Ministria izraelite ka urdhëruar ndalimin e kontinierit ammoniak në Hafa
Ministri i mjedisit të Izraelit ka shpallur se nuk do të rinovoheeet liçensa e një kontenieri me ammonial në portin e qytetit Haifa, duke qënë se posedon rrezik potencial vdekjeje për banorët atje.
Në një deklaratë, ministria është shprehur se kontenieri, i cili mban 12,000 ton lëndë toksike, korrozive të lëngshme, e vë popullin “në një rrezik që ne nuk mund ta pranojmë”,.
Që prej 1 marsit, ky objekt nuk do të lejohet të marrë dërgesa të reja të amoniakut, megjithatë ata kanë tre muaj që ua mundësojnë atëdistributorëve të dytë, derisa ata të gjejnë furnizime alternative.
Kontinieri është i vendosur në, pjesën veriore të qytetit, në zonën pranë portit e cila ka një popullsi stë dentur, ai shërben si një mbajtës i kimikateve për Haifa Chemicals, e cila e përdor materialin si një komponent në prodhimin e plehrave kimike dhe kimikateve industriale.
Në deklaratë, zëvendësministri, Yaron Mazuz, një banorë i kësaj zone është shprehur se “Nuk ka vend në Haifa Bay për këtë kontinier, i cili rrezikon jetën e njeriëzve.”
Kjo çështje me histori të gjatë bëri bujë me titujt kryesorë vetëm të vitit të kaluar, kur Hassan Nasrallah, kreu i milicisë shiite të Libanit, Hizbullahut, u shpreh se një kontinier 31 vjeçari amoniaku do të shërbente si një “bombë bërthamore” nëse do të goditej nga raketa e organizatës së tij.
Nasrallah, raketa e të cilit janë lëshuar në mënyrë të njëpasnjëshme në zonën Haifa gjatë luftës së vitit 2006 me Izraelin, u paralajmërua nga ekspertët dhe aktivistët, të cilët janë cituarë në mediat izraelite se “dhjetëra mijëra njerëz” do të kishin vdekur nëse ky kontinier do të ishte goditur.
Megjithatë, zyrtarët e ministrisë së mjedisit janë shprehur se çështjet e kërcënime të sigurisë nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të tyre dhe frikën e tyre për sigurinë është e bazuar në rreziqet e mjedisit, duke përfshirë vetëm pasojat e mundshme të një tërmeti.
Për më tepër, edhe vetë kontinieri ka pasur rreziqet mjedisore që lidhen me ankrimin e anijeve dhe shkarkimin e cisternave të cilat transportojnë amoniakun në Haifa.
Ministria është shprehur se Haifa Chemicals, një një organizatë multinacionale e bazuar në Izrael, mund të vazhdojë të përdorë kontinierin deri më 1 mars, por nuk duhet ta tejmbushë atë.
Përpos vetë nevojve të saj, kompania e shet një pjesë amoniakut tek përdoruesë të tjerë, të këtillë si kimikatet e bimëve, ndërmarrjeve të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për ujin dhe ujërat e zeza.
Zyrtarët janë shprehur se deri më 1 qershor ato duhet të kenë gjetur burime të tjera furnizimi, si për shembull, import i drejtpërdrejtë nga Jordania.
Ky lajmërim i ministrisë së mjedisit ka ardhur më në fund pas një numri të madh të betejave ligjore që janë hartuar.
Si përgjigje ndaj një peticioni të këshillit të qytetit Haifa, një gjykatë lokale ka vendosur më datë 13 shkurt se kontinieri duhet të zbrazet brenda një afati 10 ditor. Haifa Chemicals e ka apeluar këtë vendim, dhe seanca e rradhës në apel është vendosur këtë të djelë.
Një zëdhënës i këshillit të Haifas është shprehur për AFP, se ai do të dëshironte që kontinieri të zhvendosej një ditë emë parë pa vonesa.
Vendimi i gjykatës dhe vendimi i ministrisë së mjedisit kanë ardhur vetëm pas një lufte prej dekadash tashmë të grupeve mjedisore që e kanë kundërshtuar këtë kontinier.
Burimi: Al Monitor