Erdogani i kërcënon evropianët
Rexhep Tajib Erdogani ka paralajmëruar Evropianët se nuk do të jenë të sigurt në rast se nuk e ndryshojnë qëndrimin ndaj Turqisë. Erdogani ka tërhequr vërejtjen se Evropianët anembanë botës nuk do të mund të ecin lirshëm nëpër rrugë nëse nuk e ndryshojnë qëndrimin ndaj Turqisë, dhe bëri ftesë Evropës që të respektojë drejtat njerëzore dhe demokracinë.
Turqia është në konflikt me Gjermaninë dhe Holandën pasi këto dy shtete ia kanë ndaluar ministrave turk që të adresohen qytetarëve turk të cilët jetojnë atje në tubime ashtu që të fitojnë mbështetje sa më të madhe në prag të referendumit të prillit për zgjerimin e autorizimeve të kryetarit turk.
“Në rast se Evropa vazhdon kështu, asnjë evropian në cilido pjesë të botës nuk do të mund të ec nëpër rrugë i sigurt. Ne, si Turqi, thërrasim Evropën që të respektojë drejtat njerëzore dhe demokracinë”, ka porositur Erdogani para gazetarëve lokal në Ankara. Më herët nënkryetari i qeverisë turke Numan Kurtulmus ka thënë se zyrtarët e qeverisë turke edhe më tutje do të marrin pjesë në tubimet e turqve të cilët jetojnë në qytetet evropiane, por nuk zbatojnë fushatë në prag të referendumit të caktuar për 16 prill. Kurtulmushi ka cek se në Evropë “dëgjohen hapat e neonazizmit dhe racizmit ekstrem”.
Ai gjatë tryezës së rrumbullakët me gazetarë, ka thënë se mosmarrëveshjet me vendet evropiane për shkak të ndalesës së ministrave turk që të paraqiten në tubime elektorale në territoret e tyre,do të ndihmonte turqve në Evropë më mirë të kuptojnë ndryshimet kushtetuese të cilët janë propozuar për votim në referendum.
Liderët evropian në shumë raste kanë bërë thirrje zyrtarëve turk që të shmangen krahasimeve me nazistët pasi që kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani e ka bërë lidhjen e ndalesës gjermane të tubimeve me vendimet e periudhës naziste në Gjermani.
Burimi: Al Jazeera