Izrael

Netanjahu do të kërkoja nga Putin të ndikojë mbi Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se këtë javë do të takohet me kryetarin rus Vladimir Putinin në Moskë dhe do të kërkojë nga ai të ndikojë në kufizimin e ndikimit iranian në Siri. Izraeli thellësisht është i shqetësuar për shkak të faktit se lufta në Siri në mënyrë dramatike ka përforcuar pozitën e Iranit në Siri. Netanjahu i cili ka pas disa biseda telefonike me Putinin gjatë muajve të fundit lidhur me Sirinë, ka thënë se po planifikon të vizitojë liderin rus këtë të enjte. Rusia po kryen sulme ajrore dhe po i ndihmon ushtrisë së kryetarit sirian Bashar al Asadit, por aty me qëllim të njëjtë është prezent edhe Irani. “Siria do të jetë në fokus të bisedimeve tona”, ka thënë Netanjahu në fillim të takimit të qeverisë izraelite. “Në kontest të këtij, Irani po përpiqet që përherë të vendoset në Siri, me prezencën e tij ushtarake në tokë dhe det, por gradualisht po përpiqet të hap frontin kundër nesh edhe në rrafshnaltën e Golanit”, ka thënë Netanjahu.“Unë kryetarit Putin do të shpreh kundërshtimin e ashpër të Izraelit për këtë mundësi”, ka shtuar kryeministri izraelit.

Izraeli ka okupuar 1200 km2 të rrafshnaltës siriane të Golanit në luftën 6 ditore të vitit 1967. Ky territor më tutje është bashkuar shtetit çifut, por ky vendim kurrë nuk është pranuar nga bashkësia ndërkombëtare. Izraeli e kundërshton Asadin, por direkt nuk ka qenë i përfshirë në luftë në Siri. Herë pas here kryen sulme ajrore në pjesën jugore të Sirisë, gjoja për të parandaluar dërgesat e armëve Hezbollahut, i cili krahas forcave të Asadit po luftojnë kundër terroristëve. Izraeli ka luftuar kundër Hezbollahut në vitin 2006, por ka pësuar disfatë në atë luftë. Vitin e kaluar Netanjahu dhe Putini janë marrë vesh që të vendosin “linjën e nxehtë” për të parandaluar konfliktet eventuale në mes forcave të tyre, ndërsa kryeministri izraelit ka thënë se bisedat e mëtutjeshme lidhur me këtë çështje do të mbahen gjatë kësaj jave. “Shpresoj se do të mund të arrijmë marrëveshje të caktuar për të zvogëluar tensionet në mes forcave tona, gjë që gjer tani me sukses e kemi kryer”, ka thënë Netanjahu. Interesante është se njëkohësisht me vizitën e kryeministrit izraelit më Moskë, do të udhëtojë edhe kryetari i Turqisë Erdogani i cili do të qëndrojë në Rusi me 9 dhe 10 mars 2017.

Pas konferencës për gazetarë, e posaçërisht duke përcjell progresin në terren, mund të jetë më e qartë për çfarë pikërisht kanë biseduar kryeministri izraelit dhe kryetari turk me kryetarin rus Vladimir Putinin, i cili në duart po mban të gjitha fijet e krizës siriane.

Burimi: Logiçno