Suroi Krahason Prokurorinë e Kosovës me atë të Iranit dhe Arabisë Saudite
Publicisti, shkrimtari i njohur Veton Suroi jep mendimin e tij rrethë qëshjtes dhe veprimtaris së Hoxhë Shefqet Krasniqi si dhe krahason Porkurorin e Kosovës me atë të Republikës Islamike të Iranit dhe të Arabisë Saudite , sepse sipas Suroit këto institucione janë të autorizuara të gjykojnë për qështje fetare e jo Prokuroia e Kosovës. Por sa po shihet Surroi u paska përvjedh apo nuk ka dashur ta tregoi të vërtetën se Prokuroria edhe pse vepron sipas ligjeve që posedon Kosova me statusin si shet laik dhe është deshur të cek se prokuroia janë konsulltuar me ekspertët dhe dijetarët teolog të BIK-ut në mënyrë që të vinë tek një vendim i drejtë dhe vërtet për të mirën e shoqërisë Kosovare.
Shkrimin e plotë të Suroit mund ta gjeni në portalin e gazetë “ZËRI”ndërsa ne kemi nxjerrë disa nga mendimet e Suroit që janë shprehur nga këndvështrimi kritik hulumtues për Hoxhë Shefqet Krasniqin ndaj të cilit është ngritur aktakuzë dhe pritet vendimi nga Prokuroria .
Citojmë :
- Nëna Terezë, sipas dr. Krasniqit, e kishte vendin në Xhehnem (Ferr), sepse nuk e kishte pranuar "Allahun e plotë"
- Është ftesë populliste për të paedukuarit e paragjykuesit, me kërkim shpërblimi të përqeshjes së një figure tashmë botërore siç është Nëna Terezë. Po, është edhe ftues i urrejtjes.
- Me vite të tëra një pjesë e opinionit publik në Kosovë ka vënë në pah veprimtarinë e dr. Krasniqit, duke e cilësuar si veprimtari qartazi destruktive, si ndaj Islamit tradicional në Kosovë ashtu edhe ndaj tolerancës religjioze dhe respektin për shtetin shekullar.
- Sipas Prokurorisë së Kosovës "Gjatë faljes së xhumasë, paraqitjeve në TV, radio dhe rrjete sociale me anë të ligjëratave të ndryshme, imami kishte përdorur gjuhë të vrazhdët dhe interpretim të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor e frymës islame".