Po bashkëpunojmë me grupet e armatosura në Siri

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yalon ka deklaruar se Izraeli është në bashkëpunim me grupet terroriste në Siri, veçanërisht me ata që ndodhen në zonat rreth e rrotull tokave të pushtuara të Golanit.

Kjo deklaratë është deklarata e parë zyrtare e bërë nga Izraeli në lidhje me këtë çështje. Shumica e lajmeve deri më sot gjithmonë kanë sugjeruar se Izraeli i ka dhënë mbështetje ushtarake dhe të shërbimeve të inteligjencës grupeve terroriste në Siri, me në krye Frontin Nusra.

Edhe më parë janë publikuar pamje në të cilat shfaqet kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu duke vizituar në spitalet izraelite pacientët antarë të këtyre grupeve të armatosurë.

Sana ka shkruash kështu për mediat izraelite: “Yalon           i është drejtuar kështu grupeve terroriste, ‘Ne do të përmbushim çdo nevojë që ju do të keni, mjafton që ju të mos lejoni askënd që t’i afrohet kufirit me Izraelin.”

Më pas Yelon është shprehur si më poshtë: ‘Ata (grupet terroriste) janë të vlefshëm dhe nuk do të ndërmarrin asnjë aktivitet që do të na dëmtonte ne në territoret që mbajnë nën kontroll.’

Ndërsa analisti ushtarak, Emir Bar Shalum gjatë një deklarate për kanalin izraelit ka folur kështu: “Deklarata që ka bërë Moshe Yalon është pikërisht një deklaratë që tregon se Izraeli mbështet dhe bashkëpunon me grupimet terroriste.”

Burimi: Rasthaber