Kulturë - Art - Fe

Garat Kur’anore janë planifikuar të mbahen në Berlin

Qendra Kulturore Iraniane në Berlin, Gjermani, ka planifikuar  organizimin e Garave Kur’anore në fund të këtij muaji.

Një zyrtar i qendrës tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se garat do të mbahen të shtunën, më 28 janar, me rastin e Festimet Dhjetë Ditëve të Zgjimit, për të shënuar përvjetorin e fitorës të vitit 1979, fitoren e Revolucionit Islamik në Iran.

Një xhami në Berlin, në kryeqytetine Gjermanisë, e cila i përket muslimanëve shia nga Afganistani do të organizoi ngjarjen.

Mësimi përmendësh i Kur'anit,  këndimi i Kur’anit, Tertili dhe këndimi i  Ezanit (thirrja për namaz) janë kategoritë e garave Kur’anore.

Më shumë se 10-të Qendra Islame dhe institute, duke përfshirë Qendrën Islame al-Irshad, Shoqatë Xhaferije, Shoqatën Minhaxh-ul-Husein, Qendrën Islame Imam Riza (a.s.), Institutin Shamim Keuther dhe Qendra Islame-Iraniane e Berlinit do të bashkëpunojnë në mbajtjen e Garave Kur’anore.

Sipas organizatorëve, fituesit e tri vendeve më të larta në çdo kategori do të shpërblehen. 

Burimi: IQNA News