Izrael

Agjencia e O.K.B.-së e Etiketon Izraelin si “Një Regjim i Aparteidit”

Një agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e ka cilësuar Izraelin, në ditën e djeshme, si “një regjim i aparteidit”, sipas gjatë një raporti, i cili e akuzon Izraelin si fajtor “përtej një dyshimi të arsyetueshëm” dhe të “një akuze të rëndë”, si pasojë e veprimeve, të ushtrimit të diskriminimit sistematik dhe shtypjes së popullit palestinez.

Këshilli Ekonomik dhe Shoqëror i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Azinë Lindore (ESCWA) botoi një dokument me titull: “Dhunimet Izraelite Kundrejt Popullit Palestinez dhe Çështja e Aparteidit”. ESCWA-së iu është caktuar detyra e hetimet të sulmeve izraelite.

Zbulimet e raportit, nuk janë detyruese dhe pasqyrojnë pjesëmarrjen, e një profesori të shkencës poltike, të Univeristetit të Jugut të Illinoisit, në Carbondale Virginia Tilley dhe një raportuesi të veçantë, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përkatësisht z. Richard Falk.

Pohojmë se është arritur në përfundimin, se organet kompetente të O.K.B.-së, duhet të sanksinojnë Izraelin dhe t’i bashkërendojnë veprimet e tyre, me grupet e shoqërisë civile në fushatat e bojkotit.

Sipas raportit aparteidi, është “Një Krim Kundër Njerëzimit” dhe i përkufizuar si vijon: “Një akt çnjerëzor i kryer, i cili ka të bëjë, me një regjim të institucionalizuar, të një shtypjeje dhe sundimi sistematik, nga një grup racor, mbi çdo grupi tjetër racor dhe i kryer me qëllimin e ruajtjes së regjimit”.

Por sipas raportit, përderisa as çifutët dhe as palestinezët, nuk janë grupe racore, standarti i aparteidit, është shkaktuar si pasojë e zbulimit të ESCWA-së, së “natyrës racore” të kryer nga qeveria izraelite, i miratuar ndaj të dyja racave, si çifutëve ashtu dhe palestinezëve. Kjo është zbatuar brenda shtetit Izraelit, nëpërmjet etiketimit të “kombësisë” së veçuar të klasave për një nënshtetas (çifut ose arab), të trojeve të pushtuara palestineze, në mungesë të “kombësisë” për racën palestineze.

Në raport bëhet e ditur se Izraeli, i ka ndarë palestinezët, në sfera të ndryshme të qeverisjes, secila nga këto sfera bart më pak të drejta, ose të drejta të kufizuara, se sa çifutët-izraelitë. Nënndarjet e raportit nënvizojnë se “nënshtatit” palestinezë të Izraelit, qofshin banorë të Bregut Perëndimor, në Rripit të Gazzës, të Jeruzalemit dhe të shpërngulurit e diasporës, të marrë së bashku, kanë të drejta të pabarabarta, në krahasim me “nënshtetasit” çifutë-izraelitë.

Sërish ESCWA-ja bëri të qartë se mënyra kryesore, e zbatimit të regjimit të aparteidit, nga ana e Izraelit, kryhet përmes ndarjes strategjike të popullit palestinez. Sjelljet ndaj individëve të çdo grupi, mund të mos përputhen, më përkufizimin e aparteidit, kur gjykohen të tëra së bashku.

Trupi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cilësoi Izraelin si një prodhues “i një regjimi gjithëpërfshirës, të zhvilluar me synimin, e sigurisë dhe vijimësisë së mbizotërimit të tij, mbi të tërë jo çifutët, në mbarë trojet e pushtuara në përgjithësi dhe vetëm nën kontrollin izraelit të të tëra klasave”.

Aparteidi Brenda Izraelit

“Nënshtetasit” palestinezë të Izraelit, janë gjithsej 1.7 milionë banorë dhe ndërsa ata kanë të drejtën e votës, raporti në fjalë ka zbuluar, agjenci gjysmëqeveritare, të cilat janë duke kryer “një projektim demografik” në emër të shtetit, i cili i jep përparësi “nënshtetasve” çifutë ndaj palestinezëve.

Kryesisht Agjencia Çifute dhe Organizata Botërore Sioniste, janë përshkruar që të dyja se janë duke ristrehuar, vetëm emigranët çifutë dhe duke përdorur tokën shtetërore, vetëm në përdorimin e ndërtimit të shtëpive të  çifutëve, ndërsa në njëjtën kohë, Izraeli ka mohuar rikthimin, e të shpërngulurve palestinezë dhe jo në një nivel të ulët, por duke i mohuar nënshtetësinë e bashkëshortëve të “nënshtetaseve” izraelite, të cilët janë trashëgimtarë palestinezë.

Më tej raporti vijoi, me zbulimin se palestinezët, nuk kanë mjete ligjore, për të çjerrur maskën e hierarkive të ndërtuara, mbi racizmin çifut, të mishëruara në këto agjenci, që në ligjin e vitit 1958 (pjesërisht funksional në kushtetutën izraelite), të cilat rikujtojnë “natyrën çifute” të vendit.

Rishtas raporti shtoi: “Partitë palestineze mund të zhvillojnë fushata, vetëm për reforma të vogla dhe shtimin e buxhetit të bashkive. Ato e kanë të ndaluar me ligj, sfidimin e vetë regjimit racor”.

Aparteidi i Plotë i Pranishëm në Bregun Perëndimor

Ndërsa “nënshtetasit” palestinezë në Izrael, spikasin për zotërimin e të drejtave politike, njëlloj si bashkatdhetarët e tyre çifutë, palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazzës, janë subjekte të ekspozuar, ndaj kodit të egër ushtarak izraelit dhe nuk kanë të drejta politike si në shtetin e Izraelit.

Grupi i O.K.B.-së theksoi: “Prania e strehimit të 300.000 kolonëve izraelitë, të cilët tanimë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe janë qeverisur nga dy mënyra qeverisjeje të ndara nga palestinezët. Kjo vjen si pasojë, e sistemit ligjor të dyjëzuar, i cili është problematik në vetvete, është një tregues i regjimit të aparteidit”.

Mënyra e qeverisjes së këtij trualli, përputhet plotësisht me përkufizimin e aparteidit, siç ka zënë vend, në Konventën e Aparteidit, përveç ushtrimit të gjenocidit, çdo “akt çnjerëzor”, i ilustruar dhe i renditur në konventë, ushtrohet çdo ditë dhe sistematikisht në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Për më tepër, në këtë drejtim, është ngritur dhe çështja e qeverisjes së zonave, të cilat janë nën kontrollin e plotë të sigurisë dhe civil të Atoritetit Palestinez. Këto troje të rrethuara qytetare, në Bregun Perëndimor, shpesh herë i ngjajnë “Popullsisë së Bentustanëve”, që jetuan në Republikën e Afrikës së Jugut, gjatë epokës së aparteidit të të bardhëve, janë vlerësuar si prova të mëtejshme, të cilat shërbejnë, në përkufizimin e aparteidit.

Burimi: http://iuvmpress.com/