Bota Priret Për T’u Përballur Me Regjimin Izraelit
Ata të cilët krijuan, regjimin sionist në rajon, për të penguar qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit, duke detyruar vendosjen, e një konflikti të zgjatur, janë ata që fshihen pas intrigës në rajon.
Intrigat të cilat, kanë çuar aftësitë e shpenzimeve, të kombeve të rajonit, në një shpërdorim të kotë dhe në luftra të pakuptimta, për të penguar njëri-tjetrin, u kanë dhënë uzurpuesve sionistë, mundësitë e duhura, për fuqizimin e mëtejshëm.
Ndërkohë, ne jemi dëshmitarë të bamirësve, dijetarëve dhe udhëheqësve të bashkësisë muslimane, të cilët kërkojnë, zgjidhjen me dhembshuri, të këtyre mosmarrëveshjeve, por fatkeqësisht komplotet e ndërlikuara të armikut, ia dolën mbanë, në vendosjen e një luftë vëllavrasëse, mbi këta kombe, duke shfrytëzuar pakujdesinë e disa qeverive, duke i vendosur ato, kundër njëra-tjetrës dhe në zbehjen e orvatjeve, të këtyre bamirësve të bashkësisë muslimane.
Por më e rëndësishmja, është se ata synojnë, dobësimin e çështjes palestineze dhe zbehjen e përparësisë së saj.
Pa marrë parasysh, ndryshimet mes shteteve muslimane, disa nga të cilët janë të natyrshëm dhe disa të tjerë, janë të shkaktuar nga komplotet e armikut dhe disa të tjerë janë shkaktuar, nga pakujdesia, e drejta palestineze, është dhe duhet të jetë, boshti i bashkimit për të tërë këta shtete. Një nga arritjet më të rëndësishme të kësaj konference, është rritja e përparësisë së botës muslimane dhe i luftëtarëve të lirisë, të rruzullit tokësor, në mesin e të cilëve renditet dhe çështja palestineze dhe krijimi i një mjedisi të ndjeshëm, për të kuptuar qëllimin fisnik, të mbështetjes së popullit palestinez dhe orvatjeve të tyre, të cilat kërkojnë drejtësi.
Ne nuk duhet që të nënvlerësojmë kurrë, rëndësinë e mbështetjes politike për palestinezët, të cilët kanë një përparësi të madhe në botën e ditëve të sotme.
Muslimanët dhe luftëtarët e lirisë, me pikëpamje dhe orientime të ndryshme, mund të bëhen bashkë, për një qëllim të përbashkët, i cili është Palestina dhe nevoja e luftës së saj për liri.
Me shpalosjen e rënies së regjimit sionist dhe aleatëve të tij, sidomos me dobësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të kuptohet lehtë, se atmosfera botërore shkallë-shkallë, priret për të mbajtur një qëndrim, kundër veprimtarisë armiqësore, të jashtëligjshme dhe çnjerëzore të Izraelit. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti, se bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet rajonale, kanë dështuar në përmbushjen e çështjes, së përgjegjësisë së tyre njerëzore.
Burimi: http://iuvmpress.com/