Izrael

Studentët irlandez bojkotojnë regjimin izraelit

Unioni i studentëve irlandez është bashkuar me fushatën globale për bojkotin kundër regjimit të Izraelit.


     Gati 65 për qind e 3,013 pjesëmarrësve kanë votuar në favor të fushatës.


     Mocioni thotë se  “NUI Galway Students” përkrah aktivisht fushatën për bojkotim dhe sanksione” ndaj Izraelit.


    Më shumë se 120 akademikë irlandez kanë nënshkruar mocion për t'u bashkuar për një bojkot të institucioneve izraelite.


     Në prill 2013, Unioni i Mësuesve të Irlandës u bë bashkimi i parë arsimor në Evropë për të miratuar një bojkotim të Akademisë të Izraelit.


   Lëvizja Bojkoti dhe Sanksionet ndaj Izraelit po rritet me vrull  ndërsa  Izraeli vazhdon politikën e tij agresive kundër palestinezëve.


  Lëvizja BDS ka për qëllim të nxjerrë në pah të drejtat e palestinezëve.
  Më 4 mars 2014, studentët në Universitetit Windsor në Ontario, Kanada, miratuan edhe një rezolutë që mbështet fushatën.


     Sipas rezolutës,  Aleanca e Studentëve të Univezitetit   do të ndërpresë lidhjet me kompanitë që bëjnë biznes me Izraelin.


    Muajin e kaluar, Shoqata Kristiane të Rinjt dhe të Rejat e Norvegjisë, ( YMCA - YWCA ) gjithashtu, u bashkua me fushatën në rritje për bojkotin ndërkombëtarë kundër Izraelit.


    Grupi tha në një deklaratë të publikuar në faqen e saj në gjuhën norvegjeze se inkurajon bojkotin e gjerë ekonomik të mallrave dhe shërbimeve nga Izraeli dhe vendbanimet izraelite.


    Sipas një raporti të gazetës Maariv të Izraelit, botuar më 7 mars 2014, autoritetet e regjimit  të Tel Avivit besojnë se fushata BDS ka shkaktuar dëm financiar në ekonominë  e Izraelit.


    Fushata BDS është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të bërë presion ndaj regjimit të Izraelit për të ndaluar ndërtimet e paligjshme në vendbanimet nëpër territoret e pushtuara palestineze.

Burimi: Press TV