Takimi Trump-Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë
Fjala është për takimin e parë të dy liderëve nga momenti kur Donald Trumpi u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Netanjahu është lideri i katërt i huaj me të cilin Trumpi është takuar në Shtëpinë e Bardhë. Para këtij Trumpi është takuar në Shtëpinë e Bardhë me kryeministren e Britanisë së Madhe Tereza Mej, kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe dhe kryeministrin e Kanadasë Xhastin Trudo.
Në bisedë me Netanjahun Trumpi ka deklaruar se Iranit kurrë nuk do të lejohet që të posedojë armatim nuklear. Njashtu ka thënë se të dyja anët në konflikt, Izraeli dhe Palestina duhet të pranojnë kompromisin për të ardhur gjer tek paqja, dhe ka apeluar tek Netanjahu që të ndërpres ndërtimin e vendbanimeve çifute në Bregun Perëndimor. Dy shtete nuk janë zgjidhje e vetme e këtij konflikti.
Netanjahu ka vlerësuar se presidenti i ri i SHBA-së ka ofruar “mundësinë pa precedent” për zhvillimin në arritjen e paqes në konfliktin më të gjatë botëror.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkrahin paqen dhe me të vërtetë një marrëveshje të madhe paqësore. Do të punojmë në atë me seriozitet. Por palët vet duhet të bisedojnë drejtpërdrejtë për këtë marrëveshje”, ka thënë Trumpi, duke konfirmuar lidhjet e forta në mes SHBA-ve dhe Izraelit.
Ka fol edhe për sfidat e mëdha të sigurisë me të cilën Izraeli po ballafaqohet dhe ka përsëritur se marrëveshja nukleare e Iranit e arritur në mes Teheranit dhe fuqive të mëdha botërore të ish paraardhësit të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obamës “njëri nga më të këqijtë që i ka pare”, kanë përcjellë mediat izraelite.
Trumpi ka thënë poashtu se do të dëshironte të sheh zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, por ka thënë se kjo po “shqyrtohet me shumë kujdes”.
Është pritur se dy liderët të diskutojnë edhe për përpjekjet paqësore , Iranin dhe premtimet zgjedhore të Trumpit për zhvendosjen e ambasadës. Kjo do të ishte shenjë e pranimit të Jerusalemit për kryeqytetin e Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të hidhëronte edhe më tepër Palestinezët.
Mediat izraelite theksojnë se Netanjahun dhe bashkëshorten e tij Sara para Shtëpisë së Bardhë e kanë prit Donald Trumpi me bashkëshorten e tij Melaninë, e cila gjer tani nuk u paraqitke në rastet e tilla.
Burimi: b92