İran

The Times: Irani i kthen shpinën Rusisë duke ndërtuar tankun e tij të luftës

Tank Karrar (goditës) është përshkruar si një përparim përsa i përket aftësive ushtarake të Iranit, megjithatë ai ka një ngjashmëri të madhe me versionin luftrak T90MS të Rusisë, dhe ky tank është shfaqur vetëm disa muaj pasi Teherani kishte filluar bisedimet zyrtare me Moskën për të blerë këtë model.

Bel Trew 

The Times  

Në zhvillimet e fronteve ushtarake të Teheranit, Irani duke konfirmuar përpjekjet për të zbehur sa më shumë varësinë ushtarake ndaj Rusisë ka filluar prodhimin në masë të tankëve ushtarake.
Tank Karrar (goditës) është përshkruar si një përparim përsa i përket aftësive ushtarake të Iranit, megjithatë ai ka një ngjashmëri të madhe me versionin luftrak T90MS të Rusisë, dhe ky tank është shfaqur vetëm disa muaj pasi Teherani kishte filluar bisedimet zyrtare me Moskën për të blerë këtë model. 

Gjatë një deklarate për Agjensinë e Lajmeve gjysmë-shtetërore, Fars, Ministri i Mbrojtjes, Hyesjin Dehghan është shprehur se “Karrar-i mund të konkurrojnë me tanket më të avancuara në botë në tre fushat kryesore të fuqisë teknike, aftësia e saktësisë dhe lëvizshmërisë, si dhe mirëmbajtjes dhe qëndrueshmërisë në fushë beteje. Tanku ka ka aftësinë për të hedhur raketa dhe për të goditur në objektiv të sigurt.”

Më parë, Irani i merrte materialet nga shtete të këtilla si Kina dhe Rusia.

Në muajin janar, Irani pasi pranojë që të firmoste një marrëveshje për të kufizuar programin e saj bërthamor dhe pasi perëndimi pranoi që të hiqte sanksionet ekonomike mbi Iranin, ekonomia e tij ka treguar një zhvillim të shpejtë dhe duket vendi e ka përshpejtuar programin e brendshëm të armatosjes duke përfshirë edhe prodhimin e raketave, avionëve ushtarake dhe nëndetesve.

Megjithatë, muajin e kaluar, Shtetet e Bashkura të Amerikës, pas një testi të raketave balistike rivendosi përsëritjen e sanksioneve ekonomike mbi Iranin. Administrata e Presidentit Trump është shprehur se është duke i vëzhguar veprimtaritë e Teheranit dhe vendosi sankione për 25 individë në veçanti dhe për të gjithë shoqërinë iraniane.

Në muajin nëntor, Irani vendosi që të pezullonte bisedimet e vazhdueshme me Rusisë për një marrëveshje armësh ë mendohet të kapte vlerën 10 miliardë dollarë, në të cilën do të përfshiheshin tankë, sisteme goditëse, aeroplanë dhe helikopterë luftarakë, Sukhoi Su-30. Vitin e kaluar, Z. Dehghan ishte shprehur kështu “industria jonë mbrojtëse ka dizenjuar dhe prodhuar nga fillimi tankun luftarak. Nëse nuk është më i mirë se T-90-a e rusëve, është të paktën po aq vdekjeprurës.”

Pavarësisht se në muajin shkurt të vitit të kaluar, Teherani ka blerë nga Rusia sisteme mbrojtjeje raketash, S-300 që kapnin vlerën e 800 milionë dollarë, në muajin gusht nxorri prodhimin e tij të sistemit Bavar 373. Këtë muaj u bë testimi i sistemit ajëror të mbrojtjes për të parandaluar raketat rrezegjata, droneve dhe avionëve të luftës.

Burimi: Medya Şafak