Liban: Hizbullahu mbështet Sirinë për marrëveshjen e armpushimit
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes ‘Hizbullah’, Hassan Nasrallah tha dielën se grupi i tij e mbështesim marrëveshjen për armëpushim në Siri ndërmjet Qeverisë Damaskut dhe grupeve opozitare.
"Ne e mbështesim marrëveshjen që do të ndalojë gjakderdhjen dhe do të krijoi një konsensus kombëtar në Siri", ka thënë Nasrallah në një fjalim televiziv i cili i referohet një marrëveshjeje të paqes e mbështetur nga Turqia dhe Rusia në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, muajin e kaluar.
Bisedimet e Astana-s, të cilat u përqëndrua në zgjerimin e armëpushimit që ka hyrë në fuqi në Siri në më 30 dhjetor 2016, përfshirë përfaqësues të regjimit, grupet e armatosura opozitare, Rusia, Turqia, Irani, si dhe i dërguari i posaçëm të OKB-së Staffan de Mistura dhe ambasadori amerikan në Kazakistan, George Krol.
Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord për krijimin e një mekanizmi trepalësh për të vëzhguar dhe për të siguruar pajtueshmëri e plotë me një armëpushim në Siri.
Hassan Nasrallah kërkoi gjithashtu për të krijuar një mekanizëm të përbashkët me qeverinë siriane për të kthyer refugjatët nga Libani.
Libani me 4,5 milionë banorë, ka strehuar rreth 1,3 milionë refugjatë të regjistruar sirianë. Sipas raporteve të OKB-së, më shumë se 70 për qind e tyre jetojnë nën nivelin e varfërisë me 3.84 dollar në ditë.