Cila është “kriza e Hizbullhut” për të cilën flet regjimi Izraelit?
Sejjid Hasan Nasrallahu mban në duar qindra letrat që i janë shkruar dhe dërguar nga nënat e të rënëve dëshmorë. Në këto letra, këto nëna dëshomrësh i kërkojnë leje Sejjid Nasrallahut që t’i dërgojnë edhe djemtë e tjerë në frontet e luftës për Hizbullahun. Megjitatë, ai nuk i ka miratuar këto kërkesa. Megjithatë, deri më tani nuk i ka ardhur asnjë letër që t’i kërkojë të kundërtën.
Censurimi ushtarak i Izraelit na ka lejuar që të publikojmë disa pjesëë të shkëputura nga deklarata që ka bërë Kryetari i Shtabit të regjimit sionist, Gadi Eizenkot në lidhje me parashikmet rreth Frontin Verior (në Liban dhe Siri). Zyrtarët izrelitë, të cilët nuk janë mjafuarë me fjalët Gadi Eizenkotit kanë insistuar që pothuajse të njëjtat gjëra t’i dëgjojnë edhe nga goja e Kryetarit të Shërbimeve Sekrete Ushtarake të Izraelit, Herzl Halev.
Megjithatë, cila është kjo krizë e Hizbullahut? Sa qëndron vërtetësia në gjithë këtë? Çfarë synon të arrijë izraeli me këtë lëvizje?
Kriza e Hizbullahu
Sipas deklaratave që Eizenkot ka bërë, duke shprehur mendimin e tij ai është shprehur se Hizbullahun e ka kapluar një “krizë shpirtërore” dhe “vështirësitë ekonomike”.
Ky hap i hedhur qëllimisht nga kryetari i kryesisë së shtabit të regjimit pushtues ka qënë në ndjekje të hapave të Kryetarit të Shërbimeve ushtarake. Herzl Halevi i ka shtuar këto deklaratave të Eizenkotit: “Hizbullahu nuk po i paguan dot ushtarët e tij. Duke u nisur nga kjo shumë ushtarë janë larguar nga frontet e tyre dhe po braktisin Libanin. Për më tepër, për shkak të ndërhyrjes së Hizbullahut në Siri, ai ka mbledhur shumë zemërim rreth e rrotull vetes nuk ia del dot të bëjë asgjë për shkak se ushtarët e mbetur janë në një moshë të madhe. Aq sa disa prej tyre kanë arritur të 60-at. Sepse ushtarët e rinjë në moshë ose arratisen nga ushtria ose braktisin vendin.”
Çfarë është vërtetë ajo që është quajtur “krizë”
Fillimisht duhet thënë se një pjesë e madhe e gjithçkaje që zyrtarët e regjimit pushtues kanë deklaruar është tërësisht jashtë së vërtetës. Këto gjëra do t’i trajtojmë pikë pas pike në vazhdim të artikullit. Megjithatë është e nevojshme të pranojmë se Hizbullahu është vërtetë duke kaluar një periudhë me probleme financiare. Megjithatë, ashtu siç kanë arritur nnë përfundim edhe shumë analistë, kjo situatë problematike nuk i arrin kurrësesi përmasat e një krize. Ndërsa përsa i përket krizës shpirtërore për të cilën shprehet Eizenkot në deklaratën e tij nuk e dimë se nga është frymëzuar. Ndoshta ushtarët izraelitë e kanë humbur sensin e të kuptuarit pasi janë njohur me raportin e “vlerësimit shtetëror”.
Dhe përsa i përket fjalëve të Haleviut të cilat nuk janë asgjë veçse broçkulla përgjigja gendet në qindra letrat që i vijnë në duar Sejjid Hasan Nasrallahut letrat që i janë shkruar dhe dërguar nga nënat e të rënëve dëshmorë. Në këto letra, këto nëna dëshomrësh i kërkojnë leje Sejjid Nasrallahut që t’i dërgojnë edhe djemtë e tjerë në frontet e luftës për Hizbullahun. Megjitatë, ai nuk i ka miratuar këto kërkesa. Megjithatë, deri më tani nuk i ka ardhur asnjë letër që t’i kërkojë të kundërtën.
Ndërsa përsa i përket çështjes së shpërndarjes së rrogave është e mjaftueshme të dimë këtë gjë, rrogat janë vonuarë për 3 ditë vetëm gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar. Dhe kjo gjë ka ndodhur për shkak se të gjitha shoqëritë e mëdha në atë periudhë bëjnë inventarin vjetor. Përveç këtij rasti nuk është shënuar asnjë problem tjetër me rrogat.
Ndërsa përsa i përket çështjes së emigrimit nga Libani, kjo është një gjë aspak e vërtetë. Përkundrazi, për shkak të krizës në Afrikë, qindra libanezë që jetonin në ato vende, si Angola, dhe Kongo janë kthyer në Liban.
Ndërsa pretendimi që qëndron më larg të vërtetës është çështja e moshës së ushtarëve. Vetëm po të shohësh mesataren e moshës së dëshmorëve të Hizbullahut të rënë në Siri mjafton për të provuar që ky pretendim është i rremë. Halevi për këtë pretendim është mbështetur në një raport që kishte përgatitur kohë më parë Instituti i Washingtonit për Kërkimet Politike në Lindjen e Afërt. Megjithatë, të gjithë jemi të vetëdijshëm që ky institut kërkimi i ka ndjekur nga afër dëshmorët e rënë të Hizbullahut, po kështu njihet eedhe marrëdhënia e ngushtë që kanë me Izraelin. Po, është e vërtetë që në disa nga punimet e tij ky institut i përmbahet mashtrimeve të Izraelit dhe e mbështet këtë regjim pushtues.
Qëllimet
Pasi e kemi nxjerrë në dritë atë që qëndron në të vërtetë përsa i përket krizës është e rëndësishme të analizojmë edhe qëllimet e Izraelit në lidhje me këto pretendime.
E para: Një pjesë e konsiderueshme e atyre që janë thënë në këto deklarata i drejtohen në fakt popullit izraelit. Kjo gjë duhet analizuar duke u fokusuar në situatën aktuale politike të brendshme të trazuar të Izraelit. Thënë ndryshe, me anë të këtyre deklaratave Izraeli po mundohet të mbulojë shifrat e veta në raportet vjetore financiare. Kjo është një përpjekje strategjike për të mbuluar dështimet që ka pësuar Izraeli koët e fundit duke manipuluar situatën. E gjithë kjo lojë po luhet nga Ministri Izraelit i Arsimit dhe lidëri i partisë Shtëpia Hebraike, politikani eksterm i djathtë, Naftali Bennett. Ky ministër që është në luftë të hapur me plitikat që ndjek Netanyahu është ndër personat që k përfituar më së shumti sipas raporteve finaciare.
E dyta: Kjo deklaratë është bërë vetëm pak kohë pas kërcanimit që ka bërë Sejjid Hasan Nasrallah në lidhje me goditjen e depove bërthmore gjatë një lufte potenciale në të ardhmen. Kjo veçanërisht për faktin se ky kërcënim ka krijuar një impakt shume të madh brenda në Izrael, si kurrë më parë. Udhëheqja izraelite po mundohet të pengojë rezultatet e mundshme duke përdorur rrugën e luftës psikologjike. Këto deklarata të reja që po mundohen t’i mbajnë të motivuarë lart njerëzit janë bëë në të njëjtën kohë me raportetë që tregojnë “fuqinë” e Izraelit. Për këtë arsye mundohen t’i shesin njerëzve koncepte të këtilla si “fitore dhe vendoshmëri.”
E treta: Kjo deklaratë ka zënë në vend të madh në mediat e gjirit dhe flasin për përgatitjet e mëdha në lidhje me llogaritë për Libanin. Veçanërisht, këto publikime përdoren për marketimin për të përgtitur myxhahidë duke u nisur nga analizat absurde në lidhje me mbështetjen e rezistencës islamike.
Për të konkluduar, duket qartë se deklartat e fundit të zyrtarëve izraelitë janë pjesë e luftës së tyre psikologjike. Askush nuk e mohon se në të vërtetë ekziston një situatë më e vështirë, megjithatë, Hizbullahu nuk ndodhet kurrësesi në një krizë financiare të shkaktuar nga shpenzimet e luftës. Pra, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse lajme të pabazuara të mediave.
Burimi: Alwaght/ Medya Şafak