Suudi Arabie

Aktivisti: Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po harxhojnë para duke mbështetur grusht shtetin egjiptian.

TV Press ka zhvilluar një intervistë me Mohamed Ghanem , udhëheqës i Vëllazërisë Muslimane në Britani të Madhe, në lidhje me Aleancën Kundër grusht shtetit në Egjipt bën thirrje krerëve të shteteve arabe të Gjirit Persik për të ndaluar mbështetjen ndaj grusht shtetit ushtarak në vendin e Afrikës së Veriut.

Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë.

Press TV : Mohamed Ghanem, unë po ja nis me atë që ka ndodhur në lidhje me lajmin se Arabia Saudite, Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Katari.

A e shikoni këtë si një rezultat i mbështetjes që Katari i ka dhënë Vëllazërisë Muslimane?

Ghanem : Le të supozojmë se Katari nuk e mbështet Vëllazërinë Myslimane. Ata kanë një media e cila tregon realitetin  dhe pasqyron situatën në rrugët e Egjiptit.

Por ato vende të cilat ju përmendët më parë, Arabia Saudite , Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në një farë mënyre ato kanë shprehur mospëlqeimin e tyre ndaj të ashtuquajturës Pranvera Arabe. Ata kanë një sistem që ata trashëgojnë autoritetin dhe ata duan për të vazhduar atë sistem paprekur . Ata nuk duan asnjë formë demokracie, shtypin e lirë e as ndonjë respekt për të drejtat e njeriut . Kjo është arsyeja pse ata e mbështesin grusht shtetin.

Që prej grushtit të shtetit në 3 korrik situata në Egjipt erdhi duke u përkeqësuar  në çdo aspekt si në mediat sociale, ekonomike, ushtarake , politike e kudo. Ata kanë shkuar aq poshtë sa s’ka më.

Por gjithësesi përsa i përket këtyre miliarda parave, të cilat në të vërtetë nuk kanë dobi për popullin egjiptian, gjysma e tyre është duke u vjedhur. Dhe as gjendja ekonomike nuk është duke u zhvilluar në favor të popullit egjiptian. Kjo është vetëm një humbje .

Dhe situata tani po përkeqësohet ndërsa populli egjiptian është duke refuzuar atë grusht shteti i cili është duke u mbështetur nga vendet e përmendura dhe unë nuk e di pse ato vende insistojnë për të shpenzuar këto para që nuk i përkasin, ato i takojnë kombit musliman, kombit arab.

Ata mendojnë se pasuria e kombit musliman është në xhepin e tyre dhe ata mund të bëjnë çka të duan. Por gjithsesi kjo është një humbje , mbështetja e tyre nuk ka peshë , populli egjiptian që kundërshtonë dhe refuzonë grusht shtetin është i bindur se demokracia do të mbizotërojë në Egjipt.

Press TV: pra nga pohimet tuaja veçanërisht në lidhje me paratë e shpenzuara kot, unë po kuptoj se numër një dhe dy në drejtim të parave dhe mbështetjen prapa kësaj ka qenë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në qoftë se ata nuk mund t’i menaxhojne këto para për të ndihmuar egjiptianët, imagjino se çfarë do të ndodhë kur  në të vërtetë vijë në pushtet el - SISI.

Si e shihni të ardhmen e Egjiptit? A do të vazhdojmë të shohim trazira apo ato ende s’kane filluar?

Ghanem : Epo, trazirat do të vazhdojë deri sa populli egjiptian të marrin demokracinë e tyre.  Ata nuk do të  pranojnë asgjë tjetër  përpos demokracisë dhe procesit demokratik .

Por ato vende të cilat shpenzojnë  gjithë këto para, unë nuk e di se ç’fitojnë ? Ata nuk po fitojnë asgjë me hedhjen kot të parave kur dihet se gjysma apo më shumë se gjysma po vidhen dhe askush s’po përfiton prej tyre.

 Dhe në këtë rast më duhet të bëj dallimin midis asaj që zyrtarët e qeverisë bëjnë dhe asaj që kombi vërtetë mendon. Unë e di se në Arabinë Saudite ka shumë njerëz që janëkundër mendimit për të mbështetur grusht shtetin , ashtu si dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe i gjithë kombi është kundër  .. Ajo që po ndodh është qesharake. Dhe Katari nuk e mbështet Vëllazërinë Myslimane. Ata vetëm reflektojnë, pasqyrojnë,  përpiqen që të ketë një shtyp të lirë, lirinë e shprehjes dhe të tregojnë realitetin e asaj që ka ndodhur në rrugë, ndërsa el - Sisi i ka mbyllur të gjitha mediat kundërshtare ose opinionet kundra apo opozitare.