İran

Zgjimi Islamik, kthim në Islamin e pastër

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Botëror të Zgjimit Islamik tha se Zgjimi Islam është vetëm një kthim në Islamin e pastër.

Duke folur në një tubim para të ftuarëve  të huaj në  ceremoninë me rastin e 38-të vjetorit të Revolucionit Islamik, në Teheran të enjten, Ali Akbar Velajati shtoi se Zgjimi Islam është përhapur në të gjithë botën.

Ai më tej theksoi se nën udhëheqjen e Imam Humeinit (r.a.), themeluesit  të Republikës Islamike të Iranit, me lëvizjen e Zgjimit Islam, duke thënë se ajo që Imam Humeini (r.a.) praktikuar ishte Islami.

Ai gjithashtu theksoi se Udhëheqësi  i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid  Ali Hamenei  ka kundërshtuar Cionistët dhe ka inkurajuar shtetet si Siria, Iraku, Jemeni, Libia, Tunizia të ngrihen kundër dominimit.

Ali Akbar  Velajati gjithashtu theksoi retorikën e presidentit të ri amerikan, Donald Trump kundër vendeve muslimane, duke thënë se muslimanët do t’i  mësojnë atij një lekcion në qoftë se ai vazhdon qëndrimet e tij të pafytyrë ndaj shteteve islamike.      

Të ftuarit e huaj, që vijnë nga vende të ndryshme, do të marrin pjesë në programet që shënojnë përvjetorin e Revolucionit Islamik të premten.

Populli  iranian përmbysi regjimin Pahlavi  të mbështetur nga Shtetet e Bashkuar 38-të vjet më parë, duke i dhënë fund 2500 viteve të sundimit monarkik në Iran.

Revolucioni Islamik i udhëhequr nga i ndjeri Imam Humeini ka krijuar një sistem të ri politik të bazuar në vlerat Islame dhe demokracisë.

Çdo vit, miliona iranianë marrin pjesë në mitingje dhe ceremonitë për të festuar përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të vitit 1979-së.

Burimi: IQNA News