Izrael

Shoqata e Të Burgosurve; 19 Nëna Të Arrestuara Në Burgjet Izraelite

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, zbuloi ditën e dielë, se Autoriteti Pushtues Izraelit (IOA), ka arrestuar 19 nëna, nga gjithsej 60 gra të arrestuara palestineze, në burgjet izraelite të Sharonit dhe Damonit.

Gjatë një deklarate të mbajtur, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, shpalosi se Autoriteti Pushtues Izraelit, i ka hequr të drejtën e vizitës, së familjarëve të tyre, të disa grave të arrestuara palestineze.

Gjithashtu disa gra të tjera, ankohen nga ngacmimet seksuale, ndalimi i vizitave të hapura, të cilat u lejojnë atyre, takimin me fëmijtë e tyre dhe heqje të tjera të lirisë së komunikimit, si ndalimi i përdorimit të aparateve telefonike, ashtu dhe dërgimi i mesazheve të shkruara elektronike.

Sërish deklarata zbuloi, se e arrestuara palestineze Ablah Ademi, 46 e moshës vjeç, nga qyteti palestinez i Halilit, është nëna e nëntë fëmijëve. Fëmija i saj më i vogël, ishte më pak se 3 vjeç, kur IOA-ja e arrestoi atë.

E arrestuara tjetër palestineze Nisrin Hasani, e moshës 38 vjeç, nga qyteti palestinez i Haifës, iu është mohuar, e drejta e vizitës së familjarëve, sepse shtatë fëmijtë e saj, jetojnë nën shtetrrethim në Rripin e Gazzës. Fëmija i saj më i vogël, ishte një foshnje 9 muajshe, kur ajo u arrestua.

Në mesin e nënave të arrestuara palestineze, në burgjet izrelite është dhe Xhudeh Ebu Mazini, e moshës 45 vjeç, e cila mbahet nën arrest, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Burimi: http://iuvmpress.com/