Një Fjalim i Dr. Talit Mbi Ngjarjen e Gadir Humit
Lajmi: medyasafak.net
Turqizoi: İbrahim Erkin
Shqipëroi: Media e Lirë
“Tani pyetja që do të shtrojmë është: “Vallë si do të ishte gjendja e bashkësisë muslimane, e cila pasi do të kishte pranuar, pozitën e vërtetë të Imam Aliut (p.m.t.) dhe do të kishte shpëtuar nga ndarja në sekte?!” Përgjigjia e kësaj pyetjeje, është dhënë në dy hadithë, me përmbajtje të njëjtë, njëri i përcjellur nga Fatimeja (p.m.t.) dhe tjetri i përcjellur nga Imam Bakiri (p.m.t.), i cili është si vijon: “Nëse e drejta, do të ishte dhënë të zotit, nuk do të gjenim dy njerëz, që të do të kundërshtonin njëri-tjetrin, mbi çështjen e Allahut!” Të dy hadithët kalojnë, në veprën e besuar me titull: “Kifajetu’l-Eseri” (Mbulesa e Veprës)”.
Prezantuesi: “Vallë a mund të na ndriçoni me disa të dhëna mbi jetën tuaj intelektuale?!”
I ftuari: “Unë kam studiuar, duke ndjekur sistemin e librarisë dhe njëkohësisht kam studiuar dhe disa shkenca islame. Disa nga titujt e veprave, që unë kam shkruar janë: “Kissa Dhemimi” (Rrëfenja e Rruzullit Tokësor), “Tulu Hurshidi” (Lindja e Diellit), “Çeshmendazi Dhuhuri” (Përfytyrimi i Shfaqjes), “Guzaresh Miladi” (Transmetimet në Lidhje me Lindjen e të Dërguarit të Allahut (f.m.t.)), Vijegiha Imam Meudi” (Cilësitë e Imamit të Premtuar) dhe “Rehtushe Muntedhirani” (Ushqimi i Udhës së Pritësve)”.
“Pra siç kuptohet, jeta ime intelektuale, nuk ka ndonjë drejtim të spikatur. Pasi ndërrova disa drejtime, më pas u përqendrova, në fushën e librarisë dhe komunikimit. Në rininë time, në vitet 1970-të kisha një pyetje, e cila më gëlonte thellë në mendje: “Vallë a ishte e saktë feja ime, që unë e njoha nëpërmjet familjes sime?!” Kuptohet se unë nuk mund t’i lija lehtësisht mënjanë, pyetje si kjo dhe të ngjashme me të. Në njërën anë, mësoja mësimet e shkollës, ndërsa në anën tjetër, merresha me kërkimin e përgjigjeve të këtyre pyetjeve”.
“Me kalimin e viteve, unë zbulova një rrugë, të sqarimit të fesë përmes arsyes. Veprat fetare që kisha lexuar, në këtë hark kohor, ishin shkruar me një gjuhë të rrjedhshme dhe mbështeteshin kryesisht në argumentë të shëndoshë, ose e thënë ndryshe, dallonin shumë, nga veprat e tjera fetare. Në shtetin tim, për vite me radhë, unë përjetova mungesën e moskrijimit të kontakteve me autorët e këtyre veprave, kështu që kontakti me veprat ishte më i lehtë”.
“Kjo ishte arsyeja, që unë u zotova se nëse një ditë, do të kisha mundësi edhe unë do të shkruaja, vepra me një gjuhë të rrjedhshme dhe të mbështetura vetëm në argumentë të shëndoshë, duke portretizuar sqarimin e fesë, përmes arsyes dhe natyrës njerëzore. Kështu që pas disa viteve, mora drejtimin e shkrimit të veprave fetare. Nëse do t’i hidhni një vështrim, veprave të mia të lartpërmendura ose artikujve të mi, do të vini re se i kam shkruar, në një mënyrë që thërret, në arsyen dhe natyrën njerëzore, duke mbështetur në mënyrë të hollësishme dhe të zbatueshme në praktikë në jetën tonë. Në të vërtetë në shkrimet e mia, kam kërkuar përgjigjet e pyetjeve që gëlonin mendjen time dhe të tjerëve. Fatmirësisht kultura e pasur shiite, ia lehtëson shumë punën shkrimtarit në përpilimin e veprës së tij”.
“Një pjesë e veprave të mia, kanë të bëjnë më ngjarjen madhështore të Gadir Humit. Për ta ilustruar më mirë këtë sjell, sjell si shembuj serinë e artikujve të mi me titull: “Gadir Nemad Mihri Ilm ue Adaleti” (Gadiri Simboli i Dashurisë, Dijes dhe Drejtësisë) dhe vepra ime me titull: “Dersha ez Hutbe Gadiri” (Mësimet e Fjalimit të Gadirit). Për më tepër dua të përmend dhe veprën time me titull: “Nexhua Dhir Asuman Gadir” (Përgjërim Nën Hijen e Qiellin të Gadirit), e cila përmban tridhjetë mësime, mbi vizitën e Gadirit. Ajo që kam dëshirë të them, është se këto vepra nuk i kam shkruar sipas mendjes sime, por i kam shkruar duke marrë një llokmë, nga sofra bujare e dijes shiite dhe përcjellja e saj tek lexuesit”.
“Prezantuesi: “Vallë a do të kishit mirësinë që të na sqaroni pak veprën me titull: “Gadir” të dijetar Eminit?!”
I ftuari: “Pohojmë se janë thënë dhe vijojnë të thuhen, shumë gjëra mbi dijetar Eminin. Shtoj se sipas mendimit tim artikulli me titull: “Rahname Pejuhesh Derbare Alame Emini” (Udhëzimi i Kërkimit në Lidhje me Dijetar Eminin), i botuar në numrin 38 të revizstës “Sefine” (Anija), i cili gjendet dhe në adresën e internetit, të revistës është më të vërtetë, një udhëzues i mirë mbi këtë çështje. Një mënyrë tjetër, për të njohur dijetar Eminin, është vizita e librarisë, së qytetit të Nexhefit, e cila është ndërtuar personalisht nga dijetar Emini, gjatë qëndrimit të këtij të fundit, në këtë qytet gjashtëdhjetë vite më parë. Me kuptimi bashkëkohor të fjalës, kjo është libraria e parë, e banorëve popullit të Nexhefit. Unë personalisht, kam patur mundësinë, e vizitimit dhjetra herë të kësaj librarie dhe në secilën herë, kam përfituar një të dhënë të re. Me që po flasim për dijetar Eminin, dua të shfrytëzoj rastin, që t’iu tërheq vëmendjen në disa çështje:
1-“Dijetar Emini, pas studimit të tij në medrese, mund të ishtë bërë, autoritet, klerik, profesor, thirrës në Islam, imam xhamie, ose të kishte marrë përsipër, një detyrë të lartë të klerit fetar. Megjithatë ai duke i lënë mënjanë të tëra këto poste, parapëlqeu që t’i hynte në shërbimin e përkushtuar, të udhës së bekuar, të prijësit të besimtarëve Imam Aliut (p.m.t.)”.
2-“Dua të nënvizoj se kur dijetar Emini, mori vendimin e hetimit, të ngjarjes së Gadir Humit, ai e vështroi të vërtetën, në të tërë spektrin e fetar, madje dhe në atë njerëzor të kësaj ngjarjeje. Këtë e them sepse Gadiri, është lumi nga i cili burojnë të shtatë oqeanet. Në fakt në këtë lumë, mund të gjejmë gjithçka mbi cilësitë njerëzore”.
“Megjithatë dua të kujtoj, se vepra me titull: “Gadir” (Gadiri), e dijetar Eminit është vetëm një pjesë e vogël, e projektit të skicuar, me synimin e ringjalljes, së ngjarjes së Gadir Humit. Theksoj se në njërën anë, atij nuk i mjaftuan shtatëdhjetë vite jetë, për të plotësuar projektin e tij, ndërsa në anën tjetër, shtoj se dijetarët e epokës së tij, nuk e vlerësuan të ndjerin, ashtu siç i kishte hije dhe nuk mundën të përfitonin, nga mundësitë e dijes së pafundme të tij. Për këtë arsye i ndjeri dijetar Emini, me nismën e tij, u këshilloi disa projekte dijetarëve dhe u ndihmoi në përfundimin e tyre. Fjala vjen ai u këshilloi dhe u ndihmoi në përfundimin e veprës me titull: “Sejri Der Sahihajni” (Një Shëtitje Mes Dy Përmbledhjeve), të të ndjerit Muhammed Sadik Nexhmit dhe veprës me titull: “Imam Sadik ue’l-Medhahibu’l-Erbea” (Imam Sadiku Dhe Katër Doktrinat), të të ndjerit Esed Hajdarit”.
3-“Dijetar Emini shkroi, veprën e tij me titull: “Gadir” në arabisht dhe kështu bëri të mundur, që dhe studiuesit e tjerë pas tij, të përfitonin nga kjo vepër. Në këtë mënyrë, ai futi në përdorim dhe aftësitë e tij në letërsinë arabe. Si përfundim themi se letrarët arabë, mbetën gojëhapur, përballë një vepre të privilegjuar, të shkruar më një aftësi të jashtëzakonshme në arabisht, nga një dijetar iranian nga Tebrizi. Kjo është arsyeja që edhe sot e kësaj dite, dijetarët e përmendin këtë vepër, me lavdërime dhe me respekt. Natyrisht që dhe dijetari dhe letrari iranian, Mirza Muhammed Ali Ordubadi, e ndihmuan dijetar Eminin, në shkrimin e kësaj vepre. Allahu i Madhëruar qoftë i kënaqur nga të tërë këta!”
4-“Dijetar Emini, pasi përfundoi dhe botoi, përpilimin e veprës me titull: “Gadir”, nuk u përfshi nga mendimi se punimi i tij, kishte marrë fund. Më pas ky i fundit, vizitoi qytetët e ndryshëm iraniane, me qëllimin e shpjegimit, të vërtetës së çështjes së kujdestarisë. Më tej ai shkoi dhe qëndroi disa muaj, në Siri dhe në Indi, për të kryer punime shkencore dhe për të përfituar nga libraritë e pasura të këtyre shteteve”.
“Sërish dijetar Emini, shfrytëzoi dhe vizitën e tij mjekësore në Londër, duke e shndërruar këtë rast të artë, në kryerjen e punimeve shkencore. Gjatë tërë këtij harku kohor, ai u orvat vazhdimisht, në plotësimin dhe përsosmërinë e veprës së tij. Në fund të jetës së tij, ai vizitoi dhe Turqinë, për të përfituar nga libraritë turke, megjithatë si pasojë e përkeqësimit të shëndetit të tij, ai u detyrua që të kthehej rishtas në Iran”.
“Si do që të jetë, nënvizoj se dukuria e moskënaqësisë së tij, nga vetë punimet e tij dhe qënia gjithmonë i dhënë, pas përsosmërisë së këtyre punimeve, është një çështje e rëndësishme dhe një mësim për këtë dijetar. Artikulli im me titull: “Salshomar Alame Emini” (Kronologjia e Dijetar Eminit), i cili gjendet edhe në adresën e internetit, hedh dritë mbi një pjesë, të orvatjeve të tij të palodhura”.
5-“Me shpalosjen e mendimeve tona rreth dijetar Eminit, nuk duhet të nënkuptojmë se ai është i pacënueshëm ndaj qortimeve dhe se punimi i tij është i paprekshëm, përkundrazi ky punim, duhet të përditësohet me shtimin e burimeve dhe veprave të reja dhe të botuara, ashtu siç duhet të përditësohet çdo punim shkencor. Nuk ka dyshim se dijetarët tanë, nuk e kanë marrë seriozisht këtë çështje”.
Prezantuesi: “Vallë përse nuk u shkruajt ngjarja e Gadir Humit?!”
I ftuari: “Kumtojmë se kur citojmë termin “kulturë e shkruar”, nuk duhet ta përfytyrojmë këtë, duke u mbështetur në mënyrën tonë të mendimit, sepse kjo do të çojë që ne të mendojmë se kjo vepër nuk është gjithëpërfshirëse. Por ne duhet të mendojmë këtë, siç janë mjetet e komunikimit, sepse në atë epokë poezia, ishte mjeti më i rëndësishëm dhe më mbresëlënës në gjirin e popullit. Në këtë kontekst, pohojmë se poezia e Imam Aliut (p.m.t.), poezia e Hasan Ibn Thabitit dhe madje dhe ajo e Amr Ibn Asit, të cilët përshkruajnë ngjarjen madhështore të Gadir Humit dhe të cilat i përkasin epokës së hershme islame, janë më të vlefshme se sa qindra vepra të shkruara, në ditët tona dhe për më tepër shërbejnë si dokumentë”.
“Në krahun tjetër, nënvizojmë se në atë epokë, organizoheshin mbledhjet e recitimit të odeve dhe poezive, në të cila të dyja palët, përballeshin dhe sfidoheshin, duke lexuar pozeitë e tyre. Në këto mbledhje, poeti shpjegonte të vërtetën, rrjedhën e disa ngjarjeve, duke sjellur si dëshmitarë, ata të cilët kishin përjetuar, mënyrën e rrjedhës së ngjarjeve dhe këta të fundit dëshmonin për dëshminë e tyre. Rrëfimet e recituara në këto mbledhje, shërbejnë si dokumentë historikë, që vërtetojnë rrjedhën e ngjarjes së Gadir Humit dhe retorikës që bart kjo ngjarje. Si rrjedhojë, në veprën e tij me titull: “Gadir”, dijetar Emini u ka dhënë vend, përdorimit të disave nga këto thënie”.
“Ndërsa për sa i përket veprës, themi se gjenden disa vepra, në kuptimin dhe në formën e veprës, të cilat kanë të bëjnë me çështjen e sipërcituar. Për ilustrimin sa më të mirë, sjellim si shembull, veprën e mësipërme, të përpiluar në shekullin e parë të mërgimit islam, të shkruar nga Sulejm Ibn Kajsit dhe veprën me titull: “Uasijje” (Testamenti), e shkruar në shekullin e dytë të mërgimit islam, nga Isa Ibn Mustefadit. Më pas përmendim se, gjenden dhe vepra të tjera, të shekullit të katërt dhe vepra të tjera të shkruara më vonë, të cilat fatmirësisht kanë arritur deri në ditët e sotme”.
“Këtu mund të përmendim dhe veprën e jetëshkrimit me titull: “Gadir Fi’t-Turathi’l-Islami” (Gadiri në Kulturën Islame), të të ndjerit Ajetullah Sejjid Abdulaziz Tabataiut, nxënësi i dijetar Eminit dhe Aga Buzurg Teheranit, e cila është përgatitur duke u nisur, në burimet e shkruara të cilat përshkruajnë ngjarjen e Gadir Humit. Kjo vepër është përkthyer dhe botuar shumë herë, në persisht nga Ensari Zenxhani, së bashku më shënimet e tij përkatëse. Për më tepër Sejjid Ahmed Husejnzade, ka përgatitur një jetëshkrim tjetër, duke u mbështetur në një mënyrë të ndryshme shkrimi, e cila duhet të jetë botuar tanimë”.
Prezantuesi: “Vallë cilën dukuri kundërshton Ehli Sunneti në kontekstin e Gadir Humit?!” “Nëse kundërshtimet e tyre, kanë të bëjnë për çështjen në fjalë, vallë çfarë lloj argumentësh përdorin?!”
I ftuari: “Para së gjithash, shprehim se gjenden shumë gabime, në kundërshtimet e Ehli Sunnetit. Ne këtu do të bëjmë fjalë për dy gabime, që kanë të bëjnë, më përmbajtjen dhe mënyrën e këtyre kundërshtimeve. Gabimi i parë rreth përmbajtjes, rrjedh nga moskuptimi, i njëshmërisë së Allahut (k.m.t.), nga ana e dijetarëve sunnitë, gjatë hetimit të çështjes së parisë”.
“Për hir të vërtetës, shpalosim se ai i cili, nuk e kupton siç duhet, njëshmërinë e Allahut (l.m.t.), nuk ka drejtë të flasë mbi termat si “Halifetu’ll-llahi” (Udhëheqësi i Allahut) dhe “Huxhxhetu’ll-llahi” (Argumenti i Allahut). Pa patur asnjë lloj paragjykimi, i ftojmë të tërë besimtarët muslimanë sunnitë, të cilët kanë pranuar se veprat më të sakta, në rruzullin tokësor, pas Kur’anit Famëlartë, janë pikërisht “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), e Imam Muslimit, që ti lexojnë hadithët, në lidhje me njëshmërinë e Allahut (f.m.t.), që gjenden në këto dy vepra me një vështrim kritik”.
“Më pas i ftojmë, që të lexojnë dhe veprat me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), e Imam Kulejnit dhe “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) dhe më pas të bëjnë krahasimin, në kontekstin e njëshmërisë së Allahut të Lartësuar dhe nënvizojmë se do të zbulojnë, se cilët vepra përputhen nëpërmjet arsyes me Kur’anin Fisnik, në çështjen e njëshmërisë Allahut”.
“Vëmë theksin se dhe këndvështimi i profetësisë është kështu. Pra udhëheqja është vazhdimi i profetësisë. Ashtu siç konceptojmë profetësinë, ashtu komentojmë dhe udhëheqjen. Shtojmë se vepra me titull: “Sejri Der Sahihajni” (Një Shëtitje Mes Dy Përmbledhjeve), të të ndjerit Muhammed Sadik Nexhmit, është një punim i pastër dhe i pavarur mbi shqyrtimin e kësaj çështje”.
“Konceptimi i doktrinës shiite, mbi njëshmërinë e Allahut (k.m.t.) dhe profetësinë është si vijon: “Allahu nuk i përngjan asnjërit nga robërit e tij, ai nuk ka as shok dhe as ortak të përngjashëm. Askush madje as i dërguari i fundit, nuk mund ta perceptojë Atë, përmes fuqisë së përfytyrimit dhe imagjinatës. Ai qëndron larg dhunimit dhe veçanërisht detyrimit, në vepra të liga të njerëzve. Ndërsa në anën tjetër njeriu, nuk ka asgjë që i përket atij, sepse gjithçka që zotëron ai, janë cilësitë e bukura dhe pasuria e Allahut të Lavdëruar. Allahu është pronari i të tërë këtyre cilësive, si rrjedhojë Ai mund t’i tërheqë mbrapsht këta cilësi kur të dojë, ose mund t’i shtojë ose t’i pakësojë. Ai nuk dhunon në asnjë rast, Ai gjykon vetëm me drejtësi ose më tepër se drejtësia. Ndërsa njeriu është i lirë, ai mund të bëjë çfarë të dojë dhe si rrjedhojë ai do të japë llogarinë e veprave të tij, personalisht vetëm Allahut dhe askujt tjetër”.
“Nënvizojmë faktin se, është mëse e natyrshme, se i dërguari i Allahut (l.m.t.), i cili gjendej në një post madhështor dhe të lartësuar, synimi i të cilit ishte udhëzimi i njerëzimit, do të ishte dhe bartësi i shenjave të shenjtërisë, dëlirësisë dhe pastërtisë. Në rast të kundërt, nuk do të kishte vlerë, udhëheqja e të dërguarit të Allahut (f.m.t.) dhe lënia e tij të postit të udhëheqjes, për bashkësinë muslimane”.
“Shtojmë se është detyra kryesore, e bashkësisë muslimane, njohja e postit të udhëheqësit. Madje dhe në rast se bashkësia muslimane, nuk e njeh postin e udhëheqësit të të dërguarit të Allahut (k.m.t.) dhe nëse nuk e pranon atë si udhëheqës, duhet ta kemi të qartë se postit dhe përgjegjësisë së udhëheqësit, nuk i paskësohet rëndësia as sa maja e gjilpërës. Këtë doktrinë të cilën ne po orvatemi, që ta shpresim sa më shkurt, që është e mundur, që ta shpjegojmë dhe në një mënyrë, më të gjërë dhe më gjithëpërfshirëse. Por ne po hasim, në kundërshimet e dijetarëve sunnitë, duke paraqitur vetëm pikat e përgjithshme, lëre më të nisin shpjegimin e saj në mënyrë të imtësishme”.
“Ndërsa për sa i përket, gabimit të mënyrës së përdorimit, themi se gabimi thelbësor metodologjik i dijetarëve sunnitë, është se ata i kanë pranuar si “të vërtëta absolute”, disa ngjarje që kanë ndodhur, në epokën e hershme të historisë islame. Këta dijetarë orvaten, që ngjarjet e ndodhura, që i kanë pranuar si të vërteta, t’i vendosin në një terren teorik. Gabimi i më i madh i dijetarëve sunnitë, është pikërisht orvatja e vendosjes, në një terren teorik të këtyre ngjarjeve”.
“Ndërsa në citojmë kështu: “Aktorët e historisë, së epokës së hershme islame, ishin të lirë në zgjedhjet e tyre, ashtu siç janë dhe njerëzit e tjerë dhe disa herë kanë gabuar. Për këtë arsye, ne jemi të mendimit, se e vërteta duhet të plotësohet, sipas parimeve të drejta. Si rrjedhojë, detyra jonë është që ne duhet të përcaktojmë, duke u mbështetur në një gjykim të shëndoshë, se cili vepron duke zbatuar urdhrat hyjnore dhe cili i kundërshton ata. Vijojmë se gjatë historisë kanë ndryshuar, mënyrat e drejtimit të udhëheqësve dhe bashkë më këtë ndryshim, dijetarët kanë zhvilluar mendime, të cilat kanë rënë ndesh me njëra-tjetrën, për sa i përket çështjes së udhëheqjes. Në kreun me titull: “Udhëheqja dhe Konceptimet”, e vëllimit të shtatë të veprës së tij, dijetar Emini, i ka shqyrtuar këto mosmarrëvshje”.
“Një shembull i kësaj dukurie, është dhe vepra me titull: “Xhami Li’l-Ahkami’l-Kur’ani” (Pëmbledhja e Gjykimeve Kuranore), e Sejjid Kurtubit, i cili ka komentuar ajetin e 30 të Sures Bekare. Sipas përshkrimit të tij, secili mund të bëhet udhëheqësi ose i dërguari i Allahut (l.m.t.), nuk ka rëndësi, se si ka qënë e shkuara e tij, madje dhe nëse ai ka ushtruar dhunë, për të arritur tek ky post. Sejjid Kurtubi ka sqaruar gjërë e gjatë, në mënyrë të hollësishme, mënyrën e cila është kundër udhëhqjes dhe urdhrave tët Allahut të Madhëruar. Pohojmë se këto përkufizime, duhen hetuar dhe qortuar”.
“Ky mendim duhet të krahahsohet, me teorinë e udhëheqjes së shiitëve, të veprës me titull: “Kemalu’d-dini” (Plotësimi i Fesë), e Shejh Sadukut, i cili ka trajtuar të njëjtën ajet, në mënyrë më gjithëpërfshirëse. Unë i citova burimet dhe këta burime mund t’i arrijnë të tërë. Për më tepër, gjykimi i shëndoshë, është njësia matëse më e mirë e mundshme”.
Prezantuesi: “Tani pyetja që do të shtrojmë është: “Vallë si do të ishte gjendja e bashkësisë muslimane, e cila pasi do të kishte pranuar, pozitën e vërtetë të Imam Aliut (p.m.t.) dhe do të kishte shpëtuar nga ndarja në sekte?!” Përgjigjia e kësaj pyetjeje, është dhënë në dy hadithë, me përmbajtje të njëjtë, njëri i përcjellur nga Fatimeja (p.m.t.) dhe tjetri i përcjellur nga Imam Bakiri (p.m.t.), i cili është si vijon: “Nëse e drejta, do të ishte dhënë të zotit, nuk do të gjenim dy njerëz, që të do të kundërshtonin njëri-tjetrin, mbi çështjen e Allahut!” Të dy hadithët kalojnë, në veprën e besuar me titull: “Kifajetu’l-Eseri” (Mbulesa e Veprës)”.
“Për më tepër, i dërguari i Allahut (f.m.t.), në hutben e gjatë të Gadir Humit, na ka lajmëruar për komentimin e Kur’anit Fisnik dhe përfshirjen e Imam Aliut (p.m.t.), brenda dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm. Ndërsa tani mendoni mirë: “Vallë çfarë lloj organizatash dhe strukturash të përbindshme dhe mizore si ISIS-i dhe të tjerët, janë shfaqur gjatë historisë islame, si përfundim i marrjes dhe tjetërsimit të së drejtës së mësimeve, nga duart e nga anëtarëve të bekuar të e Ehli Bejtit dhe duke ua dhënë kundërshtarëve të tyre?!”
“Për t’i kuptuar sa më mirë, sqarimet të mia po e shtroj, çështjen edhe në këtë mënyrë: “Disa herë duhet, që një gjymtyrë e trupit të njeriut, si krahu ose këmba, duhet të hiqet dhe duhet prerë. Një njeri i tillë pa duar dhe pa këmbë, vijon të jetojë jetën e tij, natyrisht duke u përballur me disa vështirësi. Vallë po të ndahet, shpirti i njeriut nga trupi çfarë ndodh?! Ne theksojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se të pranojmë se udhëheqja, nuk është një gjymtyrë e fesë ose e trupit, por është shpirti i fesë së trupit”.
“Juristi i madh shiit, Shejh Mufidi kur trajton hadithin: “Namazi është shtylla e fesë”, shton se patjetër që namazi, është shtylla e fesë, por vetëm pas njohjes thellësisht të Allahut të Lartësuar, të dërguarit të Tij dhe imamëve të pafajshëm. Ajo që do të thotë ai, është shumë e qartë: “Namazi është një nga detyrimet fetare, pra është një degë e pemës së fesë, por njohja e tij është pjesë e metodologjisë, pra janë rrënjët e pemës së fesë. Në pamje të parë, ndonëse degët gjethet dhe frytet, mund të duken të bukura, por nëse nuk ka rrënjë të shëndosha dhe të thella ata nuk vlejnë aspak”.
“Vallë çfarë pohojnë shiitë?!” Shiitët e pranojnë fenë islame, si një argument të sjellur nga Allahu (k.m.t.), e cila njihet përmes arsyes, të dërguarve dhe imamëve, drejtuar njerëzimit. Shejh Mufidi në këtë pikë, mbështetet në ajetin 100, të Sures Junus në të cilin thuhet: “Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), përveç me ndihmën e Allahut. Ai ua jep dënimin atyre që nuk arsyetojnë”.
“Më pas ai ka mbledhur dhe i ka dhënë përparësi, çështjeve të rëndësishme, të të tërë hadithët e vërtetë, të cilët kalojnë në veprat shiite me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjafesit), e Imam Kulejnit, “Uafi” (Flijuesi) dhe “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave). Më tej Shejh Mufidi, e ka nisur me kreun me titull: “Vepra e Arsyes dhe Padijes” dhe më tej ka vijuar me krerët me titull: “Virtyti i Dijes” dhe “Njëshmëria e Allahut”. Ja pra rregullsia dhe radhitja e çështjeve sipas kësaj renditjeje bart një mesazh, të cilin ne ende, nuk e kemi perceptuar ashtu siç duhet”.
“Themeli thelbësor i shiitëve është dituria dhe njohja. Prijësi i besimtarëve i ka lënë testament Kumejlit duke i thënë: “O Kumejl! Nuk ka lëvizje e cila, nuk ka nevojë për njohjen dhe diturinë”. Ne duhet të pranojmë, njëshmërinë e Allahut (l.m.t.), profetësinë dhe udhëheqjen, duke u mbështetur në themelet e diturisë dhe njohurisë. Në rast të kundërt, nuk ka vlerë ose ka shumë pak vlerë, ndonjëherë të çon dhe në hidhërim”.
“Lërmëni t’iu rikujtojmë se shiitët, marrin si njësi matëse, Kur’anin Famëlartë dhe jo ata të cilët pretendojnë se ndjekin Kur’anin dhe fenë islame, e mësojnë drejtpërdrejtë, nga i dërguari i Allahut (f.m.t.) dhe jo nga të tjerët. Si rrjedhojë, pohojmë se ngjarja e Gadir Humit, është një shpjegim i Kur’anit Fisnik. Gjatë hutbes së Gadir Humit, Muhammedi (p.q.m.t.) ka sqaruar, afërsisht shtatëdhjetë ajetë kuranorë dhe i ka mbajtur ata si dëshmitarë të kësaj hutbeje”.
“Muhaddithët sunnitë, si pasojë e inatit dhe urrejtjes, e kanë hedhur tutje dhe kanë anshkaluar këtë mesazh, që ka të bëjë me udhëhejen dhe nuk e pranojnë si të tërë hutben e Gadir Humit, duke e privuar veteveten nga kuptimi i saj, por marrin vetëm disa fjali dhe këto të fundit i interpretojnë sipas epsheve dhe dëshirave të tyre. Ata pandehin se me këtë sjellje të tyre, na hakërrehen ne por në të vërtetë ata, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm, se privojnë vetveten nga ky burim i dijes. Për më tepër Ibn Sadi rrëfen, se ata kanë lexuar një numër të madh hadithësh, nga Imam Zejnulabdiddini (p.m.t.), por ka përcjellur vetëm, një pjesë të vogël të tyre. Vallë cili është përfundimi i kësaj sjelljeje? Ibn Sadi ka varfëruar burimet, të cilat kanë të bëjnë me në krye, çështjet e arsyetimit dhe moralit islam”.
“Me fjalë të tjera, ky është një fakt, për ata të cilët nuk pranojnë se Islami, është është një fe hyjnore dhe se Kur’ani Famëlartë, nuk rrjedh nga shpallja hyjnore. Këta njerëz e kufizojnë vlerësimin, e zhvillimeve vetëm në këndvështrimin, si një zinxhir të ngjarjeve shoqërore. Por për t’i vlerësuar si duhet, pohojmë se kjo është rruga më e mirë e komentimit, të vijimësisë së Islamit, duke vënë në pah se kjo fe, është shpallja e të dërguarit të fundit. Për më tepër marrja e betimeve të grave (sipas kushteve të asaj epoke, marrja e betimit nga gratë, ishte një dëshmi e rëndësishme, e cila i ngrinte ato në statusin shoqëror që i takonte) dhe i burrave që dëgjuan këto fjalë, është mbështetja në fjalimin e fundit dhe më të rëndësishëm të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Për plotësimin e përvjetorit të ceremonisë, gjatë tri ditëve të privuar, nga çdo lloj mundësie në shkretëtirën e nxehtë dhe thirrja e kryer pashkëputje: “O ju njerëz!” si dhe arritja e tërheqjes së vëmendjes së këtyre njerëzve, janë një tregues i rëndësisë së këtij meshazhi. Madje thirrja: “O ju njerëz!” është një thirrje që i drejtohet njerëzve, në të tëra kohërat dhe vendet, e cila do të vijojë vlefshmërinë e saj, deri në Ditën e Kijametit. Vallë çfarë ndodh nëse njëri, nga një bashkësi muslimane, e privon veten nga ky mesazh hyjnor?! Themi se Kur’ani Fisnik, e jep përgjigjen e kësaj pyetjeje, në ajetin 14, të Sures Neml, në të cilin thuhet: “Ndonëse e dinin dhe ishin të bindur se këto ishin të vërtëta, i mohuan në mënyrë të padrejtë e me dhunën dhe kryeneçësinë e tyre, pra vështroje, se si ishte fundi i shkatërrimtarëve”.
“Duke u mbështetur në tërësinë e argumentëve të lartpërmendur, theksojmë se detyra jonë është kuptimi, nënshtrimi dhe zbatimi i mesazhit të ngjarjes së Gadir Humit, në çdo fushë të jetës sonë”.
Prezantuesi: “Vallë cila është lidhja mes ngjarjen e Gadir Humit dhe dinamizmit së doktrinës shiite?!”
I ftuari: “Lejmonëni t’u bëjmë të ditur se, doktrina shiite është një e vertetë që jeton një dinamikë e vërtetë. Fjala vjen stili ynë i jetesës, duhet t’i përshtatet, ndaj të vertëtës dinamike. Ashtu siç cituam dhe më herët, shiizmi është një doktrinë, e cila është në përputhje, me arsyen dhe natyrën njerëzore. Një njeri i sinqertë, mund ta përvetësojë, këtë të vërtetë si për shembull, se si ne shiitët duhet t’i zbatojmë me saktësi, detyrimet tona fetare. Ne si besimtarë duhet t’u mbyllim, të tërë shtigjet e sjelljes së keqe dhe komentimeve pavend, ne si përfaqësues të së vërtetës, nuk duhet të pasqyrojmë atë, në mënyrë të gabuar dhe nuk duhet të lejojmë, asnjë shtrembërim dhe tjetërsim në veprat tona”.
“Ndonëse na duhet të sjell shembuj konkretë, të kometimeve të pavend, nga ana teorike dhe praktike, mund të themi me bindje të plotë se: “Në këtë pikë duam, të vëmë theksin se ne, i kemi kufizuar në mënyra të ndryshme, të vërtetën e qëndrueshme universale, të shpalljes së të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Në ditët tona, në të vërtetën në të cilën, përkujtojmë ceremoninë e ngjarjes së Gadir Humit në simpoziumet, me pjesëmarrjen e studiuesve, në programet që zhvilloheshin në këtë ditë, e kemi shndërruar në një ditë, në të cilën organizohen mbledhje, ku përshkruhen emocionet dhe ndjenjat e njeriut, ku recitohen poezi dhe në ceremoni përkujtimore të zakonshme. Fatkeqëisht ky kufizim eklipson, madhështinë e ngjarjes së Gadir Humit dhe është një mizori”.
“Muhammedi (p.q.m.t.) na ka këshilluar që në fillim, që ne të urdhërojmë për të mirë dhe të ndalojmë ligësinë, ndërsa ne e kemi kufizuar urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga ligësia vetëm me disa gjykime të thjeshta juridike. I dërguari i Allahut (l.m.t.), e cilëson shpjegimin dhe shpërndarjen e mesazhin e Gadir Humit, si një detyrë për nënat, etërit, edukuesit dhe profesorët. Kumtojmë se detyra e këtyre të fundit, duhet të përcjellin këtë mesazh, nga brezi në brez, deri në Ditën e Kijametit. Sërish kjo nënkupton, se mesazhi i Gadir Humit, duhet të zërë në një vënd të rëndësishëm, në sistemin arsimor dhe edukativ islam dhe jo të mënjanohet siç është bërë deri tani”.
“Ajo që dua të them është se “konsumimi” i të vërtetave fetare, pengon përdorimin dhe shfrytëzimin e tyre në një fushë më të gjërë. Konsumimi sjell bashkë me të dhe frikën e të qënit “përsëritës”. Megjithatë ne duhet t’iua kujtojmë njëri-tjetrit, një çështje shumë të rëndësishme. Disa ngjarje dhe sjellje janë përsëritëse, për shembull ne i shohim përditë hënën dhe diellin, çdo ditë ne hamë bukë dhe pimë ujë”.
“Të tërë këto dukuri janë përsëritëse, ndërsa gjëja e cila i tregon ato si “të reja”, është nevoja që ndiejmë për të. Kështu që as nevojat dhe as ndjenjat tona nuk “plaken”. Ne duhet t’i nxisim njerëzit, që të pranojnë dhe të pëlqejnë një sistem edukativ, të cilin do ta kishte pranuar dhe pëlqyer dhe vetë Muhammedi (p.q.m.t.) në llojin: “Mesazhin e ringjalljes, së ngjarjes së Gadir Humit, në një mënyrë gjithëpërfshirëse për njerëzimin”, që njerëzit ta pëlqejnë dhe ta mësojnë vetevetiu këtë mesazh. Kjo kërkon zhvillimin e një programi serioz dhe afatgjatë, në rast të kundërt kjo nuk do të sjellë dobi, në një kohë kur armiku, na sulmon fenë dhe damarin e qafës sonë, nuk duhet të tregojmë shenja dobësie dhe përtacie”.
“Ajo që duhet të bëjmë, është përvetësimi dhe zbatimi i Gadir Humit, me anë të fjalëve dhe veprave tona, duke e shndërruar në një sistem të vërtete jetese. Për të mos e zgjatur më, do të parashtroj një shembull. Muhammed Ibn Ebi Umejri, ishte njëri nga miqtë e dashur, të Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Ai merrej me tregti dhe në të njëjtën kohë, përhapte hadithët dhe mësimet e imamit”.
“Më pas udhëheqësit e asaj epoke, e burgosën atë për katër vite rresht. Tani përfytyroni se çfarë ndikimesh negative, i kishte sjellur burgosja e tij, në shekullin e dytë, të mërgimit islam jetës dhe ekonomisë së tij. Pas lirimit të tij një besimtar shiit, i shkon për vizitë, dhe i thotë se i detyrohej dhe kështu i dorëzon një mijë dirhemë. Ibn Umejri e pyet se, ku i kishte gjetur këtë shumë: “Vallë a i ke fituar nga tregtia ose të ka mbetur trashëgimi?!” Ndërsa njeriu i përgjgijet: “Asnjëra nga këto të dyja, por kam shitur shtëpinë, për të paguar detyrimin që të kisha”. Kur e dëgjon këtë Ibn Umejri betohet se nuk do t’i marrë ato para, ndonëse ka nevojë dhe për një dirhem. Këtë veprim ai e mbështet, në thënien e Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.) i cili ka thënë: “Askush të mos e shesë shtëpinë e tij, për të shlyer detyrimin”. Si rrjedhojë, Ibn Umejri ia riktheu këtij njeriu, një mijë dirhemët, me synimin e riblerjes së shtëpisë së tij”.
“Ky është një shembull konkret, që tregon se si të jetojmë sipas Gadir Humit. Vallë sa e lidhur është në praktikë, shoqëria jonë me këto të vërteta ndriçuese?! Dinamizmi i doktrinës shiite dhe përjetimi i Gadirit, është i lidhur me këto sjellje dhe me përhapjen e zbatimit të kësaj doktrine”.
Prezantuesi: “Vallë cilat janë punimet që janë bërë mbi ngjarjen e Gadir Humit?! Cilat janë këshillat tuaja për studiuesit që duan të punojnë në këtë fushë?!”
I ftuari: “Në ditët e sotme, dija dhe vepra janë ndarë veçmas, në kundërshtim më atë, që na mëson Kur’ani Famëlartë. Në këtë kontekst, punimet mbi ngjarjen e Gadir Humit, kanë mbetur të kufizuar, vetëm me punimet shkencore. Në këto punime dhe çështja e argmentimit të së drejtës, së së udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.), është zvarritur deri në qasjen e “mendimeve të ndryshme”. Ata nuk kanë hetuar përmasat e ndryshme, të udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.) dhe mënyrën e zbatimit të udhëheqjes së tij”.
“Natyrisht se punimet shkencore janë të domosdoshme, por nuk janë kurrë të mjaftueshme. Ne duhet të krijojmë “Shoqërinë e Imam Aliut (p.m.t.)”. Ne kërkojmë të jetojmë dhe të vdesim ashtu sicc përshkruhet dhe në vargjt e cituara gjatë vizitës së Ashures: “Ne duam të jetojmë siç jetoi Muhammedi dhe familja e Muhammedit dhe duam të vdesim ashtu siç vdiq Muhammedi dhe familja e Muhammedit”. Theksojmë se cilësia që na mungon më shumë, është përvetësimi i besimit dhe i moralit të Imam Aliut (p.m.t.), si individë dhe si shoqëri. Ne duhet të përvetësojmë besimin dhe moralin e tij dhe duhet të jetojmë si ai. Për të arritur këtë qëllim ne duhet:
a-“Ne duhet ta njohim Gadir Humin, me arsyen, natyrën dhe duke i dhënë përparësi, përmbushjes së nevojave vetjake, në një mënyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”.
b-“Ne duhet ta dimë shumë mirë dhe të bësojmë se Gadir Humi, se është një mjet për zbatimin e njëshmërisë së Allahut dhe adhurimit të tij. Ne duhet të njohim mirë lidhjen mes Gadir Humit, udhëheheqjes dhe njëshmërisë së Allahut”.
c-“Ne duhet të dimë, se vepra është një pjesë ë pashkëputur, e përkushtimit ndaj Allahut dhe ta marrim seriozisht këtë çështje”.
d-“Pas përfitimit të një këndvështrimi të ri, Gadir Humi do të reshttë së qëni, një produkt “konsumi” i zakonshëm dhe do të shndërrohet, në një kapital shoqëror të përjetshëm. Ajeti 136 i Sures Nisa në të cilin thuhet: “O ju që besuat, besoni vazhdimisht Allahun, të dërguarit të Tij, librit që ia shpalli të dërguarit të Tij shkallë-shkallë dhe librit që e pati zbritur më parë. Kush nuk i beson Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur shumër”. Ne duhet të na jehojnë, gjithmonë në veshët tanë, sepse iu është drejtuar besimtarëve muslimanë, sepse besimi është një proçes i vazhdueshëm”.
“Për më tepër, shtojmë se është e domosdoshme, njohja e transmetimeve të Gadir Humit, në burimet e epokës së hershme dhe hadithët e imamëve të pafajshëm. Për shembull ndonëse me përmbajtje të shkurtër, vizita e Gadirit sipas transmetimit të përcejllur nga Imam Hadiu (p.m.t.) është burimi më i besueshëm. Kjo vizitë e qcila është shënuar nëveprën me titull: “Mefatihu’l-Xhinani” (Çelësat e Xhennetëve), e muhaddith Kummit, mund t’u japë shumë përgjigje pyetjeve të ngritura nga ana e brezit të ri”.
Prezantuesi: “Vallë a gjendet ndonjë lidhje mes Gadir Humit dhe besimit në ardhjen e Imam Mehdiut (p.m.t.)?!”
I ftuari: “Pohojmë se ngjajrja e Gadir Humit, ndodhi shtatëdhjetë ditë, pra se i dërguari i Allahut (f.m.t.) të ndërronte jetë. Njëra nga mesazhet, që përcjell hutbeja e Gadirit, është përshkrimi i të ardhmes së bashkësisë muslimane dhe cilësive të shekullit, në të cilin do të shfaqet, Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.). Një treguesi i rëndësisë së kësaj hutbeje, është se Muhammedi (p.q.m.t.), në ditët e fundit të jetës së tij të bekuar, ka treguar dhe ka përshkruar, për gjendjen e ditëve të bashkësisë muslimane, pa praninë e të dërguarit. I dërguari i Allahut (k.m.t.), ka përshkruar cilësitë e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), afërsisht dy shekuj e gjysmë, para ardhjes së tij në jetë dhe i ka bërë thirrje bashkësisë muslimane që ta mirëpresë atë. Me të vërtetë njerëzit e asaj epoke, kishin një barrë të rëndë mbi supe, të cilët cilësoheshin si ndjekësit e tij dhe ishin në pritje të imamit të dymbëdhjetë”.
“Sot të jesh i lidhur me ngjarjen e Gadir Humit, nënkupton shfaqjen e tij, përndryshe ngjarja e ndodhur në Uakife, mund të na ndodhë dhe ne. Ata të cilët, nuk pranojnë të vërtetën, se Imam Musa Kadhimi (p.m.t.), ka rënë dëshmor në Uakife, janë ata të cilët nuk pranojnë, as udhëhqjen e Imam Ali Ridait (p.m.t.), si imami i parafundit. Hadithët i kanë përshkruar këta njerëz si: “të hutuar dhe mëkatarë”.
“Në këtë rast, ne duhet të përmendim, thënien e njohur, të bashkëkohësit të përulur, të Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.), përkatësisht Eban Ibn Taglibit, e cila është si vijon: “Shiitët janë ata të cilët ua paraqisin, mosmarrëveshjet e tyre Aliut, pas Muhammedit (p.q.m.t.) dhe Imam Sadikut, pas Aliut”.
“Pohojmë se kjo thënie epike, sqaron në mënyrën më të bukur, mbështetjen tonë, në një mori ajetësh kuranorë, hadithësh të vërtetë dhe gjykimi të shëndoshë. Natyrisht se këtu nuk bëjmë fjalë për mohimin. Ndonëse bëjmë fjalë, për një gjendje hutimi, e cila nuk bën pjesë në mohim, megjithatë hutimi, mbyllja e syve dhe pakujdesia, ndaj argumentit të Allahut të Lavdëruar, është një mëkat i madh. E mbyllim duke thënë se nëse pakujdesia, është e vazhdueshme përfundon me mohim”.
Burimi: Medya Şafak