Garat Kur’anore në Hamburg kanë për qëllim të zbulojnë talentet e rinj në Evropë
Një nga objektivat kryesore të Garave të Pesta Kur’anore për muslimanët evropianë është identifikimi i talenteve Kur'anore në kontinent, tha një zyrtar.
Huxhet ul Islam Ismail Ansari, drejtor i Dar-ul-Kur'an i Qendrës Islamike të Hamburgut, e cila është organizatore e ngjarjes, tha se se ai kishte për qëllim edhe promovimin dhe njohjen e të rinjve me Librin e Shenjtë, dhe të institucionalizohet kultura Kur'anor në mesin e brezit të ri.
Edicioni i pestë i Garave të Kur’anore Evropiane u mbajt në qytetin Hamburg, Gjermani më 10-12 mars 2017.
Rreth 160 aktivistë të Kur'anit nga vende të ndryshme evropiane kanë marrë pjesë në këto gara Kur’anore.
Huxhet ul Islam Ansari, i cili shërben gjithashtu si përfaqësues kulturor dhe shoqëror i Qendrës Islame të Hamburgut, iu referua nivelit të Garave Kur’anore të këtij viti duke thënë ato janë në nivel më të lartë se vitet e mëparshme, duke shtuar se numri i pjesëmarrësve është rritur vit pas viti.
Ai gjithashtu tha se kategoritë e mësimit përmendësh të Kur'anit dhe koncepteve Kur'anore kishte numrin më të madh të garuesve.
Hoxha, Huxhet ul Islam Ansari vazhdoi duke thënë se Qendra Islamike bëri çmos për të organizuar ngjarjen Kuranor në mënyrën më të mirë.
Burimi: IQNA News