Gjermania riktheu nga SHBA-ja 300 tonelata flori
Bundesbanka, banka federale gjermane, pikërisht ka kryer riatdhesimin e 300 tonelatave ar, të cilat ishin të deponuara në SHBA-të qysh nga koha e luftës së ftohtë, për shkak të frikës nga invadimi sovjetik, ka raportuar Daily Mail. Gjatë kohës së luftës së ftohtë, Gjermania perëndimore arin e vet e ka ruajt jashtë vendit, pasi që ishte e frikësuar nga Armata e Kuqe dhe mundësia që Bashkimi Sovjetik të përvetësoj pasurinë e akumuluar që nga viti 1951.
Më 2013 Banka Qendrore e Gjermanisë ka rinisur riatdhesimin e 300 tonelatave ar nga New Yorku. Pjesa tjetër prej 374 tonelatave do të deponohen në Paris. Gjer në vitin 2020 Gjermania planifikon t ë kthejë gjysmën e arit të saj në thesaret e Frankfurtit. Gjithsejtë shteti posedon 3.386 tonelata ar, vlera e tregut të saj arrin 123 miliard Euro. Gjysma tjetër e rezervave do të jenë të deponuara në New York dhe Londër.
Gjermania në vitin 2016 ka kthyer 111 tonelata ari nga New Yorku dhe 105 tonelata nga Parisi. Sipas raportimeve zyrtare riatdhesimi i arit ka për qëllim kontrollin më të mirë të rezervave të arit. Mediat më parë kanë paralajmëruar se iniciativat e riatdhesimit të arit e lidhur ngushtë me frikën nga kriza e Euros e cila do të mund të rrezikonte rezervat e arit të Gjermanisë.
Me 3.386 tonelata ar, Gjermania është në vendin e dytë në botë pas SHBA-ve e cila ka 8.136 tonelata ar. Rezervat e arit paraqesin jo vetëm garancionet për ekonominë e Gjermanisë, por në një masë të caktuar edhe si instrument stabilizues të Evropës së bashkuar, në të cilën Gjermani luan rolin kyç. Pushteti gjerman ka filluar të krijojë rezervat e veta të arit në fillim të vitit 1951 pas nisjes së lulëzimit ekonomik të saj.
Burimi: Logiçno