Një intervistë me Ramona Wadi në lidhje me Historinë e Rezistencës dhe Çështjes Palestineze
Romana Wadi do të na ndihmojë në këtë artikull të zbërthejmë të fshehtat e disa prej çështjeve më të komplikura gjë kanë ndodhur brenda këtyre muajve të fundit. Instituti Manquehue ka realizaur një reportazh sprecial me Zonjën Wadi nën titullin “Çështja Palestineze, E shkuara, E tashmja dhe E ardhmja.” Zonja Wadi beson se Autoriteti Palestinez nuk është një përfaqësues i vërtetë i popullit palestinez.
Rezistenca e palestinezëve kundër regjimit izraelit ka qënë një ndër temat më të diskutuara të viteve të fundit në arenën ndërkombëtare politike. Për të përftuar një këndvështrim të saktë rreth Palestinës, është e nevojshme që ta vëzhgojmë nga këndvështrime të ndryshme.
Romana Wadi Ndihmon do të na ndihmojë që të arrijmë të analizojmë disa nga çështjet më të ndërlikuara të zhvilluara në muajt e fundit. Instituti Manquehue ka zhvilluar një reportazh me zonjën Wadi, nën titullin “Çështja Palestineze, E shkuara, E tashmja dhe E ardhmja.”
Zonja Wadi është e mendimit se Autoriteti Palestinez nuk është një përfaqësues i vërtetë i popullit palestinez. Ajo është shprehur se popujt e Amerikës Latine janë të vetëdijshëm për gjendjen e vërtetë në Palestinë dhe janë mbështetës të kësaj kauze. Sipas mendimit të zonjës Wadi, Konferenca e Teheranit në lidhje me Palestinën mund të jetë e dobishme në këtë çështje, sepse nuk u zhvillua nën ndikimin e politikanëve të botës dhe përsa kohë jemi brenda kufinjve të mospërfshirjes aktive, në të u pohuan edhe njëherë të drejtat e palestineze për rezistencë dhe pavarësi. Reportazhi i plotë vazhdon si më poshtë:
Manquhue Institute: A mund të na informoni në lidhje me mendimin tuaj përsa i përket marrëdhënies mes “popullit palestinez” dhe “Autoritetit Palestinez”? A i shihni ju këto dy palë si një front i vetëm kundër forcave izraelite? Cila do të ishte zgjidhja për arritjen e solidaritetit brenda palestinezëve?
Ramona Wadi: Autoriteti Palestinez ka treguar në mënyrë të përsëritshme dhe vazhdimisht këndvështrime dhe veprime që bien ndesh me qëllimet kryesore të luftës për pavarësinë e Palestinës dhe për luftën kundër kolonizimit. Përpos të vërtetës së madhe se Autoriteti Palestinez është thjesht një lodër në duart e shoqërisë ndërkombëtare dhe Izraelit, nga këndvështrimi i tij ky autoritet nuk mundet kurrë të përfaqësojë vërtetë polpullin palestinez dhe nuk mund të jetë një faktor ndikues në bashkimin e popullit palestinez.
Autoriteti Palestinez ka një marrëveshje paraprake të koordinimit të sigurisë me Izraelin dhe zbtueshmërinë e kësaj marrëveshjeje e kemi parë të ilustruar në raste të ndryshme. Për më tepër, kjo situatë nëpërmjet kushteve të pandryshueshme që ka hyrë autoriteti me Izraelin e ka nxitur dhe përforëcuar edhe më shumë pushtimin e popullit palestinez dhe copëtimit të territoreve. Së fundmi, qarkullojnë lajme se antarët e shërbimit të inteligjencës palestineze kanë ushtruar dhumë fizike mbi një gazetar palestinez, për ta detyruar atë që të dëshmojë. Për më tepër, kjo marrëveshje duke e zbehur dhe dobësuar rolin e palestinezëve në diasporë i ka hapur rrugën faktit që e drejta e palestiezëve për t’u kthyer në territoret e tyre sa vjen e zvogëlohet. Përpos kësaj, zhvillimet e mëtejshme që po ndodhin në Palestinë, duke ndjekur hapat Deklaratës Balfour, e cila i ka hapur rrugën kolonizimit, kanë bërë që të bie vlera e fitoreve simbolike të palestinezëve. Për të shtuar edhe më shumë, Autoriteti Palestinez, duke qënë se edhe pse përpiqet herë pas here nuk ka mundur që të krijojë një lidhje mes kohëve të hershme të kolonizimit dhe dhunës dhe shkatërrimit të sotëm, me shumë mundësi gjatë cermonive të përvjetorëve do të mundet të paraqesë dhe të parashtrojë një fasadë false të përkohshme.
Kurse nga ana tjetër, vetë palestinezët mbartin në vetvete një traditë të një force të madhe historike të rrënjosur thellë tek ata bashkë me kujtimet e luftrave të mëparshme. Pikërisht për këtë arsye, rezistenca e popullit palestinez po mundohet të bëjë tërësisht të kundërt e asaj që po bën në të vërtetë Autoriteti Palestinez. Ndërsa, Autoriteti Palestinez është i fokusuar në harresë dhe mos kujtimin e asgjëje, palestinezët kanë ndërtuar një dinamikë të historisë dhe kujtesës që i mban të motivuarë në situatat aktuale, kjo gjë ka mundur që të jetë shërim për ato gjëra që ata i përshkruajnë is boshllëqe brenda tyre. Ata kanë formuar në një farë mënyrë një barrierë mbrojtëse kundër politikave të Autoritetit Palestinez që e kanë dëmtur populin palestinez. Për shkak të disa ndryshueshmërive konkrete mes Autoritetit Palestinez dhe vetë popullit palestinez është e vërtetë se mes tyre ka një papërputhshmëri: Nga pikëpamja e izraelitëve, Autoriteti Palestinez është në fakt një bashkëpuntor shumë i mirë, ndërsa nga ana tjetër, palestinezët janë të këmbëngulur në luftën e tyre kundër dhunës së pushtuesit, përhapjes së kolonizimit dhe rrugës qorre që Autoriteti Palestineznë dukje përfaqësuese e popullit po i shpie të tërë. Për fat të keq, Autoriteti Palestinez, ndërsa nxitet nga shoqëria ndërkmbëtare që të përforcojë rolin e saj si bashkëpunuese me Izraelin, po mundohet ng ana tjetër që t’ia ulë sa më shumë zërin palestinezëve n mënyra të ndryshme për të mos kërkuar një rol tjetër politik.
Manquhue Institute: Cili ështëë mendimi juaj në lidhje me rolin e Konferencës Ndërkombëtare të Teheranit, përsa i përket shërbimit të saj në çështjen palestineze dhe me ndryshueshmërinë që mund të ketë sjellë në njohjen e çështjes së palestinezëve nga kombet në botë dhe për njohjen e vuajtjeve që regjimi sionist ka shkaktuar mbi këtë popull?
Ramona Wadi: Kjo konferencë ka krijuar një platformë të re alternative, gjë që është shumë ee rëndësishme në lidhje me politikat që nuk pranojnë të preken ng ndikimi i imperializmit në lidhje me Palestinën. Kjo konferencë i ka dhënë rëndësi të drejtës së palestinezëve për rezistencë dhe pavarësi, që i është mouar nga OKB-ja dhe ng arena ndërkombëtare. Pavarësisht gjithë këtyre, ende ka një dallim mes asaj që thuhet në teori dhe asaj që bëhet në praktikë. Ndërsa përpjekjet politike po intensifikohe, Konferenca e Teheranit i ka dalë kundër drejtpërsëdrejti Konferencës së Parisit. Për shembull, Konferenca Parisit ka për qëllim që të gjitha punimet e saj t’i zhvillojë mbi themelin e krijimit të një zgjidhjeje duke u fokusuar në bashkëpunimmin e dy shteteve dhe një politikë e këtillë do të bëjë të mundur që Izraeli të mund të përfitojë edhe më shumë territore për t’i pushtuar.
Përpos kësaj, Palestina ka nevojë për shumë më shume sesa konferencat vjetore. Për më tepër kjo është një provë që tregon se mbështetja materiale sa po vjen e po ngushtësohet. Kjo gjë mund të shtyjë në zhvillime të tjera qëllimmire për të krijuar një ndryshueshmëri dhe vazhdimësi. Ndërsa në se e shohim në këndvështimin e qëllimeve politike kemi arritje më të vogla. E ka rritur edhe më shumë vëmendjen e shoqërisë ndërkombëtare në lidhje me ngjarjet e dhunshmeqë ka kryer Izraeli dhe që tërheqin vëmendje, megjithatë kjo nuk është bërë në mënyrën që do të mund të krijonte një ndryshim përsa i përket të drejtave të palestinezëve dhe zgjimit të ndonjë lëvizjeje për të mundësuar pavarësinë e palestinezëve. Arsyeja e gjithë kësaj është se në të drejtën ndërkombëtare është ngushtuar në mënyrë të dukshme e drejta e rezistencës së popujve nën pushtimin e një shteti tjetër dhe se po ndiqet një diplomaci që po i zhduk të gjitha mundësitë.
Manquhue Institute: Pas mbështetjes së plotë që ShBA-ja i ka dhënë regjimit sionist dhe qëndrimit të tërhequr që ka mbajtur për vitete të tërë për të pranuar vendimin e OKB-së se vendbanimet e reja që Izraeli po ndërton janë të jashtëligjshme i ka ardhur fundi edhe periudhës së presidencës së Obamës. Si e gjykoni këtë gjë dhe çfarë mendimi keni në lidhje me Donald Trump dhe përqasjes së tij në lidhje me çështjen e Palestinës?
Ramona Wadi: Parashikimet e Obamës nuk ishin të qëndrueshme dhe kjo që ishte e dukshme në tonin e nxjerrjes së vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, numër 2334. Ky qëndrim i luhatur i presidencës në lidhje me mbështetjes së plotë të dhunës dhe dhe përhapjes së pushtimit të Izraelit ishte vetëm një veprim opurtunist. Në fund të fundit, vendbanimet e reja të Izraelit kanë vetë një ndërtim dhe zgjerim i shkatërrimit që ka shkaktuar Izraeli. Kjo gjë shërbeu edhe më shumë që vetë presidenti aktual i ShBA-së, Donald Trump, duke hedhur poshtë çdo të drejtë të mundshme ndërkombëtare ka sjellë në aktualitet çështjen e ambasadës merikane, duke sugjeruar që ajo të zhvendoset në Jeruzalem. Një gjë tjetër, që nuk është trajtuar dhe është anashkaluar është fakti se Trumpi prej dekadash tashmë i ka shërbyer projektit pushtues të Izraelit. I vetmi ndryshim mes kësaj administrate dhe administratës së mëparshme është metodologjia diplomatike që po përdoret.
Vendimi numër 2334, në një këndvështrim është nxjerrë nga një këndvështrim pushtues dhe presidenca e ditëve të fundit të Obamës dhe qëndrimi i tij në këto ditë të fundit të mandatit në lidhje me këtë çështje, duke shprehur mbështetje nuk ka sjellë ndonjë efekt pozitiv. Për këtë arsye, ndërsa Palestina vijon të përparojë në fitoret simbolike dhe fasade ëhtë Izraeli ai që po arrin fitore të vërteta. Ardhja e Trumpit, në këndvështrimin e popullit palestinez ka përkuar në një periudhë shumë të rrezikshme kur populli po përballet gjithnjë e më shumë me dhunën. Shoqëria ndërkombëtare edhe pse e ka rritur reagimin ndaj veprimeve të Izraelit, akoma nuk ka marrë asnjë sanksion kundrejt Izraelit përsa i përket politikave të tij për izolimin dhe rrethimin e Palestinës. Në muajin shkurt, gjatë një deklarate për shtyp të realizuar nga Trump dhe Netanyahu është nxjerrë në dritë kjo dinamikë duke bërë deklarata të thjeshta për hir të diplomacisë së përbashkët pa asnjë problem prej vitesh, gjatë së cilës vetë Amerika ka kontribuar në izolimin e palestinezëve.
Manquhue Institute: Cili është mendimi i përgjithshëm i popujve të Amerikës Latine në lidhje me çështjen e Palestinës dhe Izraelit? A janë pikëpamjet e popullit në përputhje me ato të politikanëve dhe qëndrimeve të liderëve të tyre?
Ramona Wadi: Venezuela dhe Kuba kanë qenë dy vendet në krye përsa i përket solidaritetin ndërkombëtar të rajonit për popullin palestinez, veçanërisht pasi agresioneve të Izraelit kundër Gazës. Kili është shtëpia e komunitetit më të madh palestinez në Amerikën Latine. Ndërsa rajoni, është duke u përpjekur të krijojnë një pavarësinë rajonale larg nga imperializmi amerikan, duke kultivuar kështu edhe një qëndrim shumë mbështetës në favor të palestinezëve. Kjo mbështëtje rrjedh gjithashtu edhe nga ngjashmëria e madhe historike përsa i përket dominimit kolonial dhe imperialist si dhe luftërat e mëvonshme që ata zhvilluan për të fituar paarësinë. Për shembull, duke marrë parasysh historinë e bonifikimit të tokave, (kiliaët dhe indianët indigjenë që jetonin përreth) mbartin disa ngjashmëri me luftërat me të cilat po përballen palestinezët. Vitin e kaluar, Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë (AFEP) Alicia Lira ishte në mesin e anëtarëve të delegacionit të organizuar nga organizata joqeveritare palestineze Addameer, me qëllim shtimin e solidaritet mes Palestinës dhe Amerikës Latine.
Ndërsa përgjithësisht ky rajon është mbështetës i Palestinës, ka edhe vende që ende i kanë prioritet marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Guatemala është një shembull konkret. Marrëdhëniet diplomatike me Guatemalës dhe Izraelit datojnë që nga fillimi i pushimit të Palestinës në vitin 1948. Edhe vende të tjera, të këtilla si Kili investojnë në teknologjinë ushtarake të Izraelit për qëllime të mbikqyrjes, duke forcuar ciklin e shtypjes ndaj segmenteve të popullsisë dhe nga ana tjetër duke inkurajuar eksperimentimin e mëtejshme nga Izraeli mbi palestinezët. Nga ana diplomatike, Kili ndodhet në mesin e një paradigme diplomatike mes të dy shteteve dhe ka reflektuar përputhshmëri me imponimet ndërkombëtare mbi Palestinën. Kjo mbështetje është shumë e vogël krahasuar me mbështetjen e patundur të ofruar nga Kuba dhe Venezuela, duke tregur kështu se është më pak mbështetës në lidhje me luftën palestineze anti-koloniale për çlirim. Pavarësisht të metave, mbështetja ndërkombëtare e Palestinës nga njerëzit e Amerikës Latine duhet të inkurajohen dhe të forcohet, duke i dhënë rëndësi kujtesës kolektive, e cila është një nga ngjashmëritë më të mëdha nga ku mund të ndërtohen bazat për mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.
Ramona Wadi është një gazetare e pavarur, kritikë libri dhe një shkrimtare blogu. Ajo ka shkruar së shumti rreth kujtimeve nga çështjet e luftës në Palestinë dhe në Kili, të drejtës historike, përhapjes së vendbanimeve kolonizuese, lidhjes mes të drejtave të njeriut dhe së drejtës humanitare të ndihmës, për OKB-në si një organizatë imperialiste, për rezistencën vendase, për revolucionet Shiite dhe Latine dhe tema të tjera të ngjashme, duke u përqëndruar edhe tek figura intelektuale dhe filozofë si Fidel Castro, Jose Marti dhe Jose Carlos Mariategui. Artikujt, shkrimet dhe bloget e saj janë botuar në media të shumta si Middle East Monitor, Mint Press Neës, Middle East Eye ve Upside Doën Ëorld, Truthout, Irish Left Revieë, Gramsci Oggi, Cubarte, Rabble.ca, Toëard Freedom, History Today, Chileno duke përfshirë edhe shumë përkthime në gjuhë të ndryshme dhe artikuj akademik që ajo ka shkruar vetë.
Burimi: http://iuvmpress.com/