Kryeministri i Libanit: Ajetullah Rafsanxhani një figurë e moderuar
Kryeministri i Libanit, Saad Hariri në një mesazh dërguar presidentit të Iranit, Hassan Rouhani, të martën ka ngushëlluar atë dhe popullin iranian për vdekjen e Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhanit, një figurë e moderuar.
Saad Hariri tha se Irani ka humbur një njeri, i cili ishte ndër themeluesit e Republikës Islamike të Iranit dhe ishte një figurë e shquar e njohur për stilin e tij të moderuar.
Ai është përpjekur për të krijuar ndërveprim me vendet në bazë të marrëdhënieve miqësore.
Ajetullah Hashemi Rafsanxhani ka vdekur në moshën 82 vjeçare nga një sulm në zemër në Spitalin e Dëshmorëve në Teheran, më 8 janar 2017.