Liban

Hizbullahu do të vendosë vetë se kur do të tërhiqet nga Siria

Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kasim, duke theksuar se çështja e Palestinës përbën një prioritet për Republikën Islamike të Iranit është shprehur kështu: “Ata që mendojnë se Irani vendosi të organizojë Konferencën në Mbështetje të Intifadës së Palestinës për interesat e tij gabojnë rëndë.”

Gjatë një reportazhi që ka dhënë për kanalin televiziv, El-Meyadin, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kasim është shprehur kështu: “Irani e ka vendosur çështjen e Palestinës si një prioritet. Irani vazhdon që të ndihmojë financiarisht dhe ushtarakisht Palestinën, si dhe vazhdon me mbështetjen mediatike.

Ata që mendojnë se Irani vendosi të organizojë Konferencën në Mbështetje të Intifadës së Palestinës sepse kishte nevojë për çështjet e tij të brëndshme gabojnë rëndë.

Hizbullahu është duke bashkëpunuar me të gjitha grupet palestieze pa bërë asnjë lloj diferencimi mes tyre. Palestina do të shpëtohet nga duart e fëmijëve të saj trima dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më shumë.

Hizbullahu funksionon i pavarur në Liban dhe e gjithë vendimmarrja e tij mbështetet tek ideologjia e tij dhe nuk është ndikuar asnjëherë nga ndonjë situatë tjetër.”

Në vazhdim të reportazhit, duke u mbështetur në fuqinë e Hizbullahut që çdo ditë e më shumë rritet kundër Izraelit, Shejh Naim Kasimi është shprehur kështu: “Ka shumë gjëra rreth Rezistencës për të cilat Izraeli nuk ka informacion. Fuqia jonë është rritur më shumë që prej luftës 33 ditore të vitit 2006.”

Hizbullahu do ta përcaktojë vetë kur do të tërhiqet nga Siria dhe kjo lidhet me marrëdhënien e tij me popullin sirian dhe rifitimit të shoqërisë siriane. Kur të jemi të sigurtë për mbijetesën e këtij populli, atëherë rezistenca do të tërhiqet nga ky shtet.

Forcat siriane, ruse dhe të Hizbullahut qëndrojnë së bashku në Siri të lidhur me një bashkëpunim për të luftuar bashkë. Ndërsa mes Amerikës, Izraelit dhe Arabisë Saudite shtrihet një koalicion disa vjeçar dhe sot ata po mundohen ta tregojnë edhe më haptazi ekzistencën e këtij koalicioni.

Pas armiqësive që ndodhen në Gazza, Liban dhe Jemen qëndron pikërisht koalicioni Amerikë-Arabi Saudite-Izrael. Qëllimi i Amerikës në koalicionin e saj me shtetet që i përkasin medhhebit sunni është që ta përdorë dimennsionin sektar në favor të saj. Kur në të vërtetë problemi në rajon nuk është etnik është politik.

Pavarësisht se Teherani i ka ofruar Arabisë Saudite që të bashkëpunojnë, ky shtet vazhdon që të kërkojë çdo mundësi për të bërë armiqësi me të.

Irani mbështet dhe mbron të drejtat e shteteve si Palestina, Siria dhe Rezistencës së Libanit. Nga ana tjetër, Arabia Saudite mbron Al-Kaedën dhe ISIS-in.

Kryeministri i Libanit, Saad El-Hariri nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të mbante një qëndrim pozitiv ndaj Hizbullahut.

Ne presim që Trumpi të vazhdojë të ruajë qetësinë dhe që zyrtarët amerikanë të ulet të mendojnë në lidhje me gjërat që ai kërkon. Kushdo qoftë presidenti i Amerikës, Hizbullahu vazhdon të hedhë hapa të sigurtë dhe të fuqishëm dhe është i vetëdijshëm për planet e tij.

Sulmi i Arabisë Saudite ndaj popullit të Jemenit ishte i gabuar. Që ju të mund të na thoni se ky shtet ka ndryshuar është e nevojshme që ky shtet të ndryshojë sjelljet e tij.”

Burimi: Rasthaber