Amerike

Vdiq miliarderi i shquar amerikan David Rockfeller

Miliarderi David Rockfelleri vdiq në shtëpinë  e tij në Pocantico Hills në  Amerikë, ka konfirmuar zëdhënësi i familjes së njohur amerikane Rockfeller.

David Rockfelleri u lind më 12 qershor 2015 në New York, ndërsa vdiq në moshën 101 vjeqare, më 20 mars 2017. David Rockfelleri ishte bankieri i shquar amerikan, njëkohësisht anëtar i familjes së pasur amerikane Rockfeller e cila pasurinë e vet ka fituar në saje të biznesit profitabil të ish kompanisë së njohur amerikane Standar Oil, e cila kompani në vitin 1911 për shkak të mbajtjes së monopolit në mënyrë kundërligjore me vendim të pushtetit të Shteteve të Bashkuara Amerikane është ndarë në 34 kompani të ndryshme.

Gjatë jetës së tij David Rockfeller ka arritur të krijojë ndikim të shquar si trashëgimtar i njërës nga dinastitë më të fuqishme kapitaliste në historinë e civilizimit njerëzor. Pikërisht David Rockfelleri në vitin 1954 ka themeluar grupin e Bilderbergut dhe gjer në vdekjen e tij ka pas fjalën kryesore në lidhjen e anëtarëve të rinj, ndërsa në vitin 1973 ka themeluar edhe komisionin Trilateral. Ndikimi i këtyre shoqërive në ngjarjet aktuale botërore është i madh, por jo edhe i njohur gjer në fund. Për këtë thuhet se David Rockfelleri është anëtari i fundit i “Rockfellerëve të shquar” i cili nuk ka fshehur ndikimin dhe fuqinë e vet, ka shkruar New York Times. David Rockfelleri ishte i njohur edhe për atë se shtatë herë i është kryer transplantimi i zemrës.” Çdo herë kur fitoja zemrën e re, kjo është sikurse shpirti i jetës rrymon nëpër trupin tim. E ndiej veten të gjallë me energjinë e ripërtërirë”, ka thënë Rockfelleri pas transplantimit të shtatë të zemrës. Ai ka shpresuar se do të jetojë 200 vjet.

Ai transplantimin e parë e ka pas në vitin 1976 pas fatkeqësisë dramatike të përjetuar të trafikut, me ç’rast ka përjetuar sulmin në zemër. Është operuar pas 24 orësh, dhe një javë pas operimit është ngritur dhe ka bërë xhoging.

Burimi: Global cir