Izrael

Emmanuel Nahshoni: “Pjesa e Ndikimit” Rus Në Lindjen e Mesme Duhet Të Jetë E Kontrolluar”

Pas përhapjes së një thashethemi, që ka të bëjë me, tërheqjen e ambasadorit izraelit nga Egjipti, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Izraelite, Emmanuel Nahshoni, nëpërmjet një bisede telefonike, zbuloi disa nga hollësitë, për lajmeve urgjente në Izrael.

Ai bëri të ditur: “Në këtë periudhë kohore, Egjipti po përballet si me krizën e sigurisë, ashtu dhe me gjendjen e rëndë ekonomike dhe nëse kjo prirje aktuale, do të vijojë qeveria e Sisit mund të rrëzohet. Këtë verë ne morëm një vendim, pas shumë diskutimesh, për t’i besuar zotit Sisi dhe për të dërguar ambasadorin tonë në Kajro, por presidenti e shpërdoroi besimin tonë”.

Më pas Nahshoni shpjegoi: “Shkaqet kryesore, të lindjes së krizës, në marrëdhëniet mes Tel Avivit dhe Kajros, janë marrëveshja e Sisit me Rusinë, për të ndërtuar, një bazë të përbashkët ushtarake, pranë qytetit të Sidi Barranit, me synimin e mbështetjes së ushtrisë ruse, rreth çështjes siriane, roli i Egjiptit në ringjalljen, e disa grupeve palestineze dhe heshtja e Sisit, ndaj dërgimit të armëve në Rripin e Gazzës”.

Më tej ai shtoi: “Presidenti egjiptian, nuk duhet të harrojë, se si dhe me mbështetjen e së cilëve, ai erdhi në pushtet. Si një përgjigje e pyetjes së ngritur, e cila ka të bëjë me ridërgimin e ambasadorit izraelit në Egjipt ai sqaroi: “Nëse Sisi, këmbëngul në dyfytyrësinë e tij, rajoni i Lindjes së Mesme, do të bëhet shumë i paqëndrueshëm. Ne as nuk do të dërgojmë, ambasadorin tonë në Egjipt dhe as do të vendosim, marrëdhënie diplomatike me këtë shtet, derisa të jemi plotësisht të sigurtë, se interesat tona janë të mbrojtura dhe se presidenti egjiptian, do të vërtetojë qëllimin e tij të mirë kundrejt Izraelit”.

Si përfundim Nahshoni nënvizoi: “Sisi duhet të ketë parasysh se Moska, nuk ka luajtur asnjëherë ndonjë rol kyç, në Lindjen e Mesme dhe se asaj, gjithmonë iu është një “pjesë ndikimi” në këtë rajon, në mënyrë të kontrolluar. Kajro nuk duhet t’i besojë shumë, marrëdhënieve të saj me Rusinë”.

Burimi: http://iuvmpress.com/