Dorëshkrimi i Kur’anit riparohet në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hysejnit
Një kopje dorëshkrim i Kur'anit të Shenjtë dhuruar nga një qytetar nigerian në Kujdestarinë e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.) në Qerbela është duke u riparuar nga Qendra e Astanit për ruajtjen dorëshkrime.
Sipas faqes të internetit të Astanit, Munaf al-Tamimi, drejtor i qendrës, ka thënë se ka filluar punën e riparimit të shpejt pas dhurimit të dorëshkrimit të Kur’anit.
Ai tha se një mbulesë e dorëshkrimit të Kur’anit prej lëkure është shtuar dhe faqet e dorëshkrimit janë zbukuruar.
Qendra Astan në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut ka qindra dorëshkrime, duke përfshirë kopje të vjetër të Kur'anit dhe librave fetarë.
Disa nga këto kopje dorëshkrimesh që datojnë shekuj më parë janë me vlera të veçanta kulturore.
Burimi: ABNA24