Kërcënimet nukleare të regjimit sionist izraelit
Përfaqësuesi i Iranit në takimin ndërkombëtar për çarmatim të mbajtur në Nagasaki të Japonisë ka deklaruar: “Regjimi sionist duke pas në dispozicion qindra koka nukleare, përveç rajonit seriozisht e kërcënon edhe sigurinë e tërë botës”. Muhamed Derjai përfaqësues i Iranit në takimin ndërkombëtar për çarmatim në Nagasaki të Japonisë, duke përkujtuar në këto kërcënime shtoi: “Bota është e obliguar të nis në aksion dhe të krijojë rajonin e Lindjes së Afërt pa armë nukleare, duke bërë presion në regjimin izraelit , dhe të ndihmojë në realizimin e kësaj, pasi që programet nukleare të këtij regjimi paraqesin shqetësimin serioz të bashkësisë ndërkombëtare”. Muhamed Derjai duke cek rastet e përsëritura të mos përmbajtjes së obligimeve të vendeve të cilët posedojnë armë nukleare, ka cek: “Për fat të keq, akoma këto vende, nuk kanë ndërmarr hapa serioze për çarmatim, dhe nuk kanë marrë mësim nga tragjeditë e hidhura të Nagasakit dhe Hiroshimës. Duhet thënë se në fund të Luftës së Dytë Botërore bombarduesit amerikan kanë hedh dy bomba atomike, njërën në Hiroshimën, në të cilin kanë humbur jetën rreth 100.000 fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm, si dhe shumë të tjerë të plagosur, gjersa qyteti ishte rrafshuar me tokë. Tre ditë pas Hiroshimës ishte bombarduar edhe Nagasaki me bombë atomike”. Përkundër kësaj SHBA-të insistojnë në realizimin e projekteve atomike në sajimin e bombave të vogla taktike atomike si dhe në modernizimin e armatimit atomik të tyre. Izraeli, i cili i vetmi posedon armatim nuklear në Lindjen e Afërt, gjithmonë ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen për ndalimin e armëve për shkatërrim masiv, në mes tjerash edhe të marrëveshjes për ndalimin e prodhimit dhe zgjerimit të armëve nukleare. Regjimi sionist sipas disa vlerësimeve posedon rreth 300 koka nukleare. Ky regjim me okupimin e tij jo vetëm që është faktori i krizës në Lindjen e Afërt por është edhe pengesë në vendosjen e paqes në rajon, si dhe me militarizimin e tij, posaçërisht me prodhimin e bombave atomike, praktikisht kërcënon seriozisht sigurinë jo vetëm të rajonit të Lindjes së Afërt por edhe të botës. Deklarata e përfaqësuesit iranian në takimin ndërkombëtar për çarmatim edhe njëherë e ka theksuar teorinë e bazës islame, e cila ka rezultuar me dhënien e fetvasë nga lideri i revolucionit islamik të Iranit për armatim nuklear. Sipas kësaj fetvaje mënyra e vetme për largimin e shqetësimit nuklear dhe sigurinë e njerëzimit nga ky armatim, është shkatërrim total i arsenalit nuklear, dhe se gjersa në botë ekziston vetëm edhe një bombë nukleare, ekziston mundësia reale të përsëritjes së tragjedisë së hidhur të Hiroshimës dhe Nagasakit.
Burimi: sahartv.ir