Çfarë Tha Ambasadori Turk Në Izrael?!
Sipas gazetës së përditshme turke: “Hürriyet” (Liria), ambasadori turk në Izrael, Kemal Ökemi ka pohuar dje, gjatë falimit të tij, se çështja e sigurisë, është një fushë e përbashkët bashkëpunimi, e cila siguron përfitime, për Ankaranë dhe Tel Avivin.
“Për sa i përket marrëdhënieve politike, dua bëj të ditur se, gjendet një dëshirë e mirë dypalëshe, mes Turqisë dhe Izraelit, e cila në kohët e fundit është kristalizuar, me pajtimin dhe rivendosjen e marrëdhënieve miqësore. Por kjo dëshirë, duhet të mbështetet, në një përfitim të dukshëm në terren. Njëra nga këto përfitime të përbashkëta, është siguria në veçanti”, shprehu ambasadori turk, Kemal Ökemi për një grup gazetarësh.
Për sa i përket pyetjes: “Cilat janë mënyrat, nëpërmjet të cilave siguria e tjetrit, nuk pakësohet por rritet, kur ne orvatemi të fuqizojmë sigurinë tonë?!” Ambasadori turk u përgjigj: “Mbrojtja dhe zbulimi, janë elementët kyç në të sigurisë”, duke nënvizuar në lidhje me diskutimin, mes dy anëve duke u përqendruar, në çështjet e sigurisë së rajonit.
“Kur ne themi, se jemi diskutuar për sigurinë, këto janë këndvështrimet, rreth të cilave flitet. Nëse ju nuk flisni përreth këtyre gjërave, atëherë ju jeni duke shmangur diçka”, u përgjigj ambasadori turk Kemal Ökemi.
Sërish ambasadori turk, duke iu drejtuar sqarimit, të çështjeve të cilat do të diskutohen, në fushën e sigurisë dypalëshe, mes të dyja anëve, ai citoi dhe bashkëpunimin e Izraelit, me aleancën e NATO-s, në të cilën Turqia ka qënë dhe është një shtet anëtar, vetëm pak kohë pas themelimit të kësaj aleance. Kemal Ökemi e quajti çështjen, si një strukturë thelbësore, në fushën e bashkëpunimit të sigurisë mes Turqisë dhe Izraelit.
Burimi: http://iuvmpress.com/