i është dashur që të aktivizojë sistemin mbrojtës “Arrow” për t’u mbrojtur nga raketat e dërguara nga Siria.
Kjo gjendje ka ndikuar shum në motivacionin e frontit të brendshëm të ushtrisë së Izraelit. Pavarësisht se, sipas përllogaritjeve ushtarake duhej që tashmë të testoheshin në Demir Kubbe sistemet mbrojtëse edhe më të zhvilluara, kjo që nuk ka mundur që të pengojë uljen e motivacionit.
Ndërsa përsa i përket vetë raketave me sisteme të zhvilluar që Siri ka lëshuar kundër Izraelit, pavarësisht se është një informacion për sionistët, këto raketa për të cilat bëhet fjalë nuk janë raketa që forcat ruse i kanë dhënë Sirisë. Përkundrazi, këto raketa kanë ekzistuar tashmë për një kohë të gjatë në zotërimin e regjimit sirian. Edhe kjo përzhgjedhje duhet të shihet si një mesazh që i është dërguar Tel Avivit.
Si përfundim, Izraeli kishte për qëllim që të testonte dhe më pas të vlerësonte teorinë e “një konflikti në mes të luftës”. Për më tepër, Izraeli është duke vlerësuar mundësinë e zhvillimit të operacioneve ndërhyrëse në territoret e Sirisë dhe Libanit. Më në fund po vërtetohen parashikimet që Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahu kishte bërë gjatë reportazhit të vitit të kaluar. Tashmë topi është në kalanë e Izraelit...
Burimi: El Meyadin / Medya Şafak