Kerkimet Filozofike Fetare

Një Fjalim i Ajetullah Asifit Dhe Ajetullah Hekimit Mbi Ngjarjen Dhe Rëndësinë e Gadir Humit Në Historinë Islame

“Kujdestaria është dukuria, që siguron vijimësinë e bashkësisë muslimane, në mungesë të kujdestarisë do të zhduket, si bashkësia muslimane ashtu edhe udhëheqja, ndërsa nga Islami nuk do mbetet asgjë tjetër, përveç disa ligjeve hyjnore. Kujdestaria është faktori, i cili e shndërron fenë islame, në një fe dinamike, konkurruese dhe strukturore, ose duke përmendur thënien e Imam Husejnit (p.m.t.): “Falë kujdestarisë dhe udhëheqjes, madje dhe kushtet e Islamit si namazi, agjërimi dhe zekati, shfaqen dhe kristalizohen në shoqëri”.

Prezantuesi: “Ju falenderoj që keni ndarë kohën tuaj për ne. Nëse keni dëshirë, le ta nisim bisedën tonë, duke hetuar përmbajtjen dhe rëndësinë, e Hadithit të Gadir Humit”.

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: Kujdestaria është parimi më i rëndësishëm në fenë islame, pas besimit në njëshmërinë e Allaht (f.m.t.). Në të vërtetë kushti i dytë, i cili është besimi në të dërguarit e Allahut (k.m.t.), në një lloj mënyre, gjendet i fshehur brenda këtij parimi, pra është i përfshirë brenda tij. Në ajetin 55, të Sures Maide, të Kur’anit Famëlartë, për kujdestarinë thuhet: “Kujdestari i juaj (i afërt) është vetëm Allahu dhe i dërguari i Tij dhe ata që besuan dhe që falin namazin dhe japin zekatin duke u përkulur”.

Allahu (l.m.t.) e ka vlerësuar kujdestarinë, e të dërguarit të Tij, njëlloj si kujdestarinë ndaj Tij, duke e përkufizuar kështu, në ajetin 12, të Sures Tegabun: “Binduni Allahut dhe binduni të dërguarin, por nëse nuk iu bindni, atëherë detyra e të dërguarit tonë, është vetëm kumtimi i qartë”. Sipas besimit tonë, Allahu i Madhëruar pasi e sprovoi të dërguarin e tij Ibrahimin (p.m.t.) me disa fjalë, siç thuhet në ajetin 125, të Sures Bekare: “Dhe kur Zoti i tij, e sprovoi Ibrahimin, përmes disa porosive, ai ia përmbushi të tëra. Allahu tha: “Unë pa dyshim do të të bëj udhëheqës për njerëzit”. Ai iu lut: “Edhe nga pasardhësit e mi!” Ai tha: “(Po, por) premtimi Im nuk do të përfshijë të padrejtët”. Pra pasi ky i fundit, ia doli mbanë, që të kalonte sprovimin, Allahu (f.m.t.) i tha: “Unë pa dyshim do të të bëj udhëheqës për njerëzit”. Allahu (k.m.t.) ia dorëzoi Ibrahimit (p.m.t.), kujdestarinë dhe udhëheqjen dhe përcaktoi atë, si plotësuesin e bashkësisë muslimane”.

Kujdestaria zotëron dy përmasa: “Përmasa e parë është, lidhja e kujdestarisë me njerëzit, ndërsa ana e dytë është, lidhja e njerëzve me kujdestarinë. Përmasa e parë është, parimi mbizotërues dhe i lartë i lidhjes së kujdestarisë, për të cilin bëhet fjalë në ajetin 6, të Sures Ahzab: “I dërguari është më i mirë ndaj besimtarëve se sa ata janë ndaj vetvetes”, në ajetin 55, të Sures Maide thuhet: “Kujdestari i juaj (i afërt) është vetëm Allahu dhe i dërguari i Tij dhe ata që besuan dhe që falin namazin dhe japin zekatin duke u përkulur”.

Ndërsa përmasa e dytë, ka të bëjë me bindjen. Në ajetin 59, të Sures Nisa thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”.

Kujdestaria është dukuria, që siguron vijëmësinë e bashkësisë muslimane, në mungesë të kujdestarisë do të zhduket, si bashkësia muslimane ashtu edhe udhëheqja, ndërsa nga Islami nuk do mbetet asgjë tjetër, përveç disa ligjeve hyjnore. Kujdestaria është faktori, i cili e shndërron fenë islame, në një fe dinamike, konkurruese dhe strukturore, ose duke përmendur thënien e Imam Husejnit (p.m.t.): “Falë kujdestarisë dhe udhëheqjes, madje dhe kushtet e Islamit si namazi, agjërimi dhe zekati, shfaqen dhe kristalizohen në shoqëri”.

Për këtë arsye në hadithët tanë, është vënë theksi se kujdestaria, është më e rëndëishme se namazi dhe agjërimi. Në një hadith të shënuar nga, Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.) kumtohet: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: “namazi, zekati, agjërimi, haxhxhi dhe kujdestaria”. Transmetuesi i hadithit Dhurare e ka pyetur: “Cila nga këto është më e nderuara?!” Imam Bakiri (p.m.t.) është përgjigjur: “Kujdestaria është e nderuara nga të tëra, sepse kujdestaria, është çelësi dhe kujdestari i tyre, është udhëheqësi i cili tregon udhën e drejtë”. Biseda mes tyre vijon dhe më pas Imam Bakiri (p.m.t.) shton: “Kujdestaria është maja e urdhrit, është pika më e lartë e tij, çelësi i tij dhe dera e gjithçkaje. Pas njohjes së kënaqëissë së thellë të Gjithëmëshirëshmit, vjen bindja ndaj udhëheqësit”. (Imam Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodolodjia e Mjaftimit), vëll. 2, fq. 18; “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 68, fq. 33)”.

Madje këtu dua të citoj, se dhe hadithi i njohur i Gadir Humit, ka të bëjë më kujdestarinë dhe se në këtë hadith, bëhet fjalë se i dërguari i Allahut (l.m.t.), e ka caktuar Imam Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), si kujdestarin e muslimanëve, pas mërgimit të tij nga kjo botë. Muhammedi (p.q.m.t.) në këtë mënyrë, ka shpjeguar dy gjëra për bashkësinë muslimane. E para është bërja e ditur, se kujdestaria dhe udhëheqja, do të vijojë edhe pas ndërrimit jetë të tij. Gjithashtu ky shpjegim nënkupton, se me largimin nga kjo jetë, të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), udhëheqja politike, shoqërore dhe ushtarake, e bashkësisë muslimane, nuk do të lihet në gjendjen e saj. E dyta është se, me caktimin e Imam Aliut (p.m.t.) pas tij, ai do të bëhet argumenti i padiskutueshëm i Allahut të Lartësuar dhe udhëheqësi i muslimanëve, ose e thënë ndryshe kujdestari urdhërues”.

Ajetullah Sejjid Muhammed Bakir Hekimi: Hadithi i Gadir Humit, ëshë një hadith i rëndësishëm, i cili sqaron një ngjarje të rëndësishme. Kjo ngjarje e rëndësishme, është caktimi i të dërguarit më të ndershëm (p.q.m.t.), të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), si mëkëmbësin dhe trashëguesin e tij, shkuarja e tyre bashkë për në haxhxh, si dhe në të njëjtën kohë, caktimi i Imam Aliut (p.m.t.) si përfaqësues i bashkësisë muslimane si dhe marrja e zotimit, nga të tërë muslimanët nga të tëra zonat e asaj epoke. Ja pra hadithi i Gadir Humit, është rrëfimi i kësaj ngjarjeje. Ndërsa për sa i përket emërtimit, erdhi si pasojë e emërimit dhe përcaktimit të birit të xhaxhait të tij, gjatë kthimit nga Haxhxhi i Lamtumirës, në rrethinat e Xhuhfes, në vendin që njihet si Gadir Humi.

Lërmëni t’iu bëj të qartë se vendi i Gadir Humit, ëshë pika e fundit e takimit, në të cilin pushonin haxhinjtë, sepse pas tij rrugët e tyre ndaheshin dhe haxhinjtë largoheshin nga njëri-tjetri. Kjo është arsyeja, që pikërisht në këtë vend, të dërguarit të Allahut (k.m.t.) i zbriti shpallja, e cila i kërkonte atij që të lajmëronte muslimanët për këtë emërim. Në ajetin 67, të Sures Maide thuhet: “O ti i dërguar! Kumtoje atë që t’u zbrit nga Zoti yt, nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (shpalljen). Allahu të siguron mbrojtjen nga njerëzit. Allahu nuk udhëzon në udhë të drejtë popullin që mohon”.

Pasi mori këtë urdhër i dërguari i Allahut (l.m.t.), bëri thirrje që të tërë haxhinjtë, të mblidheshin së bashku në një vend, ata që ishin kishin shkuar përpara të ktheheshin, ndërsa ata të cilët kishin mbetur pas të afroheshin. Pasi haxhinjtë u mblodhën, Muhammedi (p.q.m.t.) ai u ngrit në këmbë dhe mbajti një fjalim. Në fjalimin e tij shkurtimisht, ai ceku rëndësinë e profetësisë, detyrat e të dërguarve dhe përfitimet e njerëzve nga zbatimi i tyre dhe se shumë shpejt ai do të largohej nga gjiri i tyre. Më pas ai kërkoi që ata të dëshmonin, se ai i kishte përmbushur me meritë tërësinë e detyrave të lartpërmendura. Më tej ai përcaktoi Imam Aliun (p.m.t.) si prijësin e muslimanëve dhe mori zotimin nga të pranishmit për përcaktimin e Imam Aliut (p.m.t.).

Kjo është përmbledhja e shkurtër e hadithit të Gadir Humit. Pohoj se hadithët historikë, që kanë të bëjnë, me këtë hadith të rëndësishëm, ndonëse përmbajnë shpjegime të hollësishme, thëniet e tyre bien ndesh me njëra-tjetrën. Megjithatë duhet të theksoj, se të tërë këta hadithë, janë përcjellur në mënyrë të pashkëputur dhe në secilin nga këta hadithë, kalon thënia e Muhammedit (p.q.m.t.): “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”.

Lejomëni që t’iu shpalos, pasi kam përmbledhur shkurtimisht, se të tërë përkrahësit e Ehli Bejtit (p.m.t.), e kanë pranuar hadithin e Gadir Humit, për më tepër edhe dijetarët dhe muhaddithët sunnitë janë të njëzëri, për vërtetësinë absolute të hadithit të Gadir Humit, tani mund të nis shpjegimin e rëndësisë së tij, ose më saktë radhitjen e privilegjeve të tij, në krahasim me hadithët e tjerë:

1- Ky hadith është më i gjatë, gjatë shtjellimit të çështjes së kujdestarisë, si dhe përmbajtja e tij është më e pasur, në krahasim me hadithët e tjerë. Në kendvështrimin e hetimit të kujdestarisë dhe udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.) dhe i çështjeve delikate si këto, nga ana e hadithit të Gadir Humit, është një tjetër tipar dallues i tij, duke e bërë atë të pashoq, për nga ngjashmëria me ndonjë hadith tjetër. Kjo qasje e ndjekur e hadithit të Gadir Humit, meriton kërkimin e një studimi të pavarur.

2- Sërish hadithi i Gadir Humit, është i vetmi në llojin e tij, në këndvështrimin e disiplinës së historisë, apologjetikës dhe letërsisë, zinxhirit dhe mënyrës së transmetimit të tij. Nga ana tjetër, në këndvështrimin e përmbajtjes së tij, nga mënyra se si ky hadith, rrënjoset thellë në zemrat e njerëzve, janë të pakrahasueshëm me hadithët e tjerë. Studiuesit kanë argumentuar se hadithi i sipërcituar, është përcjellur në mënyrë të pashkëputur dhe se të tërë muslimanët, pa dallim sekti ose doktrine, kanë rrëfyer vërtetësinë e këtij hadithi.

3- Hadithi i Gadir Humit zotëron cilësi të veçanta, në lidhje me kushtet në të cilët zbriti dhe shkakun e përcjelljes së tij të pashkëputur. Citoj se në shkaqet e zbritjes, së hadithëve të tjerë nuk gjenden kushte të ngjashme. Mjaftohem duke përmendur se mbledhja e madhe e ditës së sotme, është organizuar me qëllimin e vetëm, të përkujtimit të këtij hadithi madhështor, se nuk ka asnjë synim tjetër përveç këtij.

Madje kur i dërguari i Allahut (f.m.t.) po e përmbushte detyrën e tij, pra po e kryente përjelljen e shpalljes, e cila në këtë optikë, është lajmëruar në ajetin 3, të Sures Teube: “Ky është një kumtim nga Allahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar të tërë njerëzve në ditën e haxhxhit të madh, se Allahu dhe i dërguari i Tij, janë larguar nga (marrëveshja e) idhujtarëve”. Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme për nga rëndësia, së cilës ia kalon vetëm ngjarja e Beraatit “Amnistisë”.

Ashtu siç është e veçantë dhe e privilegjuar, ngjarja e shpalljes së largimit nga idhujtarët edhe hadithi i Gadir Humit, i cili na lajmëron dhe na sqaron, për kujdestarinë e Imam Aliut (p.m.t.), si ngjarja e marrjes së zotimit, nga secili anëtar, i kësaj masë të madhe muslimanësh, për Imam Aliun (p.m.t.) është gjithashtu e veçantë dhe e privilegjuar.

Si rrjedhojë, hadithi na tregon se, gjatë fundit të jetës së Muhammedit (p.q.m.t.), pasi shpallja islame kishte arritur plotësimin e saj, shteti islam kishte shtrirë sundimin, mbi tërësinë tokësore të trojeve të Gadishullit Arab, pasi bashkësia muslimane ishte fuqizuar dhe kishte zgjeruar pushtetin e saj, i dërguari i Allahut (k.m.t.), e kishte zbuluar këtë hadith, si një shenjë paralajmëruese, të dhënies së lamtumirës së tij me muslimanët. Pasi të tërë muslimanët dhanë zotimin e tyre, zbriti ajeti 3, i Sures Maide, i cili bën fjalë për këtë të vërtetë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin fe”.

4- Përcaktimi i të dërguarit të Allahut (l.m.t.), të Imam Aliut (p.m.t.) si mëkëmbësin e tij, nuk ndodhi vetëm me shpalljen e tij të qartë. Me fjalë të tjera, çështja e kujdetarisë dhe udhëheqjes, kjo e vërtetë e madhe, nuk është shënuar thjesht, si një hadith historik, i cili erdhi në rend të ditës, siç kalonte dhe në hadithët e tjerë. Hadithi i Gadir Humit, na mëson se udhëheqja e Imam Aliut (p.m.t.), u zbatua si një ligj dhe urdhër, si dhe duke marrë zotimin e mbarë muslimanëve, pra secili musliman dha besën dhe zotimin e tij, se do t’iu bindej, do t’i qëndronte besnik dhe do t’i jipte rëndësinë e duhur, duke qenë nën vartësinë e kujdestarisë dhe udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.). Miratoj se ky është një tjetër tipar dallues, i cili i jep epërsinë përkatëse, duke e lartësuar në një pikë delikate, hadithin dhe ngjarjen e Gadir Humit, në ndryshim me hadithët e tjerë, në të cilët kalon çështja e kujdestarisë dhe udhëheqjes.

5- Citoj se i dërguari më i ndershëm (p.q.m.t.), druhej nga fakti se muslimanët, nuk do t’i mbanin zotimet e tyre dhe se do t’i thyenin ato pas largimit të tij. Ja pra ishte pikërisht kjo drojë, ajo që e pengoi atë që të zbulonte, këtë çështje të rëndësishme, në këndvështrimin e sendërtimit të bashkësisë muslimane. Ai frikësohej nga mendimi, se si përfundim i thyerjes së zotimit, kjo do t’i jepte shtysë, muslimanëve në lënien mënjanë të fesë islame. Megjithatë urdhri i prerë i Allahut të Madhëruar, për zbatimin e vendimit të tij, në çështjen e kujdestarisë dhe udhëheqjes, si dhe përmbushja e detyrës hyjnore të Muhammedit (p.q.m.t.), përfundoi me shpjegimin e zbatimit të vërtetësisë, e cila do të plotësonte shpalljen hyjnore. Allahu (f.m.t.) ia kishte premtuar të dërguarit të Tij, se do ta ruante shpalljen.

Pandehjet dhe parashikimet e të dërguarit më të ndershëm (p.q.m.t.), mbi këtë ngjarje historike, dolën tërësisht të vërteta, sepse muslimanët shtatëdhjetë ditë më pas (me këtë nënkuptojmë kohën, mes ngjarjes së Gadir Humit dhe ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut (k.m.t.)) i thyen zotimet e tyre. Megjithatë Allahu (l.m.t.) e çoi në vend premtimin e Tij dhe e ruajti shpalljen e Muhammedit (p.q.m.t.). Kjo ndodhi si pasojë e dhënies së zotimit të muslimanëve që në fillim, se do t’i qëndronin besnikë dhe do t’i jepnin rëndësinë e duhur, duke qenë nën bindjen e Islamit dhe profetësisë, duke qenë plotësisht, nën vartësinë e të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Ndikimet e përcaktimit të këtij të fundit, të farefisit të tij si udhëheqës, të bashkësisë muslimane, kanë vijuar deri në ditët tona. Edhe sot e kësaj dite, muslimanët të cilët, e mbajtën zotimin e parë, përbëjnë bashkësinë më të zgjedhur, në gjirin e muslimanëve, në këndvështrimin e marrjes së përgjegjësisë, shfaqjes së durimit, vartësisë dhe lavdërimit.

Veçoritë që kam renditur, në pesë pikat e mësipërme, vihen re vetëm në Hadithit e Gadir Humit, sepse asnjë nga hadithët e tjerë, nuk i përmend veçoritë, e çështjes së kujdestarisë dhe udhëheqjes.

Prezantuesi: “Në një kohë kur hadithi i Gadir Humit, është përcjellur në përmbledhjet e hadithit si shiite dhe sunnite, atëherë cili është shkaku i çështjes së mosmarrëveshjes?!”

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: Lërmëni t’iu them se, burimi i mosmarrëveshjes, është fjala “meula” e cila kalon në hadithin e Gadir Humit. Gjuhëtarët dhe leksikografët, kanë shkruar se fjala “meula” ka shumë kuptime si p.sh.: “edukues”, “xhaxha”, “djali i xhaxhait”, “vajza e xhaxhait”, “rob”, “mbret”, “i bindur”, “ortak”, “dhëndërr”, “më i mirë”, “dashuri”, dhe “ndihmës”. Kuptimi i fjalës “meula”, në hadithin e Gadir Humit, nuk është i arsyeshëm, që të jetë përdorur me një kuptim tjetër, me përjashtim të tre kuptimeve të fundit. E thënë ndryshe, dijetarët pohojnë se, kuptimi i kësaj fjale, mund të përfshijë, vetëm përdorimin e tre kuptimeve të fundit.

Dijetarët shiitë, duke u mbështetur në argumentët, që ceken në tekstin e hadithit, pranojnë se fjala “meula” është përdorur në kuptimin “më i mirë” dhe e sqarojnë kështu: “Qëllimi i hadithit të Gadir Humit, ka të bëjë me përcaktimin e të dërguarit më të ndershëm (p.q.m.t.), të Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), në postin e më të mirit dhe udhëheqësit të të tërë njerëzve. Pohoj se gjenden një mori argumentësh, dëshmitarësh dhe provash që e vërtetojnë këtë”.

Ndërsa dijetarët e Ehli Sunnetit, duke u nisur nga konteksti i hadithit, pretendojnë se fjala “meula” është përdorur në kuptimin “dashuri” dhe “ndihmës”. Në të vërtetë dijetarët sunnitë, pasi kanë bashkuar të dyja kuptimet, e kanë kuptuar se duhet të komentonin hadithin e lartpërmendur dhe si pasojë duke u mbështetur në dy kuptimet e sipërcituara kanë përkufizuar: “Synimi i të dërguarit të Allahut (k.m.t.), ishte shpallja e Aliut, si miku, i dashuri dhe ndihmësi i njerëzve të pranishëm”. Pas këtij përkufizimi dhe komentimi, shtoj se është mëse e natyrshme, se sipas dijetarëve sunnitë, Imam Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), nuk mund të jetë as kujdestari dhe as udhëheqësi i njerëzve”.

Ajetullah Sejjid Muhammed Bakir Hekimi: Duke u nisur, nga korniza e hadithit të Gadir Humit, pohoj se shkaqet e mosmarrëveshjes mes shiitëve dhe sunnitëve, mund të përmblidhen në këto pika të përgjithshme:

1- Aludimet se zinxhiri i transmetimit të hadithit të mësipërm, ose argumentimi i tij është i dobët dhe mohimi se hadithi në fjalë, nuk është përcjellur në mënyrë të pashkëputur, si për shembull, aludimet e Fahruddin Radiut. Ose aludime se ky hadith, nuk është i qëndrueshëm dhe nuk është një hadith i pashkëputur, duke u orvatur kështu, në ngjalljen e dyshimeve mbi mënyrën e tij të përcjelljes, si p.sh. mendimet dhe prirjet e disa dijetarëve fanatikë, si Ibn Haxher Hejthemiu, Nuruddin Halebiu, Ibn Tejmijje, Ibn Hazmi, Abdulhakk Dihleuiu. Këta dijetarë kanë menduar, se për ta është më e lehtë, që bë vend të mohimit të hadithit përkatës, të shkojnë drejt rrugës, së mohimit të argumentimit të tij. Për këtë arsye ata kanë parapëlqyer, mohimin e së vërtetës së pasqyruar dhe zinxhirit të transmetimit të hadithit, me qëllimin e mbylljes së shtigjeve të transmetimit, për t’ia lehtësuar vetes, detyrën e komentimit të përmbajtjes së tij të hapur.

2- Këta dijetarë kanë parapëlqyer, anashkalimin dhe heshtjen e plotë, me qëllimin e zhdukjes së ndikimeve të hadithit të Gadir Humit. Në këtë mënyrë këta dijetarë, i kanë cilësuar doktrinat të cilat kanë pranuar, caktimin e udhëhqjës së të dërguarit të ndershëm (p.q.m.t.) për Imam Aliun (p.m.t.) si doktrina përjashtuese. Si për shembull si Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, ashtu edhe shumica e dijetarëve sunnitë, e kanë ndjekur këtë rrugë.

3- Sërish këta dijetarë kanë parapëlqyer, heqjen e disa fjalëve, shembujve dhe argumenteve të rëndësishme, të cilat kishin për synim kuptimin, sa më të mirë të ngjarjes së Gadir Humit. Unë i kam sqaruar këto shembuj, dëshmitarë dhe argumente, teksa iu përgjigjesha pyetjes suaj të parë. Fjala vjen Imam Tirmidhiu, është mjaftuar vetëm, me përmendjen e kësaj fjalie të shkurtër, pa bërë lidhjen e saj, me kontektin paraardhës dhe pasardhës: “I dërguari i Allahut (l.m.t.) në hadithi Gadir Humit ka thënë: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”. Tani nëse ne bëjmë krahasimin, e kësaj fjalie të shkurtër, me hadithin e përcjellur në mënyrë të hollësishme, së bashku me të tërë dëshmitarët, argumentet dhe lidhjet e tij, të shënuar nga Imam Muhammed Bakiri (p.q.m.t.), në veprën me titull: “Ihtixhaxhi” (Ekstrakti) e Tabersiut, do të kuptojmë më mirë, se shumica dërrmuese e dijetarëve sunnitë, janë orvatur në mënyrë të dendur dhe të pandërprerë, në censurimin e ngjarjes dhe hadithit të Gadir Humit.

4- Rishtas këta dijetarë, janë orvatur në komentimin, e hadithit të Gadir Humit, duke përdorur disa mënyra, të cilat janë shumë larg, metodologjisë së shkencës së gjuhësisë. Qëllimi i kësaj fshehjeje, është asgjësimi i përmbajtjes së funksionit të kredos dhe sociopolitik që ka hadithi i Gadir Humit, vetëm e vetëm që të mund ta ngushtojnë, si një shpjegim i një ndodhie të ndjenjave dhe etike.

Prezantuesi: “Cili është vendi i hadithit të Gadir Humit në burimet e Ehli Sunnetit?!”

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: Hadithin e Gadir Humit, e kanë dëgjuar më tepër se 100 mijë bashkëkohës të të dërguarit më të ndershëm (p.q.m.t.), drejtpërdrejtë nga gjuha e tij. Hadithët për këtë ngjarje, janë shënuar në burime sunnite, si në veprën me titull: “Siretu’l-Halebijje” (Jetëshkrimi i Halebit), në “Sire” (Jetëshkrimi), e Ahmed Ibn Zejn Dehlanit, në “Tarihu’l-Hulefa” (Historia e Prijësve) dhe në “Tedhkiretu’l-Hauassi” (Përmendja e Ndjenjave). Duke marrë parasysh, këtë turme të madhe bashkëkohësish, njerëzit të cilët e kanë shoqëruar, të dërguarin e Allahut (f.m.t.), ia treguan njerëzve dhe farefiseve të tyre këtë hadith, kur u kthyen në vendbanimet e tyre dhe si rrjedhojë, vala e zgjerimit të kësaj ngjarjeje, mori një përmasë të madhe.

Megjithatë duke u mbështetur, në një mori problemesh politike, në epokën e emeuitëve është parandaluar, përhapja në nivel edhe më të gjërë, e hadithit të Gadir Humit. Pavarësisht këtyre masave parandaluese, hadithi i Gadir Humit, është përcjellur në veprat e Ehli Sunnite, nga më tepër se 100 mijë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.). Për më tepër, siç ka shkruar, në veprën e tij me titull: “Abakatu’l-Enuari” (Klasifikimet e të Ndriçuara), dijetar Mir Hamid Husejni dhe në “Gadir” (Gadiri), dijetar Emini, arrijmë në përfundimin, se afërsisht 360 transmetues, nga ndjekësit e ndjekësve dhe dijetarë të ndryshëm sunnitë, e kanë përcjellur hadithin e lartpërmendur, nga i dërguari i Allahut (k.m.t.).

Në perceptimet e tij me titull: “Tabakat” (Klasifikimet) dhe “Gadir” (Gadiri), dijetari i ndjerë Sejjid Abdulaziz Tabataiu, ka shfaqur një numër të madh burimesh, të cilat dëshmojnë për përcjelljen e hadithit, në përmbledhjet sunnite. Me lejen e Allahut të Madhëruar dhe ky punim do të botohet së shpejti.

Pohoj se hadithi i Gadir Humit, është përcjellur shpesh herë, në përmbledhjet e hadithit, caktimi i detyrës së rëndësishme, të të dëguarit më të ndershëm (p.q.m.t.), i Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), si kujdestar dhe udhëheqës, dëgjimi i 100 mijë bashkëkohësve të pranishëm të Muhammedit (p.q.m.t.) të këtij hadithi, rëndësia e jashtëzakonshme, që bart çështja e kujdestarisë dhe udhëheqjes dhe njohja e të tërë njërëvze të hadithit të Gadir Humit.

Nuk ma merr mendja, se ndonjë hadith tjetër në historinë islame, ka arritur nivelin e përcjelljes në mënyrë të pashkëputur, ashtu siç e ka arritur hadithi i Gadir Humit. Për këtë arsye ky është një hadith kryekëput, i përcjellur në mënyrë të pashkëputur dhe nuk mund të dyshohet zinxhiri i transmetimit të tij. Si rrjedhojë, nuk është aspak e nevojshme, diskutimi i shëndetit të zinxhirit të tij. Shtoj se gjenden shumë versione, të përmbledhjeve të hadithit të Ehli Sunnetit, në të cilat është përcjellur hadithi i Gadir Humit, me zinxhirë të vërtetë transmetimi. Tani ne do të cekim, vetëm disa nga këta zinxhirë:

Në veprën e tij me titull: “Mustedrek Ala’s-Sahihihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Hadithëve të Vërtetë), (vëll. 3, fq. 118, hadithi nr: 4576) Hakim Nishaburiu (i cili në këtë vepër, ka mbledhur hadithët e vërtetë, sipas kushteve të përcaktuara, të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, por që nuk janë shënuar në veprat e tyre) shkruan: “Ebu Bekr Muhammed Ibn Baluejhi dhe Ebu Bekr Ahmed Ibn Xhafer Bedhdhadhi, më thanë se kanë dëgjuar të atin e Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbelin, ky nga Jahja Ibn Hammadi, ky nga Ebu Auane, ky nga Sulejman A’meshi, ky nga Habib Ibn Thabiti, ky nga Ebu Fusajli, ky nga Zejd Ibn Erkami se i dërguari i Allahut (l.m.t.) ka thënë: ““Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”. Më pas ai ka përcjellur hadithin e Gadir Humit dhe ka shkruar kështu: “Ndonëse ky është një hadith i vërtetë, sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, këta nuk e kanë shënuar këtë hadith në veprat e tyre”.

Sërish në veprën e tij me titull: “Mustedrek Ala’s-Sahihihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Hadithëve të Vërtetë), (vëll. 3, fq. 631, hadithi nr: 6272) Hakim Nishaburiu shton: “Muhammed Ibn Ali Shejbani në Kufe, më lajmëroi dhe më tha se, Ahmed Ibn Hazim Gaffari, ky nga Ebu Nuajmi, ky nga Kamil Ebu Ala, ky nga Habib Ibn Thabiti, ky nga Zejd Ibn Erkami se i dërguari i Allahut (f.m.t.) ka thënë: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”. Më pas ai ka përcjellur hadithin e Gadir Humit dhe nënvizon: “Ndonëse zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë, por as Imam Buhariu dhe as Imam Muslimi nuk e kanë shënuar”.

Rishtas në veprën e tij me titull: “Telhisu’l-Mustedreki” (Thelbi i Perceptimit), muhaddithi i njohur Imam Dhehebiu, pasi ka përcjellur hadithin e sipërcituar, ka theksuar se ky është një hadith i vërtetë”.

Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetët e Tirmidhiut), (vëll. 5, fq. 591, hadithi nr: 3713), Imam Tirmidhiu citon: “Muhammed Ibn Beshari më lajmëroi se Muhammed ibn Xhaferi, ky nga Shube, ky nga Seleme Ibn Kehili, ky nga Ebu Tufejli, ky nga Ebu Shurejha ose nga Zejd Ibn Erkami, se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (k.m.t.) duke thënë: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”. Më pas ka kumtuar: “Ebu Isai ka miratuar se ky është një hadith i vërtetë”.

Madje në veprën e tij me titull: “Mushkilu’l-Asari” (Çështjet e Pazgjidhura), (vëll. 2, fq. 308), Imam Ebu Xhafer Tahauiu pohon: “Zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi është i vërtetë dhe asnjë nga transmetuesit e tij nuk është qortuar”.

Për më tepër, në veprën e tij me titull: “Istiabi” (Pendimi), (vëll. 2, fq. 373), Ibn Abdilberr Kurtubiu, pas shënimit të hadithit të mësipërm shpjegon: “Ky hadith është plotëëisht i vërtetë”.

Në veprën e tij me titull: “Tedhkiretu’l-Hauassi” (Përmendja e Ndjenjave), (fq. 18) Ibn Xheuzi shënon: “Tërësia e këtyre hadithëve, është shënuar në veprën me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Në mesin e këtyre hadithëve, është thënë se hadithi në të cilin gjendet, fjalia e Umer Ibn Hattabit: “Ti u bërë zotëriu i të tërë burrave dhe grave besimtare”,  është i dobët. Përgjigjia është se ky është një hadith i vërtetë, ndërsa hadithi i dobët është ai i përcjellur nga Ebu Bekr Ahmed Ibn Thabiti”.

Në veprën e tij me titull: “Kifajetu’t-Talibi” (Mjaftimi i Kërkuesit), (fq. 15) Shafii Ebu Abdullah Genxhi sqaron: “Ky është një hadith i njohur është i mirë dhe transmetuesit e tij janë besnikë. Lidhja e disa zinxhirëve të tij me disa të tjerë, është argumenti se përcjellja e tij është e vërtetë”.

Në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve), (fq. 104, hadithi nr: 9109) Nuruddin Hejthemiu, pas shënimit të hadithit, miraton se është një hadith i besueshëm.

Në veprën e tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), (fq. 25) Ibn Haxher Hejthemiu, ndonëse bën të qartë se hadithi është i vërtetë, shton se argumentimi i tij është i diskutueshëm.

Ashtu siç e kemi sqaruar dhe më lart, duke bërë të ditur disa nga rrugët dhe zinxhirët e transmetimit, sipas shkencave të disiplinës dhe drejtësisë, së fushës së hadithit, si dhe dëshmitë e dijetarëve, niveli i pashkëputshmërisë së hadithit, është në një nivel absolut dhe dyshimi mbi këtë dukuri, i ngjan dyshimit nga një e vërtetë absolute.

Ajetullah Sejjid Muhammed Bakir Hekimi: Sipas muhaddithëve të Ehli Sunnetit, hadithi i Gadir Humit, është një hadith i shkallës së dytë ose të tretë, sepse ky hadith fisnik, nuk është përcjellur në përmbledhjet e hadithit, të cilat cilësohen si të vërteta, në mesin e muhaddithëve sunnitë. Ashtu siç cituam dhe më sipër, vetëm Imam Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, e kanë përcjellur të mangët hadithin dhe kanë shënuar se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”.

Njëri nga shkrimtarët e veprës me titull: “Kutubu’s-Sitte” (Gjashtë Librat), Imam Nesauiu pasi ka përmendur, zinxhirët e ndryshëm të transmetimit, ka përcjellur hadithin e Gadir Humit. Për më tepër në veprën: “Musnedu’l-Imami’l-Ibni’l-Ahmedi’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), zinxhiri 40 i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, zinxhiri 79 i Ibn Xherir Taberiut, zinxhiri 80 i Xhedheriut, zinxhiri 75 i Ibn Ukdes, zinxhiri 120 i Ebu Said Sixhistanit, zinxhiri 125 i Ebu Bekr Xhuabit dhe zinxhiri 150 i Ibn Jemenit, e kanë përcjellur hadithin fisnik të mësipërm dhe e kanë shënuar në veprat e tyre (mund t’i adresoheni dhe veprës me titull: “Muraxhaat” (Lutjet) e dijetar Sherefuddinit).

Madje dhe në veprën e tij: “Mustedrek” (Perceptimi), Hakimi Nishaburiu, në veprën e tij “Mexhmua” (Përmbledhja), në veprën e tij: “Tarih” (Historia), Ibn Asakiri, e kanë përcjellur hadithin e lartpërmendur, me rrugë të ndryshme transmetimi. Dijetar Sejjid Sherefuddini ia ka adresuar përcjelljen e hadithit të Gadir Humit, njërës nga shkrimtarët e përmbledhjes së hadithëve të vërtetë, përkatësisht Imam Muslimit, ndonëse hadithi i cili kalon, në këtë vepër është i shkurtër. (“Muraxhaat” (Lutjet), fq. 263).

Synimi i sqarimeve tona, është se dijetarët sunnitë në përgjithësi, e kanë pranuar se hadithi i Gadir Humit është i vërtetë, me përjashtim të disa dijetarëve si vijon: “Imam Dhehebiu, Ibn Xhedheriu, Xhelaluddin Sujuti, Mullah Ali Kadiri, Xhemaluddin Ataullah Ibn Fadl Shiraziu, Munauiu, Hafidh Ibn Kethiri, Shejh Ali Takiu, Mirza Mahzumi, Dijaduddin Kabliu, Muhammed Ibn Ismail Emiri, Muhammed Ibn Sadri etj. Këta janë dijetarë fanatikë, të cilët kanë mbetur të izoluar në një kënd, kundrejt shumicës dërrmuese, të dijetarëve sunnitë, që kanë pranuar pashkëputshmërinë e hadithit të Gadir Humit. (“Nefahatu’l-Ezhari” (Fryrja e Luleve), fq. 105)

Për sa i përket diskutimeve, në lidhje me argumentimin e hadithit, pohoj se dijetarët sunnitë në përgjithësi, ndonëse çështja e hadithit, përmban thënie shumë të qarta, mbi kujdestarinë dhe udhëheqjen, e kanë shndërruar këtë, në një çështje ndjenjash dhe etike. Them se është e qartë, se komentimi, pasqyrimi dhe interpretimi i sunnitëve, buron nga fakti i pranimit të udhëheqjes së tre prijësve të parë të bashkësisë muslimane. Si rrjedhojë e pranimit të tyre, ata e kanë komentuar dhe interpretuar në këtë mënyrë.

Prezantuesi: “Cilat janë ndryshimet e kryera, në transmetimin e hadithit të Gadir Humit?! Vallë a është e mundur, që ta sqaroni duke sjellur disa shembuj?!”

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: “Theksoj se asnjë muhaddith, nuk mund përgënjeshtrojë dhe të mohojë, respektin ndaj hadithit, fjalëve dhe mendimeve të hadithit të Gadir Humit. Ashtu siç kemi përmendur dhe më sipër, diskutimet mbi mënyrën e përcjelljes së pashkëputur të hadithit dhe dyshimi mbi këtë dukuri, i ngjan dyshimit nga një e vërtetë absolute. Megjithatë ky hadith është komentuar në mënyra të ndryshme dhe ka pësuar ndryshime shpirtërore, si pasojë e përmbajtjes së mesazhit të tij politik.

Për ta shpjeguar, se sa elementare dhe të thjeshta janë këto ndryshime, po e ilustroj me një shembull: “Në veprën e tij: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi) (vëll. 5, fq. 227), Hafidh Ibn Kethiri kur heton, hadithët e shekullit të dhjetë, të mërgimit islam shkruan: “Kreu kur i dërguari i Allahut (l.m.t.), gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, rrëfeu një hadith në vendin e quajtur Gadir Humi, në rrethinat e Xhuhfes, mes Mekkës dhe Medinës. Ai në këtë hadith, ka sqaruar virtytet e Ali Ibn Ebi Talibit dhe ka bërë të ditur se ai është i pastër, nga thashethemet e disa nga bashkudhëtarët e tij, të cilët ishin nisur në drejtim të trojeve jemenase”.

Ashtu siç shihet qartë Ibn Kethiri, ka kryer një koment shumë të thjeshtë. Sipas tij i dërguari më i ndershëm (p.q.m.t.), paska mbledhur 100 mijë njerëz, në atë ditë nën diell, me një nxehtësi përvëluese, vetëm e vetëm për të sqaruar, virtytet e Imam Aliu (p.m.t.) dhe për të bërë të ditur se ai është i pastër, nga thashethemet e bashkudhëtarëve të tij, të cilët ishin nisur në drejtim të trojeve jemenase!

Prezantuesi: “Cilat janë parimet që kanë përftuar shiitët nga hadithi i Gadir Humit?!”

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: Shiitët e pranojnë këtë hadith, si një argument të kujdestarisë dhe udhëheqjes absolute, të Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), pas të dërguarit më të ndershëm (p.q.m.t.). Qëllimi i hadithit të Gadir Humit, ka të bëjë me përcaktimin e të dërguarit më të ndershëm (p.q.m.t.), të Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), në postin e më të mirit dhe udhëheqësit të të tërë njerëzve. Pohoj se gjenden një mori argumentësh, dëshmitarësh dhe provash që e vërtetojnë këtë.

Për më tepër shiitët besojnë, se kujdestaria dhe udhëheqja e Imam Aliut (p.m.t.), ashtu siç është përcaktuar në hadithin e mësipërm, është urdhri i Allahut (f.m.t.) dhe se në mungesë të lejes së Allahut (k.m.t.), asnjë kujdestari dhe udhëheqje nuk është e ligjshme. Ajeti i përcjelljes e argumenton këtë pikë, ose ajetin 67, i Sures Maide: “O ti i dërguar! Kumtoje atë që t’u zbrit nga Zoti yt, nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (shpalljen). Allahu të siguron mbrojtjen nga njerëzit. Allahu nuk udhëzon në udhë të drejtë popullin që mohon”.

Ashtu siç kanë shënuar, shumë komentues dhe muhaddithë, ajeti në fjalë ka zbritur në 18 Dhulhixhxhe, në ditën e Gadir Humit, me shpalljen e kujdestarisë së Imam Aliut (p.m.t.). (“Durru’l-Mensuri” (Dëmi i Mensurit), vëll. 2, fq. 298; “Fethu’l-Kadri” (Çlirimi i Caktimit), vëll. 3, fq. 57; Fahruddin Radiu, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 2, fq. 348; “Tefsiru’l-Mizani” (Komentimini i Peshores), vëll. 6, fq. 463; “Esbabu’t-Tenzili” (Shkaqet e Zbritjes), fq. 150; “Sheuahidu’t-Tenzili” (Dëshmitarët e Shpalljes), fq. 187).

Ajetullah Sejjid Muhammed Bakir Hekimi: Në lidhje me parimet e përftuara, nga hadithi dhe ngjarja e rëndësishme e Gadir Humit, nxirren këta parime mbi kredon:

1- Si udhëheqja dhe profetësia, janë një autoritet i dhënë, nga Allahu (l.m.t.), sepse caktimi i Muhammedit (p.q.m.t.), i Imam Aliut (p.m.t.), ka ndodhur me urdhrin e Allahut (f.m.t.). Muhammedi (p.q.m.t.) i cili e ka nënvizuar këtë të vërtetë, ndonëse kishte parashikuar, se mëkëmbësit të tij Imam Aliut (p.m.t.), do t’i mungonte mbrojtja hyjnore, madje edhe se parashikimi i tij, ishte në përputhje me të vërtetat e asaj epoke, Allahu i Lartësuar e kishte caktuar, të dërguarin e Tij, me detyrën e shpjegimit të këtij mesazhi. Them se është i qartë, se si ky mesazh dhe sqarimi i këtij urdhri, nuk ishte vetëm çështja, e kalimit të pushtetit, në duart Imam Aliut (p.m.t.), sepse ky pikësynim nuk ndodhi. Si rrjedhojë kjo ngjarje e madhe, ky urdhër në lidhje me kredon, duke saktësuar se si parimi i  udhëheqjes dhe i profetësisë, jetësohen vetëm me urdhrin e Allahut (k.m.t.).

2- Dhënia e zotimit dhe thyerja e tij, është njëlloj si, dhënia e zotimit të dërguarit dhe thyerja e tij, si dhe sjell të njëjtat përfundime.

3- Në të njëjtën kohë, ngjarja e Gadir Humit, provon pafajësinë, e Imam Aliut (p.m.t.), sepse dorëzimi ndaj kujdestarisë së tij, ndihma e tij, urrejtja e armiqve të tij, ndjekja e udhës së tij dhe qëndrimi besnik ndaj mendimeve të tij, është e barazvlefshme me dorëzimin ndaj kujdestarisë së të dërguarit të Allahut (k.m.t.), ndihmës së tij, ndjekja e udhës së tij dhe qëndrimi besnik ndaj mendime të tij.

Prezantuesi: “Si mund t’i vërtetoni pohimet tuaja?!”

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: Ne besojmë se fjala “meula”, që kalon në hadithin e Gadir Humit, është përdorur në kuptimin “më i miri”. Me këtë nënkuptojmë se fjalia: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, se të tërë ata të cilët iu janë bindur, kujdestarisë së të dërguarit më të ndershëm (p.qm.t.), iu janë bindur dhe kujdestarisë së Imam Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.). Miratoj se argumentet, të cilat vërtetojnë përdorimin e kësaj fjalë në këtë kuptim janë si vijon:

1- Në hadithin e Gadir Humit, të përcjellur me zinxhir të vërtetë transmetimi, fillimisht kalon pyetja e dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) drejtuar njerëzve: “A nuk jam unë më i mirë për ju se sa vetë ju?!” Muhammedi (p.q.m.t.) pasi mori një përgjigje pozitive tha: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”. Ardhja e fjalisë së dytë, pas fjalisë së parë, qartëson se Muhammedi (p.q.m.t.), me fjalën “meula”, ka nënkuptuar hapur, më të mirin dhe përparësinë e tij.

Në anën tjetër përgjigjia e pyetjes: “A nuk jam unë më i mirë për ju se sa vetë ju?!” është dhënë në ajetin 6, të Sures Ahzab: “I dërguari është më i mirë ndaj besimtarëve se sa ata janë ndaj vetvetes”. Sipas këtij ajeti, i dërguari më i ndershëm (p.q.m.t.), ka të drejtën e kujdestarisë absolute mbi muslimanët. Muhammedi (p.q.m.t.) ka nënkuptuar, pikërisht këtë kuptim, në hadithin e Gadir Humit dhe Allahu i Madhëruar, ia ka dhënë përgjigjen, duke sqaruar ajetin 6, të Sures Ahzab, se kujdestaria do t’i kalojë, Imam Aliut (p.m.t.) pas mërgimit të tij.

Shumica e muhaddithëve, janë të mendimit se Muhammedi (p.q.m.t.), e ka shtruar pyetjen: “A nuk jam unë më i mirë për ju se sa vetë ju?!” gjatë përcjelljes së hadithit të Gadir Humit. Në vëllimin e parë, të veprës së tij: “Gadir” (Gadiri), dijetar Emini, ka përpiluar dhe listën e transmetuesve të këtij hadithi. Në veprën e tij të rëndësishme: “Tedhkiretu’l-Hauassi” (Përmendja e Ndjenjave), (fq. 20), dijetari i doktrinës hanefite, Thibt Ibn Xheuziu, pasi ka komentuar mundësitë e larmishme, të kuptimit të fjalës “meula” ka shkruar: “Qëllimi i hadithit është bindje e veçantë dhe mundësia e dhjetë e përcakton këtë. Sipas kësaj kuptimi (i fjalisë në këtë hadith), është cilido që më jep përparësi mua më shumë se sa vetes dhe Aliu ka më tepër përparësi për të se sa vetë ai. Këtë komentim, e ka shkruar Hafidh Ebu Ferexh Jahja Ibn Saidi Thekafiu, në veprën e tij me titull: “Medhu’l-Bahrejni” (Lavdërimi i Dy Detrave) dhe pasi ka përmendur transmetuesit ka shtuar: “I dërguari i Allahut (l.m.t.) pasi kapi dorën e Aliut tha: “Cilido që më ka mua kujdestar dhe ai i cili më jep përparësi më shumë se sa vetes edhe Aliu është kujdestari i tij”. Dije se të tëra kuptimet, kthehen në mundësinë e dhjetë. Pra kjo fjali, është përgjigjia e pyetjes, së Muhammedit (p.q.m.t.): “A nuk jam unë më i mirë për ju se sa vetë ju?!” Si rrjedhojë ky është një argument i padiskutueshëm shumë i qartë, i pranimit të udhëheqjes dhe bindjes, së të dërguarit të Allahut (f.m.t.)”.

2- I dërguari më i ndershëm (p.m.t.), gjatë shpalljes së tij hyjnore 23 vjeçare, nuk i ka kushtuar një rëndësi kaq të veçantë, shpjegimit të këtij mesazhi, përveç mesazhit të njëshmërisë së Allahut (k.m.t.). Sërish ai nuk është përgatitur kaq shumë dhe nuk ka përcjellur asnjë mesazh tjetër, ndaj një bashkësie kaq të madhe njërëzish. Sipas mendimit tonë, Muhammedi (p.q.m.t.), nuk i mblodhi 100 mijë njerëz, në një ditë me nxehtësi përvëluese, vetëm e vetëm për të sqaruar, se Aliu (p.m.t.) miku dhe ndihmësi i besimtarëve dhe se nga thashethemet e bashkudhëtarëve të tij, të nisur drejt Jemenit, ishin të parëndësishme.

Nëse ne pranojmë se tërë kjo përgatitje është bërë, vetëm për sqarimin e kësaj çështje të vogël, ne nuk do të kuptojmë kurrë, historinë ashtu siç duhet. Nëse kjo ngjarje, do të kishte ndodhur në epokën tonë përpara syve tanë, vallë a do të kishim ndërmarrë këtë orvatje, për ta zvogëluar këtë, në një kallëp të ngushtë?!

3- Argumenti i tretë, i cili vërteton besimin dhe pretendimin tonë, është përcaktimi i të dërguarit të Allahut (l.m.t.), të Imam Aliut (p.m.t.) si dhe lutja për të: “O Allahu im! Duaje atë që e do atë dhe armiqësohu me atë që është armiku i tij! Ndihmoje atë që e ndihmon atë dhe lartësoje atë që e lartëson atë!

Kjo lutje është një siguri, për ata të cilët, do të tregojnë armiqësi, ndaj kujdestarisë së Imam Aliut (p.m.t.), do të joshen nga dëshirat epshore, do të pengojnë udhëheqjen e tij dhe do të ndjekin një politikë, se nuk kanë asnjë lloj mundësie, për komentimin e tyre, pas ndërrimit jetë të Muhammedit (p.q.m.t.). Për më tepër kjo lutje, nuk është bërë vetëm, për Imam Aliun (p.m.t.), por përfshin ndjekësit dhe ata të cilët, rezistojnë së bashku me të. Madje kjo lutje kalon, me zinxhir të vërtetë transmetimi, në hadithin e Gadir Humit.

4- Argumenti i katërt, është fjala e Muhammedit (p.q.m.t.) ka thënë: “Unë jam thirrur në praninë e Zotit tim dhe unë do t’i përgjigjem kësaj ftese...Unë do të qëndroj në mesin tuaj për një kohë të shkurtër”, para caktimit të Imam Aliut (p.m.t.), në postin e kujdestarisë. Kjo fjali është përcjellur dhe shënuar, në shumë zinxhirë dhe rrugë të vërtetë transmetimi. Në veprën e tij: “Gadir” (Gadiri), dijetar Emini, i ka renditur këta zinxhirë dhe rrugë transmetimi (vëll. 1, fq. 26, 27, 30, 32, 34, 36, 47, 176).

Pohoj se është shumë e qartë, se fillimisht Muhammedi (p.q.m.t.), ka dashur të na sigurojë, pranimin e urdhrit të trashëgimisë, kujdestarisë dhe udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.) pas largimit të tij. Si rrjedhojë me fjalinë “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, nuk nënkuptojmë tjetër, përveç shpalljes së kujdestarisë dhe udhëheqjes, së Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.).

5- Argumenti i pestë, është se muslimanët pas përcjelljes, së shpalljes hyjnore, të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), kishin dhënë zotimin e tyre Imam Aliut (p.m.t.) dhe e kanë uruar atë ditë. Sipas disa transmetimeve shënohet, se zotimi kishte zgjatur, deri pas namazit të natës, ndërsa sipas disa të tjerëve shënohet, se zotimi kishte mbaruar, vetëm pas tri ditëve. (“Gadir” (Gadiri), vëll. 1, fq. 270; Transmetimet e përcjellura, nga Zejd Ibn Erkami, në veprën me titull: “Kitabu’l-Uelajeti” (Libri i Kujdestarisë)).

Atë ditë në mesin e atyre, që uruan Imam Aliun (p.m.t.), ishin dhe prijësi i parë dhe i dytë, i bashkësisë muslimane. Këtë ngjarje e kanë përcjellur, një numër i madh muhaddithësh dhe historianësh, si Imam Ahmed Ibn Hanbeli (“Musned Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit e Imam Ahmed Hanbelit), vëll. 4, fq. 281, gjashtë hadithë); Hatib Bagdadi (“Tarihu’l-Bagdadi” (Historia e Bagdadit), vëll. 8, fq. 290); Ibn Haxher Askalani (“Sauaku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), fq. 26); Gjykatës Ebu Bekr Bakilani “Temhid” (Paralajmërimi), fq. 171). Në veprën e tij: “Gadir” (Gadiri), dijetar Emini, ka përpiluar dhe listën e transmetuesve të këtij hadithi.

Thënia e Umer Ibn Hattabit, gjatë urimit të Imam Aliut (p.m.t.): “Lum si ti o Ibn Ebi Talib! Sot ti u bërë zotëriu i të tërë burrave dhe grave besimtare!” është shpallja e të tërë muslimanëve, ndaj zotimit të tyre ndaj Imam Aliut (p.m.t.). Ky zotim dhe urim, nuk mund të komentohet, në formën se Imam Aliu (p.m.t.), është miku dhe ndihmësi i njerëzve.

6- Argument i gjashtë, është se njerëzit në atë ditë, gjatë dëgjimit të këtij hadithi, kuptuan se atij i përkiste, kujdestaria dhe udhëheqja. Si rrjedhojë, Hasan Ibn Thabiti, i cili ishte i pranishëm, në ngjarjen e Gadir Humit, poeti i Muhammedit (p.q.m.t.), i kërkoi leje këtij të fundit, për të recituar një poezi për të. Muhaddithët dhe historianët e kanë përcjellur, në njëzëshmëri të plotë, poezinë e Hasan Ibn Thabitit, që është si vijon:

“Më pas ai i tha: “Çohu o Ali! Nuk ka dyshim se unë,

Jam i kënaqur që ti të jesh udhëheqësi dhe udhëzuesi pas meje.

Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij!

Binduni atij me besnikëri.

Më pas u lut: “O Allahu im! Bëhu miku i mikut të tij,

Dhe bëhu armiku i armikut të Aliut!”

Pasi i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e dëgjoi poezinë, ai u lut për Hasan Ibn Thabitin duke thënë: “O Hasan! Me gjuhën (poezinë) tënde, do të kesh mbështetjen, e të dërguarit fisnik, për sa kohë që do të na ndihmosh”.

Prezantuesi: “Vallë si i komenton Ehli Sunneti këto përfundime?!”

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: Hadithi i Gadir Humit, ka një zinxhir të vërtetë dhe të besueshëm transmetimi dhe argumentimi i tij është i qartë, nga këndvështrimi vendor dhe kohor. Megjithatë duke u nisur nga fakti se ky hadith bën fjalë, për një mesazh politik, drejtuar bashkësisë muslimane dhe për këtë arsye ai është bërë shkas, për krijimin e disa çështjeve delikate dhe ka pësuar ndryshime shpirtërore (Me ndryshim shpirtëror, nënkuptojmë ndryshimin e përmbajtjes dhe jo të fjalëve).

Si për shembull, dy muhaddithët më të mëdhenj, të botës së Ehli Sunnetit, të cilët gëzojnë dhe respektin tonë të thellë, përkatësisht Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ismail Buhariu (viti i vdekjes 256 i mërgimit islam) dhe Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejriu (viti i vdekjes 261 i mërgimit islam), ndonëse qëndrojnë në një vend të pashoq, për sa i përket çështjes së transmetimeve dhe shënimeve, të zinxhirit të mijra hadithëve të vërtetë, të përcjellur në mënyrë të pashkëputur nga Muhammedi (p.q.m.t.), ne ende nuk mund të kuptojmë dhe të konceptojmë, arsyen e mosshënimit të hadihit të Gadir Humit në veprat e tyre: “Sahihu’l-Buhari” dhe “Sahihu’l-Muslimi”. Ndonëse në veprën e tij: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), Imam Muslimi e ka përcjellur hadithin e Gadir Humit, me zinxhirin e vërtetë të Zejd Ibn Erkamit, ai nuk ka cekur aspak, çështjen e kujdestarisë dhe udhëheqjes, por është mjaftuar vetëm me përmendjen, e mesazhit të ngjarjes së Gadirit, si një pjesë e Hadithit Thekalejn.

Sërish nuk mund të aludoj, se këta dy muhaddithë të mëdhenj, nuk e kanë përcjellur hadithin e Gadirit, sepse nuk ishin të bindur, nga zinxhiri i transmetimit dhe vërtetësia e këtij hadithi. Rishtas ne nuk mund të pretendojmë, se këta dy muhaddithë, nuk e kanë përcjellur hadithin e lartpërmendur, sepse kanë ngurruar. Ne mund të pohojmë, se këta dy muhaddithë të njohur, nuk e kanë përcjellur hadithin e sipërcituar, duke ngurruar vetëm sepse hadithi i mësipërm, përmban një mesazh politik dhe për këtë arsye ai është bërë shkas, për krijimin e disa çështjeve delikate, të cilat me dashje ose padashje, kanë ndikuar mbi muhaddithin.

Meqë jemi duke folur, për afrimitetin e shkollës shiite, me atë sunnite dua të shpreh: “Studimet e kryera mbi ngjarjen e Gadirit, janë të me vend dhe të dobishme, por në të njëjtën kohë, duhet të kryhen edhe punime politike, me qëllimin e përafrimit, të këtyre dy doktrinave të mëdha islame. Ky afrimitet dhe ky bashkim, në fushën e bashkëpunimit, në çështjet politike, shkencore, juridike dhe shoqërore, do të ndihmojë ndjeshëm, në zvogëlimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha delikate, të cilat e kanë rrënjën në të shkuarën dhe do t’i hapë rrugën, bashkëpunimit dhe bashkudhëtimit, në kornizën e hadithit në fjalë dhe hadithëve të ngjashëm, si dhe do të ndihmojë në përgatitjen e terrenit të mirëkuptimit të përbashkët.

Por kur të krijohet terreni i mirëkuptimit, ne mund të diskutojmë mbi këtë hadith, duke e pastruar atë nga mosmarrëveshjet delikate historike. Natyrisht se pas themelimit, të Republikës Islame Iraniane, orvatjet vetjake të Imam Humejnit (m.m.t.) dhe më pas orvatjet e udhëheqësit të revolucionit islam, Ajetullah Hameneit, kanë bërë të mundur, përgatitjen e këtij terreni. Ajo që duhet bërë, është sigurimi i shtimit, të këtyre lloj punimeve në botën islame.

Për sa i përket pyetjes suaj, unë do të citoj disa shkrime nga vepra: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), e Sejjid Mahmud Alusiut. Ky i fundit, gjatë komentimit të ajetit 60, të Sures Maide, është orvatur me mish e me shpirt, në fshehjen e ngjarjes së Gadir Humit, në zbehjen e mesazhit të përcjellur, nga i dërguari i Allahut (k.m.t.) dhe në fshehjen argumentimit të tij, në caktimin e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) si udhëheqës.

Dijetar Alusiu, gjatë qortimit të hadithit të Gadir Humit, sjell si argument mosshënimin e tij, nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi. Ndërsa si argument të dytë, ai sjell përkufizimin e Ibn Kethirit në veprën: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi), që e përmendëm pak më herët dhe i treti është mbi kuptimin e fjalës “meula”. Në veprën: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), (vëll. 6, fq. 95) dijetar Alusiu shkruan: “Them se është e qartë se gabimi i parë në këtë argumentim, është kryer në pretendimin, se kuptimi i fjalës “meula”, është përdorur në kuptimin e fjalës “më i mirë”. Letrarët arabë e mohojnë këtë në mënyrë të prerë. Përkundrazi ata thonë se fjala “mefal”, nuk përdoret kurrë në kuptimin e fjalës “vepra”. Ata e kundërshtojnë këtë përdorim. Këtu bën përjashtim, vetëm Ebu Zejdi, duke sjellur si argument, komentimin e Ebu Ubejdes, “Kuptimi i kësaj fjale: “Ai është “meulaja” (zotëriu) juaj ose “eulaja” më i miri për ju”.

Prezantuesi: “Vallë cilat janë përgjigjet e dijetarëve shiitë ndaj këtyre komenteve?!”

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: Fillimisht duhet të dini se, për sa i përket lidhjes mes përcjelljes së këtij hadithi, në përmbledhjet e hadithit të Buhariut dhe Muslimit, asnjë muhaddith dhe jurist, deri në ditët e sotme, nuk e ka marrë parasysh faktin, e përcjelljes ose të mospërcjelljes së vërtetësisë së një hadithi, nga ana e Buhariut ose Muslimit. Pikë së dyti, Ebu Abdullah Hakim Nishaburiu (viti i vdekjes 405 i mërgimit islam), ka shkruar një vepër me titull: “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Sahihajnëve).

Në këtë vepër ky dijetar, me sa ka patur mundësi, ka mbledhur hadithët e vërtetë, sipas kushteve të përcaktuara, të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, por që nuk janë shënuar në veprat e tyre, nga ana e këtyre të dyve. Kushti i tij ishte se, njëri nga transmetuesit e zinxhirit të transmetimit, të kalonte në njërën, nga veprat me titull: “Sahihu’l-Buhari” ose “Sahihu’l-Muslimi”. Në parathënien e veprës së tij me titull: “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Sahihajnëve) (vëll. 1, fq. 2.), Hakim Nishaburiu citon: “Asnjëri nga këta të dy (Buhariu dhe Muslimi), nuk kanë pretenduar për mungesën, e një hadithi të vërtetë, jashtë hadithëve të përcjellur nga ata”.

Muhaddithi i njohur Imam Dhehebiu, i ka bërë një përmbledhje veprës së sipërcituar dhe këtë përmbledhje, e ka botuar së bashku me tekstin e veprës. Ndonëse Dhehebiu, e ka korrektuar veprën e mësipërme, sipas kushteve të përcaktuara, nga Buhariu dhe Muslimi, pavarësisht se nuk ka ndarë gjithmonë të njëjtin mendim, me Hakim Nishaburiun, si rrjedhojë ai ka korrektuar disa nga transmetimet e Gadit Humit dhe ka shënuar se këta transmetime janë të vërteta. Në veprën në fjalë, janë përcjellur dy transmetime, të hadithit të Gadir Humit, sipas kushteve, të përcaktuara nga Buhariu dhe Muslimi. (“Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Sahihajnëve) (vëll. 3, fq. 109, 110).

Pikë së treti, nga shkrimtarët e përmbledhjeve të vërteta të hadithit, kanë shkruar se hadithi i Gadir Humit është i vërtetë. Imam Tirmidhiu në veprën e tij me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetet e Tirmidhiut), (vëll. 5, fq. 633, hadithi nr: 3713), ka shënuar se hadithi i Gadir Humit është i vërtetë. Gjithashtu dhe Ibn Maxhe në veprën e tij me titull: “Sunenu’l-Ibni’l-Maxhe” (Sunetet e Ibn Maxhes), (vëll. 1, fq. 43, hadithi nr: 116; vëll. 1, fq. 45, hadithi nr: 121), e ka përcjellur hadithin e Gadir Humit, me dy zinxhirë transmetimi. Pohoj se numri i muhaddithëve sunnitë, të cilët kanë përcjellur hadithin e Gadir Humit, është jashtëzakonisht i madh. Për më tepër të dhëna, mund t’i drejtoheni vëllimit të parë, të veprës me titull: “Gadir” (Gadiri) dhe veprës me titull: “Ihkaku’l-Hakki” (Zbulimi i së Vërtetës), e Ajetullah Marashit, (vëll. 2, fq. 426, 465; vëll. 3, fq. 327; vëll. 6, fq. 225, 268; vëll. 16, fq. 559, 578; vëll. 21, fq. 1, 93).

Në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), (vëll. 6, fq. 194) Sejjid Mahmud Alusiu, përdor me të vërtetë, një shprehje të interesante, për hadithin e Gadir Humit: “Imam Nesaiu e ka përcjellur këtë hadith, me një zinxhir të mirë, të fortë (një fjalë e barazvlefshme, e përdorur në kuptimin “hadith i vërtetë”, në terminologjinë e hadithit) dhe të tërë muhaddithët e tij janë besnikë dhe të drejtë. Imam Dhehebiu thotë: “Nuk ka dyshim se ky është një hadith i vërtetë, i përcjellur nga Zejd Ibn Erkami”.

Pikë së katërti, dijetarët më të mëdhenj sunnitë, kanë miratuar se ky është një hadith, i përcjellur në mënyrë të pashkëputur. Shkurtimisht Dhehebiu, ndan këtë mendim dhe dijetar Alusiu i ka përcjellur fjalët e tij në komentimin e tij. (“Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), (vëll. 6, fq. 195): “Dhehebiu shprehet se hadithi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëriu i tij”, është një hadith i përcjellur në mënyrë të pashkëputur, i kumtuar drejtpërdrejtë nga Muhammedi (p.q.m.t.). Ndërsa për sa i përket hadithit: “O Allahu im! Bëhu miku i mikut të tij”, citoj se ky hadith zotëron një zinxhir të fortë “të vërtetë” transmetimi”.

Meqënëse zinxhiri i transmetimit, i hadithit në fjalë, është shqyrtuar gjërë e gjatë, në veprën me titull: “Tabakat” (Klasifikimet), “Gadir” (Gadiri) dhe “Ihkaku’l-Hakki” (Zbulimi i së Vërtetës), (botimi që përmban shpjegimet e Ajetullah Marashit), nuk do të hyjmë në këtë çështje.

Për sa i përket aludimit, të dijetar Alusiut, se fjala “meula” nuk përdoret, në kuptimin “ka më tepër përparësi”, në këtë kontekst pohoj, se adresimi në veprën me titull: “Gadir” (Gadiri), e dijetar Eminit, është mëse i mjaftueshëm. Dijetar Emini, duke sjellur 40 komentime, të kësaj fjale duke i ilustruar ato, me shembuj të ndryshëm, në fushën e letërsisë dhe hadithit, ka vërtetuar se fjala “meula”, është përdorur në kuptimin e fjalës “eula” në ajetin 15, të Sures Hadid: “Vendi juaj është zjarri, ai është kujdestari e juaj dhe sa përfundim i keq është ai”. Në 27 shembuj ai ka kufizuar komentimin e fjalës “meula” si “eula”, ndërsa në pjesën e mbetur, ai ka sqaruar se fjala “meula” është përdorur në kuptimin e fjalës “eula”, siç kalon në ajetin e lartpërmendur.

Ndonëse gjuhëtarët arabë, e kanë pranuar këtë përkufizim, dijetar Alusiu e ka kundërshtuar fuqishëm këtë kuptim. Ndërsa gjuhëtarët, të cilët ndajnë mendimin, se fjala “meula” merr kuptimin e fjalës “eula”, janë autori i veprës: “Kamil” (I Ploti), Ebu Abbasi (viti islam i vdekjes 386); “Meani’l-Kur’ani” (Kuptimet e Kur’anit), Ebu Ishak Zexhxhaxhi (viti islam i vdekjes 311); Ibn Enbari (viti islam i vdekjes 328); Ebu Abbas The’alebi (viti islam i vdekjes 291); Ibn Mubareku (viti islam i vdekjes 202); shkrimtari i veprës: “Sihahu’l-Lugati” (Shëndeti i Fjalorit), Xheuheriu (viti islam i vdekjes 400) dhe shkrimtari i veprës: “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), Ibn Mensuri (viti islam i vdekjes 711).

Në anën tjetër, përpara se të shjegojmë, hadithin e Gadir Humit, duke patur parasysh, përgatitjet dhe argumentet e tjera, të cilat i kemi cituar më sipër, nënkuptohet se fjala “meula”, merr kuptime si “ka më tepër përparësi”, “urdhërues” dhe “sundues”.

Prezantuesi: “A e kanë treguar si argument, hadithin e Gadir Humit, imamët e pafajshëm (p.m.t.), gjatë kohës që ishin gjallë?! Vallë a mund të na ilustroni këtë me shembuj?!”

Ajetullah Sejjid Muhammed Bakir Hekimi: Imam Aliu (p.m.t.), e ka treguar shumë herë, si argument hadithin e Gadir Humit, duke i dhënë rëndësi të madhe këtij hadithi, sepse ky hadith zotëron, disa cilësi të veçanta. Këto cilësi i kemi shpjeguar, kur i kemi dhënë përgjigjen, pyetjes suaj të parë. Imam Aliu (p.m.t.) duke treguar hadithin e mësipërm si argument, e ka ruajtur mënyrën e tij, të përcjelljes së pashkëputur, dhe në këtë mënyrë ai ka realizuar, synimin e këtij hadithi, i cili në të njëjtën kohë, ishte dhe synimi i të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Si rrjedhojë, ashtu siç kemi cekur dhe më herët, qëllimi i vetëm i hadithit të Gadir Humit, nuk ishte arritja e Imam Aliut (p.m.t.), në postin e udhëheqjes së bashkësisë muslimane. Në fakt kështu duhej të ndodhte, por i dërguari fisnik (p.q.m.t.), e kishte parashikuar, thyerjen e zotimeve të dhëna. Natyrisht qëllimi kryesor, ishte përcaktimi i parimit të udhëheqjes, që është një nga parimet më të rëndësishme të Islamit.

Nëse e vlerësojmë, në këtë këndvështrim, hadithin e Gadir Humit, mund të kuptojmë lehtësisht, arsyen e flijimit të vetvetes, së zonjës së grave të botës, Fatime Zehrasë (p.m.t.), me synimin e parandalimit të dhënies, së zotimit të detyruar, të Imam Aliut (p.m.t.) ndaj Ebu Bekrit. Qëndrimi i Fatime Zehrasë (p.m.t.), i ngjan qëndrimit të zotëriut të dëshmorëve Imam Husejnit (p.m.t.). Edhe Imam Husejni (p.m.t.), e flijoi vetveten me synimin, e përcaktimit dhe ruajtjes së Islamit parimor dhe ndalimit të moszbatimit të ligjeve islame dhe udhëheqjes despote, nga ana e Jezid Ibn Muauijes.

Edhe imamët e tjerë të pafajshëm (p.m.t.), e kanë treguar si argument, hadithin e Gadir Humit. Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.), Imam Husejni (p.m.t.), Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.) e kanë treguar këtë hadith si argument. Ndonëse të dhënat e veprimtarisë së tyre, në mënyrë të hollësishme, nuk janë shënuar në historinë islame, gjithsesi ne mund të vëmë re këtë në pika të përgjithshme. Në lidhje me këtë çështje, mund t’i drejtohemi veprës me titull: “Ihtixhaxh” (Ekstrakti), e Tabersiut (vëll. 1, fq. 74; vëll. 2, fq. 273, fq. 296), “Muraxhaat” (Lutjet), e dijetar Sherefuddinit (fq. 265-274) dhe “Gadir” (Gadiri), e dijetar Eminit (vëll. 3, fq. 121-156).

Prezantuesi: “A do të kisht mirësinë, që të na pasqyroni disa të dhëna, mbi dijetarët dhe studiuesit të cilët, janë duke hetuar hadithin e Gadir Humit?!”

Ajetullah Sejjid Muhammed Bakir Hekimi: “Në mesin e dijetarëve, pohoj se dijetarët shiitë, kanë hetuar më tepër, hadithin e Gadir Humit. Për sa i përket, kësaj çështjeje, them se ata kanë përpiluar monografi. Këtu mund të përmendim, Ibn Ukden dhe Ibn Xherir Taberiun, në epokën e mëhershme dhe autorin e veprës: “Tabakat” (Klasifikimi), Sejjid Hamid Husejn Lekneuiun dhe atë të veprës: “Gadir” (Gadiri), dijetar Eminin në epokën e mëvonshme. Ky i fundit, në veprën e tij, ka pasqyruar të dhëna, mbi 26 monografi të shkruara, për çështjen e Gadir Humit. (vëll. 1, fq. 152-158).

Prezantuesi: “Sipas mendimit tuaj, cilat anë të hadithit të Gadir Humit duhet të hetohen?!”

Ajetullah Sejjid Muhammed Bakir Hekimi: Dua të vë theksin, se deri në ditët e sotme, janë kryer shumë punime të rëndësishme, që duhen vlerësuar, për sa i përket çështjes së Gadir Humit. Këto punime janë zgjeruar dhe zhvilluar, mbi diskutimin e zinxhirit të transmetimit dhe argumentimit të hadithit të Gadir Humit. Megjithatë janë hetuar dhe diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, vetëm çështjet e nënvizuara, në hadithët e imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe në veprat e dijetarëve shiitë. Këtu do të cek vetëm disa nga çështjet e diskutuara:

1- Ndonëse më herët çështja, e udhëheqjes dhe kujdestarisë së Imam Aliut (p.m.t.), është sqaruar shpesh herë, në epokën kur rrodhi ngjarja, ndonëse Muhammedi (p.q.m.t.) sundonte fuqishëm, në mbarë Gadishullin Arab, ndonëse ai gëzonte respektin dhe dashurinë, e të tërë muslimanëve, ai ngurroi në bërjen e ditur dhe në zbatimin e urdhrit, të mesazhit të të dërguarit fisnik (p.q.m.t.). Muhammedi (p.q.m.t.) kishte korrur fitore në Gadishullin Arab dhe si rrjedhojë e këtyre fitoreve, është mëse e natyrshme që ai kishte fituar dhe zemrat e njerëzve. Për më tepër këto fitore, i ngritën lavdinë, madhështinë dhe nderimin arabëve dhe muslimanëve. Duke patur parasysh, tërësinë e këtyre dukurive, theksoj se ngurrimi i Muhammedit (p.q.m.t.), për bërjen e ditur, të urdhrit të udhëhqejes së Imam Aliut (p.m.t.), ka nevojë për një sqarim dhe komentim shoqëror dhe politik dhe se duhet të hetohen shkaqet e këtij ngurrimi.

 

2- Në këtë këndvështrim, na bie në sy, një shpjegim kundërthënës. Ashtu siç e kemi cekur, në njërën anë, muhaddithët sunnitë, e kanë pranuar mënyrën, e përcjelljes së pashkëputur të hadithit të Gadir Humit, ndërsa në anën tjetër, të tërë dijetarët sunnitë, kanë ngurruar në zbatimin e përmbajtjes së hadithit dhe në qëndrimin besnik, ndaj kësaj përmbajtjeje. A mund të ketë ndonjë shkak tjetër përveç fanatizmit?! Nëse është ashtu, përse dijetarët sunnitë e përcjellin dhe e pranojnë këtë hadith?!

Ose ndoshta kjo kundërthënie, është një ndodhi që ka ndikimet e saj psiko-shoqërore, në historinë njerëzore, veçanërisht në historinë e feve qiellore?! Këtë e themi me bindje, sepse kemi lexuar ndodhinë e një ngjarjeje të ngjashme, që na ka tërhequr vëmendjen, në Kur’anin Famëlartë, i cili ndonëse ka radhitur një mori argumentesh dhe ka dëshmuar për shpjegimet, për profetësinë e të dërguarit fisnik (p.q.m.t.), rishtas ndjekësit e Librit (çifutët dhe të krishterët, e kanë mohuar këtë të vërtetë dhe nuk i kanë besuar profetësisë së tij).

Anashkalimi i ngjarjes së Gadir Humit, ka një shkak psiko-shoqëror. Ne duhet të hetojmë veçoritë, që kanë nxitur sendërtimin, e kësaj gjendjeje psikologjike, duke patur parasysh dhe veprimtarinë e asaj epoke.

3- Vallë a mos është lajmërimi i kujdestarisë dhe i udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.), një përsëritje e ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur, në historinë e të dërguarve, si caktimi i Harunit, si kujdestar të Jushait dhe Shemunit, duke u mbështetur në disa transmetime historike?!" Ose ndoshta kujdestaria e Imam Aliut (p.m.t.), në kontekstin e profetësisë, së të dërguarit të fundit, është një ndryshim dhe kthesë rrënjësore, në historinë e të dërguave të Allahut (fm.t.)?! Nëse këndvështrimi i dytë është i saktë, kështu mendojmë dhe ne, si është pasqyruar ky ndryshim, në përmasat e besimit, besimit politik dhe shoqëror, brenda kornizës së kujdestarisë dhe udhëheqjes?!

Shkurtimisht hadithi i Gadir Humit, nuk është diskutuar në mënyrë të gjërë dhe gjithëpërfshirëse dhe nuk është hetuar siç duhet, duke u nisur nga këndvështrimet doktrinore, politike, shoqërore dhe historike. Detyra jonë është kristalizimi, i këtyre diskutimeve të reja, për të cilat bëmë fjalë, në dritën e këtyre çështjeve, kështu që ngjarja e Gadir Humit, të luajë një rol dinamik, funksional, frymëzues dhe aktiv në historinë e njerëzimit. Përndryshe ngjarja e Gadir Humit, kthehet në një diskutim apologjetik të thatë dhe të pajetë dhe ne mbetemi në të njëjtën pikë nisjeje.

Ajetullah Asifi: Sipas meje ngjarja e Gadir Humit, duhet të jetë çështja e e re e studimeve, në fushën e jurisprudencës dhe apologjetikës. Ne kemi hasur në dy mendime, që kanë të bëjnë me problemin, e kujdestarisë dhe udhëheqjes, në historinë e ligjshmërisë dhe apologjetikës islame. Zgjedhja (mendimi i njohur i Ehli Sunnetit) dhe argumentet e padiskutueshme (mendimi i Ehli Bejtit).

Ngjarja e Gadir Humit, është kristalizimi i mendimit të argumentit të padiskutueshëm, përballë mendimit të zgjedhjes. Kjo ndarje e madhe mes dy shkollave më të madhe islame, është një ndarje rrënjësore juridike dhe apologjetike, më tepër se sa një mosmarrëveshje historike, në boshtin e caktimit të urdhrit të kujdestarisë dhe të udhëheqjes. Sipas Ehli Sunnetit njerëzit janë të lirë në zgjedhjen mes urdhrit, të kujdestarisë dhe të udhëheqjes. Ndërsa sipas Ehli Bejtit, autoriteti i caktimit të udhëheqësit, i përket vetëm Allahut (k.m.t.). Si rrjedhojë njerëzit, nuk kanë të drejtën, e zgjedhjes së udhëheqësit. Tani le t’i sqarojmë këto dy mendime: themi se është e mundur, që të komentohet në dy mënyra, këndvështrimi i njeriut, si një qenie me intelekt dhe si një pjesëmarrës në zgjedhje:

Komentimi i parë është se populli, ka të drejtë të caktojë fatin politik, është këndvështrimi i këtij populli me të drejtë zgjedhjeje, të cilën nuk mund t’ia marrë askush.

Në të vërtetë, ky është themeli i demokracisë së sotme dhe shpjegimin më të bukur filozofik, të këtij këndvështrimi e ka kryer Jean Jacques Rousseau, në veprën e tij: “Marrëveshja e Shoqërisë”. Ky mendim është mbështetja shkencore dhe filozofike e sistemeve demokratike dhe ndërtohet mbi tre parime. I pari është se asnjë njeri nuk ka kujdestari mbi tjetrin. I dyti është se çdo njeri ka të drejtën e zgjedhjes së fatit të tij dhe i treti është çdo njeri ka të drejtën e përcjelljes së parimit të dytë një tjetri.

Duke u mbështetur në këto tre parime populli për caktimin e fatit të tij mun dtë zgjedhë urdhrin e kujdestarit dhe udhëheqësit. Ne nuk do të hym ënë shtjellimin në mënyrë të hollësishme të krikitikimit të këtij këndvështrimi sepse nuk uam t’i tejaklaojmë kufinjtë e e fjalimit tonë. Në etapën e eparë dallhet se ky këndvështrim ëbie kryekëput ndesh me botëkupotimit njëshmërinë e Allahut (l.m.t.). Nuk ka rëndësi se sa i besojnë ata këndvështrimit të zgjedhjes dhe zbatimit të saj dhe besimtarë të fesë së njëshmërisë ta pranojnë ose të mos ta praojë ky ësht ënjë këndështrim materialist dhe atesit. Kur shfletojmë Kur’anin Fsinki, Shpjguesi i njëshmërisë së Allahut (f.m.t.), vëmë re qartësisht se sipa Kur’anit pronari i gjithçkaje është Allahu i Lartësuar, pa lejen dhe vullnetin e Tij njeriut nuk i ërket asgjë, për më tepër pa ljendhe vullnetin e Tij, njeriu nuk as të drejtën e kujdestarisë mbi veten.

“Vendimi i përket vetëm Allahut”. (Sure Jusuf, Ajeti: 40, 67).

“Allahu është kujdestari i atyre, që adhurojnë zotër (mbrojtës, autoritete që i binden urdhrave) të tjerë përveç Tij. Por kujdestari i vërtetë është Allahu”. (Sure Shura, Ajeti: 6).

“A mos menduan ata që nuk besuan se, përkundër Meje do të marrin zotër (mbrojtës, autoritete që i binden urdhrave) robërit e Mi?!” (Sura Kehf, Ajeti:102).

“Ata nuk kanë kujdestarë të tjerë përveç Allahut”. (Sure Hud, Ajeti: 20).

“Thuaj: “A keni kujdestar tjetër përveç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe të tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet”. (Sure En’am, Ajeti: 14).

Këto ajete përcaktojnë, një parim në Islam dhe sipas këtij parimi, vetëm Allahu (f.m.t.) shkruan fatin e njeriut. Askush nuk ka të drejtën e kujdestarisë, as mbi vetveten dhe as mbi ndonjë tjetër. Parimi i njëshmërisë së Allahut (l.m.t.) i theksuar në Kur’anin Famëlartë, bie tërësisht në kundërshtim me parimin e dytë, që është themeli i këndvështrimit i demokracisë. Pas bërjes së qartë, të dallimeve dhe ndryshimeve, të këtyre dy këndvështrimeve, nuk kemi se çfarë të shtojmë më mbi këtë çështje. Unë nuk pandeh, se asnjë nga juristët dhe apologjetët muslimanë, aludojnë se mendimi se njeriu ka të drejtën e caktimit të fatit të tij politik, është diskutimi thelbësor i problemit, sipas kujdestarisë dhe udhëheqjes sipas Ehli Sunnetit.

Komentimi i dytë është, se caktimi i fatit politik të popullit, i përket Allahut të Madhëruar dhe se vetëm Ai ka të drejtën absolute, të caktimit të fatit të njeriut. Çdo kujdestari e ligjshme, duhet t’i bindet lejes dhe urdhrit të Tij. Megjithatë Allahu (f.m.t.), e ka shpjeguar këtë të drejtë dhe ky autoritet i dhënë nga Allahu, duke u nisur nga shpjegimi edhe populli ka gëzuar të drejtën e zgjedhjes së urdhrit të kujdestarisë dhe udhëhejes me dëshirën dhe vullnetin e tyre.

Dhënia e së drejtës së zgjedhjes së popullit, nga ana e Allahut (k.m.t.), nuk bie në kundërshtim me këndvështrimin e njëshmërisë së Tij, por problemi që duhet të diskutohet këtu, është prania ose mungesa e një argumenti, i cili vërteton se autoriteti i dhënë mbështetet, ose nuk mbështetet në Kur’an dhe Sunnet?! Gjatë studimeve të mia të kryera, në fushën e jurisprudencës dhe apologjetikës, nuk kam hasur në asnjë argument të këtij shpjegimi. Me sa duket dijetarët sunnitë, e arsyetojnë vlefshmërinë e kujdestarisë dhe udhëheqjes me tre argumente: “njëzëshmëri, këshillim dhe zotim”. Pra sipas këtij arsyetimi, kujdestaria dhe udhëheqja, fiton ligjshmëri ose vlefshmëri, vetëm nëse imami ose udhëheqësi, pas të dërguarit të Allahut (k.m.t.), zgjidhet me njëzëshmërinë e bashkësisë muslimane, miratimit të këshillimit (këshilli i zgjedhësve dhe shkarkuesve), ose me dhënien e zotimit, ndaj udhëheqësit nga një pjesë e popullit.

Dijetarët diskutojnë, nëse njëzëshmëria është, ose nuk është një argument hyjnor. Le ta marrim pranojmë për një çast si argument, vallë a ka patur njëzëshmëri të popullit, pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut (l.m.t.)?! Nëse po kur dhe ku ka ndodhur kjo?! Askush nuk mund të pretendojë, se muslimanët kanë patur njëzëshmëri, për caktimin e një njeriu si udhëheqës. Unë do të paraqis analizën time, që thotë se njëzëshmëria është argument, për të cilën do të flas tani. Kur njëzëshmëria pranohet si argument, ajo shërben si e tillë për dijetarët e një shekulli më pas. Por juritët të cilët, kanë marrë pjesë në këtë njëzëshmëri, nuk mund ta paraqisin si argument, sepse ata vetë e kanë sendërtuar këtë njëzëshmëri dhe nëse ata e paraqisin si argument këtë njëzëshmëri, atëherë kanë të bëjnë me një rreth të mbyllur. Prandaj është e domosdoshme, që këta juristë të ndërhyjnë dhe të pasqyrojnë një argument tjetër.

Në këtë pikë shtrohet pyetja: “Nëse gjendet një argument i vlefshëm, vallë përse juristët që vijnë më pas duhet t’i mbështeten kësaj njëzëshmërie?!” Ne përgjigjemi: “Njëzëshmëria është argument që provon se, nuk është argument, i një njëzëshmërie tjetër. Shihet qartë se në këtë gjendje, se përdorimi si argument i njëzëshmërisë është i ndryshëm, nga përdorimi i argument i Librit dhe i Sunnetit, sepse këto të dyja janë dy argumente të ndara. Ndërsa njëzëshmëria është një argument, për juristët e asaj epoke, e ruan vlefshmërinë për atë kohë dhe më pas e humbet atë. Në të vërtetë njëzëshmëria, nuk është një argument më vete, por është një mjet i cili siguron zbulimin e argumentit.

Pas kësaj analize dhe shpjegimi, dua të drejtoj pyetjen: “Cili është argumenti që mbështetet, ose dokumenti që thotë se bashkësia muslimane, ka zgjedhur udhëheqësin pas të dërguarit fisnik?! Pohoj se ky argument, nuk është Kur’ani, sepse Kur’ani ka arritur në ditët tona, ashtu siç është shpallur dhe ne nuk kemi rastisur në një argument të tillë. Madje nuk mund të jetë as një argument, i gjykimit të shëndoshë, sepse gjykimi i shëndoshë i asaj epoke vlen dhe për epokën tonë. Në këtë gjendje argumenti, duhet të mbështetet tek sunneti. Nëse mbështetja e bashkësisë muslimane, është hadithi, nuk kam mundësi që ky hadith jashtëzakonisht i rëndësishëm, për nga ana politike, të jetë zhdukur nga veprat dhe fshirë nga kujtesa dhe kujtimet. Si rrjedhojë njëzëshmëria, e cila nuk mbështetet në një argument, ose nuk ndihmon si një mjet, në zbulimin e një argumenti, nuk mund të përdoret si e tillë.

Argumenti i dytë, i ligjërimit të udhëheqësit, nga ana e popullit është këshillimi. Kjo tezë mbështetet, në disa ajete kuranore, të cilat ligjërojnë këshillimin, si p.sh. në ajetin 38, të Sures Shura thuhet: “Ata që këshillohen me njëri-tjetrin për zgjidhjen e punëve të përbashkëta” dhe në ajetin 159, të Sures Ali Imran: “Këshillohu me ta në zgjidhjen e punëve” dhe ata pretendojnë se pas mërgimit të dërguarit fisnik (p.q.m.t.), zgjedhja e udhëheqësit u krye nga miratimi i disa anëtarëve të këshillimit (këshilli i zgjedhësve dhe shkarkuesve).

Por në këtë argument, gjendet një problem shumë i qartë, të cilin po e sqarojmë shkurtimisht. Nuk ka dyshim, se në Kur’an dhe në hadithe, urdhërohet për këshillim, por nuk gjendet asnjë argument që vërteton, dhënien e autoritetit, në marrjen e vendimit të këshillimit, për popullin ose udhëheqësin. Në veprën e tij: “Tefsir” (Tefsiri), (vëll. 4, fq. 162), Imam Kurtubiu, gjatë komentimit, të ajetit të sipërcituar: “Ata që këshillohen me njëri-tjetrin për zgjidhjen e punëve të përbashkëta” shprehet: “Këshillimi mbështetet, në mendimet  ndryshe dhe në mosmarrëveshjet. Këshillimi heton çështjet, në të cilat gjendet një mendim ndryshe dhe gjithmonë zgjedh, mendimin më të afërt të mundur, me Kur’anin dhe Sunnetin. Atëherë nëse Allahu me dëshirën dhe vullnetin e Tij, e udhëzon dhe merr vendimin, për këtë mendim dhe këshilluesi mbështetet në Allahun, atëherë ai vendos sipas këtij mendimi”.

Duke u nisur nga ajeti 38 i Sures Shura, arrijmë në përfundimin, se këshillimi është i domosdoshëm, por nuk ka një autoritet detyrues. Ndërsa për sa i përket, komentimit të ajetit të mësipërm: “Këshillohu me ta në zgjidhjen e punëve”, bëhet fjalë për mbështetjen në Allahun, pas marrjes së vendimit, të zbatimit të urdhrit, të kujdestarisë dhe udhëheqjes duke shtuar: “Edhe kur merr një vendim të prerë, sërish mbështetu tek Allahu”.

Kujdestaria dhe udhëheqja nuk realizohet, nëse nuk ekziston një fuqi detyruese. Megjithatë bindja ndaj një njeriu, i cili ka është zgjedhur udhëheqës, me këshillimin e popullit, nuk mund t’i detyrojë të tjerët duke u mbështetur në një argument. Në Kur’anin Famëlartë dhe në Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk gjendet asnjë argument, i cili vërteton argumentin e bindjes ndaj një njeriu, i cili ështe zgjedhur me këshillimin, ose me miratimin e një pjesë të madhe, të bashkësisë muslimane. Deri më tani askush nuk ka argumentuar, fuqinë detyruese e këshillimit, të cekur në ajetin 159, të Sures Ali Imran, si një fuqi detyruese e këshillimit, ndonëse e ka pranuar si të domosdoshme.

Tani mund të ngrihet pyetja: “Atëherë cila është dobia e këshillimit, të cilit Kur’ani i ka dhënë rëndësi?!” Përgjigjia është se këshillimi, është i dobishëm madje i domosdoshëm, në mbledhjen e mëtejshme, të të dhënave mbi çështjet politike dhe pjesëmarrjen e popullit, të caktimit të urdhrit të kujdestarit dhe udhëheqësit”.

Pas sqarimit të argumentit të njëzëshmërisë dhe këshillimit, tani i erdhi radha zotimit, i cili është komentuar në tre mënyra nga ana juridike: “I pari është se zotimi, nuk zotëron një vlerë ndërtuese dhe shërben si provë, vetëm në bindjen, ndaj urdhrit të kujdestarit. Arsyeja është se, gjatë epokës së shpalljes i dërguari fisnik, mori tre zotime nga muslimanët, por në të tria rastet muslimanët, nuk iu nënshtruan burimit të bindjes, ose të dërguarit të Allahut (l.m.t.), por iu nënshtruan burimit të bindjes, që ishte urdhri i Allahu i Madhëruar. Zotimi i parë ishte zotimi i thirrjes në Akabe, i dyti ishte zotimi i luftës së shenjtë, nën hijen e pemës dhe i treti ishte zotimi i kujdestarisë dhe i trashëgimisë së Gadir Humit.

Këndvështrimi i dytë, në kontekstin e zotimit është: “Zotimi është kusht i plotësimit të nënshtrimit ndaj imamit. Kështu që caktimi i imamit dhe nënshtrimi ndaj imamit, ndodhin me urdhrin e Allahut, por zotimi është kusht i plotësimit të nënshtrimit. Por me këtë nuk nënkuptojmë, se ashtu siç është abdesti, kushti i plotësimit të namazit, ashtu është dhe zotimi kusht i plotësimit të nënshtrimit.

Këndvështrimi i tretë, në fushën e jurisprudencës, zotimi nuk është kusht i plotësimit të nënshtrimit, por është kusht i domosdoshëm. Sipas kësaj nënshtrimi, nuk është detyrë para zotimit, por bëhet detyrë, pas dhënies së zotimit. Kjo gjendje, i ngjan gjendjes ekonomike të haxhiut, të cilit iu është bërë kusht dhe dhënia e kuotës, së pasurisë së dhënies së zekatit. Në këtë rast nëse zotimi është vetjak që ashtu është, pas dhënies dhe realizimit të nevojshëm të zotimit ndaj imamit edhe nënshtrimi bëhet detyrë. Sipas këtij këndvështrimi, nuk asnjë lajmërim mbi caktimin, në postin e kujdestarisë dhe udhëheqjes dhe se populli është i lirë, në caktimin e imamit dhe është i lirë në zgjedhje.

Ashtu siç shihet në asnjërën, nga tre këndvështrimet, në lidhje me zotimin, populli nuk ka asnjë të drejtë në caktimin e imamit. Si përfundim, këto tre mjete juridike, njëzëshmëria, këshillimi dhe zotimi, nuk i njohin asnjë të drejtë popullit, në zgjedhjen e imamit. Si rrjedhojë pohojmë se këndvështrimi se Allahu (f.m.t.), i ka dhënë të drejtë popullit, në caktimin e imamit, nuk ka ndonjë argument të vërtetë në Islam.

Pas kësaj kritike të bërë, mbi parashikimin e këndvështrimeve, në lidhje me të drejtën e zgjedhjes, së imamit nga ana e popullit, themi se është e pamundur, që t’i besojmë mendimit, se imami është caktuar, me zbatimin e urdhrit të kujdestarit. Pas rrëzimit të këtij këndvështrimi, nga shkencat e jurisprudencës dhe apologjetikës, nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç besimit të këndvështrimit, se vetëm argumenti i padiskutueshëm i Allahu (k.m.t.), është argument i caktimit të kujdestarisë dhe udhëheqjes. Ne e shpjegojmë këtë mendim duke u mbështetur në tre parime:

I pari është besimi, në parimin e njëshmërisë së krijimit, hyjnisë, udhëheqjes, robërisë dhe sundimit, i cili përshkruhet kështu në Kur’an: “A ka ndonjë krijues tjetër, përveç Allahut, që u furnizon ju nga qielli e toka?!” (Fatir, 3).

“Ky është Allahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijuesi i gjithçkaje, pra adhurojeni Atë”. (En’am, 102).

“Ai është që në qiell është Allah dhe në tokë është Allah, Ai është i Urti, i Dijshmi” (Zuhruf, 84)

“Thuaj: “O Allah, Sundues i gjithçkaje! Ti ia jep pushtetin atij që do dhe ia heq pushtetin atij që do. Ti e lartëson atë që do dhe e përul atë që do”. (Ali Imran, 26)

“Ai (faraoni) tha: “Kush është Zoti i ju të dyve, o Musa?!” (Musai) Tha: “Zoti ynë është Ai që gjithçkaje i dha formën e tij, pastaj e udhëzoi atë”. (Ta Ha, 49, 50).

I dyti është njëshmëria në sundimin dhe ligjvënien, në Kur’an thuhet:

“Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve”. (En’am, 57)

I treti është caktimi i Allahut (l.m.t.), i zbatimit të urdhrit të kujdestarit dhe udhëheqësit, në historinë e njerëzimit. Në Kur’anin Fisnik kujdestaria dhe udhëheqja e Ibrahimit (p.m.t.) përshkruhet kështu: “Dhe kur Zoti i tij, e sprovoi Ibrahimin, përmes disa porosive, ai ia përmbushi të tëra. Allahu tha: “Unë pa dyshim do të të bëj udhëheqës për njerëzit”. Ai iu lut: “Edhe nga pasardhësit e mi!” Ai tha: “(Po, por) premtimi Im nuk do të përfshijë të padrejtët”. (Bekare, 124).

Ndërsa për sa i përket, kujdestarisë dhe udhëheqjes, së Muhammedit (p.q.m.t.) Kur’ani rrëfen: “I dërguari është më i mirë ndaj besimtarëve se sa ata janë ndaj vetvetes”. (Ahzab, 6).

Duke ndjekur këtë parim themelor, të përftuar nga Kur’ani Famëlartë, theksojmë se vërtetësinë e këndvështrimit të argumentit të padiskutueshëm, mund ta kuptojmë kështu dhe shtojmë: “Zgjedhja e imamit të bashkësisë muslimane, i përket vetëm Allahut të Lartësuar dhe se askush tjetër, ose pa marrë lejen e Tij, nuk ka absolutisht të drejtë, në caktimin ose në zgjedhjen e imamit.

Burimi: Medya Şafak